Regjimi i Mullahëve Është Përgjegjës për Vrasjen Brutale të Rominës 14-Vjeçre me Ligjet dhe Praktikat e tij Mesjetare e Misogjiniste

950

Vrasja tragjike për nder e Romina Ashrafi-t, një vajzë 14-vjeçare në rrethin Talesh, nga i ati, është rezultat i politikave e ligjeve shtypëse e mesjetare të regjimit klerikal misogjinist, të cilat nxisin dhe promovojnë dhunën kundër grave dhe vajzave. Diktatori fetar që sundon Iranin është përgjegjës për vrasjen e Romina Ashrafi-t.

Mediat shtetërore iraniane kanë shkruar se, gjatë seancës gjyqësore që vendosi ridërgimin e Rominës tek shtëpia e të atit, ajo kishte qarë dhe ishte lutur shumë herë duke thënë se, nëse kthehej në shtëpi, i ati do ta vriste. E megjithatë, gjykatësi kriminel, duke u bazuar në ligjet anti-islamike dhe çnjerëzore të regjimit klerikal, dha urdhër që Rominën ta rikthenin në shtëpinë e të atit, shtëpi e cila më vonë u bë altari i saj.

Ligjet çnjerëzore të regjimit klerikal i nxisin krime të tilla të urryera duke e bërë të lejueshme kryerjen e “vrasjeve për nder” sipas Nenit 220 të “Kodit Penal Islamik.” Sipas këtij neni, babai nuk është i dënueshëm, por duhet vetëm të paguajë gjobë për vrasje të tilla.

Komiteti i Grave në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit e dënon fuqishëm vrasjen e vajzës së pafajshme 14-vjeçare dhe fajëson fashizmin fetar që sundon Iranin për vdekjen e saj.