Tuesday, January 31, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 323 Qytete Shkon mbi 47,800

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)Iran: Coronavirus death toll in 323 cities exceeds 47,800

  • Katër javë pas detyrimit të të varfërve t’i rikthehen punës, numri i pacientëve ka arritur në 2,815 brenda 24 orësh, numri më i lartë në tetë javët e fundit, një rritje me 250% krahasuar me katër javë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë 
  • Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Ahvaz-it Perëndimor: kemi identifikuar mbi 5,000 pacientë në perëndim dhe në lindje të Ahvaz-it. Në çdo familje ka një apo dy të infektuar 
  • Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Tabriz: 18 nga çdo 100 njerëz në provincën e Azerbaixhanit Lindor janë të infektuar me koronavirus
  • Maryam Rajavi: Regjimi anti-njerëzor i mullahëve është përgjegjës për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Iran dhe për shtimin e viktimave. Konglomeratet e mëdha ekonomike dhe financiare që kontrollohen nga Khamenei dhe IRGC mund t’ua kishin siguruar shumë lehtë shpenzimet e jetesës për disa muaj iranianëve punëtorë dhe të varfërve, në mënyrë që ata të mos kishin patur nevojë të shkonin në punë. Nuk ishte nevoja që populli iranian të dërgohej në altarin e koronavirusit.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të premten, më 29 maj 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 323 qytete të Iranit ka shkuar përtej 47,800. Numri i viktimave në Khuzestan është 3,585, Azerbaixhani Lindor 1,625, Lorestan 1,455, Azerbaixhani Perëndimor 1,295, Kermanshah 1,097, Fars 1,060, Kurdistan 840, dhe Kerman 553.

Katastrofa e koronavirusit është përkeqësuar shumë vetëm pak javë pas vendimit mizor e kriminal të Khamenei-t dhe Rouhani-t për t’i detyruar nevojtarët t’i rikthehen punës. Duke shpallur shifrat e sajuara, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë pranoi sot se ka patur 2,815 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, gjë që përbën një rritje prej 250 përqind në katër javë, dhe është numri më i lartë në tetë javët e fundit.

Drejtori i Qendrës së Higjienës të Ahvaz-it Perëndimor, duke folur për Khuzestan TV, pohoi dje se “Në zonën e Ahvazit lindor dhe perëndimor kemi patur mbi 5,000 të infektuar… Në çdo familje ka një apo dy raste të tilla.”