Mohammad Bagher Ghalibaf
Mohammad Bagher Ghalibaf, një ish-kryebashkiak i Teheranit dhe zyrtar i lartë sigurie në aparatin represiv të regjimit iranian, u caktua kryetar i Majlis (parlamentit) të mullahëve të enjten, më 28 maj. Ghalibaf ka një histori të gjatë në forcat e sigurisë dhe luftënxitjen e regjimit iranian, dhe është një figurë e njohur në vjedhjen masive dhe plaçkitjen e pasurisë së popullit. Caktimi i tij si kryetar i parlamentit është një tregues i mëtejshëm për mënyrën se si regjimi ka ndërmend t’i adresojë dilemat e ardhshme.
I tmerruar nga kryengritja, Khamenei i pati spastruar kandidatët e grupimeve rivale për të planifikuar formimin e një parlamenti dhe qeverie të tillë. Por ky është një hap serioz drejt marrjes fund të regjimit.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar Gjeneralin Brigadier të IRGC-së, Mohammad Baqer Qalibaf, kryetarin e ri të parlamentit të regjimit, si vrasës të anëtarëve të Muxhahedinëve (PMOI/MEK), dhe si bashkëpunëtor të Ebrahim Raisi-t, kryegjyqtarit të regjimit. Qalibaf është një nga zyrtarët kryesorë të përfshirë në shtypje e luftënxitje, si dhe në vjedhje e plaçkitje brenda regjimit klerikal. Caktimi i tij si kryetar i organit ligjvënës nga Khamenei është një hap i ri drejt tkurrjes së mëtejshme të sistemit në pushtet në fazën e fundit të këtij regjimi.
Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei pati thënë më 17 maj se dëshiron një qeveri “si Hezbollah” në Iran. Nga frika e protestave të reja dhe një tjetër kryengritjeje mbarëkombëtare, Khamenei ka kohë që ka skualifikuar një listë të gjatë kandidatësh rivalë për parlamentin e regjimit dhe ka zhvilluar zgjedhje parlamentare tërësisht të projektuara për të përgatitur terrenin për një parlament e qeveri siç e do ai vetë.
Ghalibaf në të shkuarën është mburrur për faktin se ka vrarë anëtarë të opozitës iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe tre vite më parë ai e pati pranuar se “vetëm katër përqind e shoqërisë janë të lumtur me status quo-në,” sipas një raporti nga agjencia shtetërore Tasnim më 15 prill 2017.
Që në fillim të regjimit të mullahëve, Ghalibaf ka luajtur rol kyç në shtypjen e protestave shoqërore në Teheran, në shtypjen e banorëve të Kurdistan-it, dhe në luftën Iran-Irak të viteve 1980. Ghalibaf ka qenë gjithashtu kryebashkiak i Teheranit për 12 vite, kohë gjatë së cilës ai ka qenë i përfshirë në raste vjedhjesh masive, me vlerë biliona dollarë.
Ghalibaf është gjithashtu krenar se ka punuar kundër MEK-ut që në 1980-ën dhe “ka qenë nëpër rrugë me shkop në dorë” për ta mbrojtur regjimin sa herë që nevojitej.