Friday, September 13, 2024

Regjimi i Iranit Merr Hapa të Mëtejshëm për ta Rihapur Ekonominë, Duke Rrezikuar Pasoja të Rënda dhe Shtim të Trazirave

Regjimi iranian ka vazhduar të ecë përpara me planet për rihapjen e vendit këtë javë, pavarësisht numrit në rritje të vdekjeve dhe shtimit të rasteve të reja me Covid-19. Irani ka patur shpërthimin më të keq të koronavirusit të ri në Lindjen e Mesme. Numri i vërtetë i vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me shifrat zyrtare të regjimit klerikal konfirmon faktin se është një nga shpërthimet më të rënda në botë.