
Raportim nga PMOI/MEK NGA BRENDA IRANIT
Iran, 3 qershor 2020—Gjashtë muaj pasi shtypjes së përgjakshme të protestave mbarëkombëtare nga regjimi iranian, Ministri i Brendshëm Abdolreza Rahmani Fazli shpalli në mënyrë të nënkuptuar të shtunën se vetëm 200-250 njerëz janë vrarë gjatë protestave. Ndërsa sipas informacioneve të marra nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), gjatë ditëve të para të kryengritjes, forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 1,500 protestues dhe kanë bërë mbi 12,000 arrestime.
Protestat nisën në nëntor pasi regjimi e rriti papritmas çmimin e gazolinës me 300 përqind. Gjatë këtyre protestave, ministria e komunikimeve e bllokoi aksesin në internet në mbarë vendin në mënyrë që të kryente shtypjen më gjakatare në 40 vitet e fundit larg syve të botës.
“Ata (armiku) kanë shpallur se janë vrarë 10,000 njerëz, janë vrarë 8,000, 7,000, 6,000. Kanë përmendur madje edhe 2,000,” tha Rahmani Fazli në televizionin shtetëror të shtunën. “Dashtë Zoti, do t’i shpallim shifrat brenda pak ditësh. Numri i viktimave nuk është aspak në këto nivele. Dua të them se 20 përqind e këtij numri, diku midis 40 e 45 viktima, janë regjistruar si martirë. Ata ishin të pafajshëm, thjesht po kalonin në rrugë dhe janë vrarë nga armë e taktika që nuk përdoren nga Forcat e Sigurisë së Shtetit apo agjenci të tjera qeveritare.”
Kaq skandaloze ishin komentet e Rahmani Fazli, saqë vetë zyrtarët e regjimit i refuzuan ato. Të hënën më 1 qershor, kryetari i ri i Komisionit të Sigurisë të Majlis (parlamentit), Mojtaba Zolnour, u tall me fjalët e Rahmani Fazli dhe tha: “2,000 njerëz në vendngjarje dhe 5,000 oficerë janë plagosur e numri i vdekjeve është 230? Gjatë gjashtë muajve të fundit janë identifikuar pesë njerëz çdo katër ditë! U deshën gjashtë muaj heshtje dhe disa premtime se ‘do të shpallen së shpejti’ për të identifikuar 230 të vrarë?”





Forcat represive të sigurisë së regjimit gjatë protestave të Iranit, nëntor 2019 – foto fajli

Foto të disa martirëve të protestave të Iranit, nëntor 2019
Ministria e Shëndetësisë e regjimit: 3,117 raste të reja në 24 orët e fundit, rritje katërfish në një muaj, pothuajse numri më i lartë në vend në tre muaj e gjysëm
Protesta në provincat Khuzestan dhe Kurdistan, Iran
Foto të disa prej martirëve të protestave të Iranit — Nëntor 2019
Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 324 qytete shkon mbi 48,500
Mediat Shtetërore të Iranit Pranojnë se Ministria e Inteligjencës i Prezanton Agjentët e Saj si Ish-Anëtarë apo Kritikë të MEK
Teheran dhe qytete të ndryshme – Është koha të ngrihemi, është koha t’i thyejmë zinxhirët e t’i lirojmë të gjithë të burgosurit – 25 maj 2020
Gachsaran, Isfahan, dhe Garmsar- 29 maj 2020
Arak dhe Isfahan- 26 maj 2020
Karaj – Mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës Iraniane- 28 maj 2020
Karaj- 28 maj, 2020
Qazvin, Mahshahr, Qods(Teheran)- Vdekje parimit të velayat-e-faqih- 29 maj 2020
Teheran dhe Kermanshah- Poshtë Khamenei- 29 maj 2020
Teheran- Shpërndarje fletushkash nëpër xhamat e makinave- Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër mullahëve të përbindshëm- 29 maj 2020
Teheran, Khorramabad- Populli iranian nuk e do as koronavirusin, as mullahët në pushtet- 25 maj 2020
Qytete të ndryshme – Lufta jonë kundër Khomeini-t ishte për liri e drejtësi shoqërore