Thursday, March 28, 2024

Dënohet Ndërkombëtarisht Arrestimi i Studentëve Elitarë Iranianë dhe Bëhet Thirrje për Ndërhyrje nga OKB

Komiteti Parlamentar Rumun për një Iran të Lirë ka dënuar përmes një letre arrestimin dhe torturimin nga regjimi iranian të dy studentëve elitarë iranianë, Amir Hossain Moradi and Ali Younesi, së bashku me 18 individë të tjerë, të arrestuar për lidhjen e tyre të supozuar me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK). Kjo rganizatë i bën thirrje gjithashtu Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të lidhura me të, veçanërisht Komisioneres së Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, Znj. Michele Bachelet, që të ndërhyjë e ta ndalojë torturimin dhe ekzekutimin e mundshëm të të arrestuarve, si dhe të sigurojë lirimin e tyre.