Iran, Teheran: Shpërthimi i Koronavirusit, rritje e numrit të vdekjeve
Që më 20 shkurt 2020 deri më 21 maj 2020, 4,875 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në 18 nga 138 spitalet e Teheranit që pranojnë pacientë me koronavirus. Këto spitale janë: Yaftabad, Imam Hossein, Khomeini, Masih Daneshvari, Shohada Gomnam (Sheshi i Khorasan), Loghman Hakim, Modarres, Tajrish, Labafinejad, Sina, Ziaian, A’alam, Taleghani, Madain, Kashani Shariati, Mufateh Varamin, dhe Sajad.
Numri i vdekjeve në Khuzestan ka arritur në 3,550, Mazandaran 2,710, Kermanshah 1,075, Alborz 1,660, Lorestan 1,430, dhe Hamedan 1,275. Numri i vërtetë i vdekjeve është rritur në provinca të ndryshme, por regjimi klerikal po përpiqet ta fshehë këtë me anë të gënjeshtrave e mashtrimeve. Numri i vërtetë i viktimave në provinca të tjera dhe përmasat e gënjeshtrave të regjimit mund të kuptohen nga deklaratat e bëra nga guvernatori i Teheranit dy ditë më parë, i cili tha për agjencinë zyrtare të lajmeve ILNA, “Numri mesatar i vdekjeve nga koronavirusi në vend është 8.5%, ndërsa në provinën Teheran është 3.5%.”