Nga e majta, Z. Olli Heinonen, Amb. Joseph DeTrani, Hon. John Rood, Amb. Robert Joseph, dhe Z. Alireza Jafarzadeh.
UASHINGTON, DC, SHTETET E BASHKUARA – Të mërkurën më 3 qershor 2020, Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-SHBA) do të drejtojë një panel online për të diskutuar mbi:
- Agresionin rajonal të Iranit, qoftë ai i drejtpërdrejtë apo përmes mbështetjes për militantët proksi;
- Programet raketore e bërthamore të Iranit, duke përfshirë raportet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA);
- Rolin e sanksioneve, duke përfshirë embargon e armëve nga OKB, që do të skadojë në tetor 2020;
- Veprimtaritë terroriste të Iranit, duke përfshirë vrasjet e disidentëve; dhe
- Krizën e COVID-19 në Iran, dhe korrupsionin sistematik e shtypjen e protestave.
Paneli
- John Rood, Ish Nënsekretar i Mbrojtjes për Politikën (2018-2020)
- Robert Joseph, Ish Nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare (2005-2007)
- Joseph DeTrani, Ish Drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Proliferimit dhe Këshilltar Special për Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare.
- Olli Heinonen, anëtar i spikatur i Qendrës Stimson, ish zëvendës drejtor i përgjithshëm i IAEA, dhe drejtor i Departamentit të Masave Mbrojtëse në IAEA.
- Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtor, NCRI-SHBA