Organizata e të Drejtave Njerëzore Dënon Faktin që Regjimi Iranian i Jep Përparësi Sigurisë së Tij Përmbi Mbrojtjen e Jetës së Njerëzve në Mesin e Krizës së COVID-19

Rights Group Condemns Iran Regime’s Prioritizing of Its Security Over People’s Lives Amid COVID-19 Crisis Forcat represive të sigurisë së regjimit gjatë protestave të Iranit, nëntor 2019 – foto fajli

“Ndërkohë që koronavirusi bën kërdinë në provinca të ndryshme të Iranit, aparati gjyqësor dhe i sigurisë i regjimit e ka shtuar persekutimin e minoriteteve dhe aktivistëve politikë e të të drejtave civile,” thotë organizata Iran Human Rights Monitor (Iran HRM) në raportin e saj mujor për muajin maj 2020.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, regjimi iranian, paralelisht me mashtrimet e tij dhe minimizimin e përmasave të krizës, i ka rritur masat e sigurisë, pasi mullahët e konsiderojnë këtë krizë si një rrezik sigurie ndaj ekzistencës së regjimit të tyre dhe një mundësi për shpërthimin e shoqërisë së zemëruar iraniane.

Për shkak të përqasjes çnjerëzore të regjimit ndaj kësaj krize, deri tani kanë humbur jetën pothuajse 49,000 njerëz, sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).

“Në një valë të re masash represive në Iran, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Organizata e Inteligjencës e IRGC-së kanë nisur të arrestojnë një numër të madh aktivistësh të rinj, veçanërisht familjarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Shumë prej tyre janë dërguar nëpër burgje, dhe disa janë liruar përkohësisht me kusht pasi kanë firmosur një dokument ku betohen se nuk do të marrin pjesë në veprimtari anti-regjim,” lexon raporti.

 

Regjimi Iranian i Minimizon Krimet e Tij Gjatë Protestave Mbarëkombëtare të Nëntorit

 

Iran Regime’s MP Reduces Number of Deaths During Iran Protests From 1500 to 230 to Cover up Mullahs’ Crime Foto të disa martirëve të protestave të Iranit, nëntor 2019

Mullah Mojtaba Zolnouri, anëtar i parlamentit të regjimit iranian, duke u përpjekur t’i minimizojë krimet e forcave të sigurisë të mullahëve që janë kryer gjatë protestave mbarëkombëtare në nëntor, duke përfshirë vrasjen e 1500 protestuesve, pretendoi se: “Vetëm 230 njerëz janë vrarë gjatë incidentit të nëntorit.”

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), e cila e ka gjurmuar nga afër numrin e martirëve, të arrestuarve dhe të plagosurve të protestave të Iranit, më 15 dhjetor 2019 pati shpallur se ka patur mbi 1500 martirë. MEK ka publikuar gjithashtu emrat dhe fotot e mbi 750 martirëve.

Më 23 dhjetor, Reuters në raportin e saj të veçantë, duke cituar dy zyrtarë të regjimit, konfirmoi se ka patur mbi 1500 vdekje gjatë kryengritjes mbarëkombëtare në nëntor.

Përpara Zolnouri-t, i cili është kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë dhe zyrtar sigurie i regjimit, Ministri i Brendshëm i regjimit Abdolreza Rahamani Fazli shpalli se rreth 250 njerëz janë vrarë gjatë protestave. Ashtu si Zoulnouri, i cili pretendoi paturpësisht se “52 nga të vrarët kanë qenë anëtarë të forcave të sigurisë,” edhe Rahmani Fazli tha: “Rreth 40 deri në 45 njerëz janë vrarë me armë jozyrtare dhe të paregjistruara,” duke u përpjekur t’ia vërë fajin një pale të tretë por gjithnjë duke e justifikuar shtypjen brutale të protestuesve nga regjimi.

Ndërkohë, filmimet e siguruara nga MEK dhe që qarkullojnë nëpër internet tregojnë forcat e regjimit duke i qëlluar njerëzit nga shumë afër, duke përdorur shkopinj e sëpata, e duke i rrahur protestuesit për vdekje.

Nga frika e ekspozimit të mëtejshëm të krimeve të tij, regjimi e ndërpreu internetin në mënyrë të paprecedent për disa ditë me radhë. Përveç frikës nga fushata ndërkombëtare e udhëhequr nga Rezistenca Iraniane për dënimin e mizorive të regjimit dhe nga fakti se krimet e regjimit do të dënoheshin më pas botërisht, mullahët kishin frikë edhe se mos protestuesit kontaktonin me Rezistencën Iraniane.

Iran: Numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 324 qytete shkon mbi 48,800

 

Ministria e Shëndetësisë e regjimit: 3,117 raste të reja në 24 orët e fundit, rritje katërfish në një muaj, pothuajse numri më i lartë në vend në tre muaj e gjysëm

Sot, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së regjimit tha se numri i vdekjeve ka arritur në 3,117 gjatë 24 orëve të fundit, një rritje katërfish krahasuar me një muaj më parë, pothuajse njësoj si ditët e pikut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit, numri më i madh i pacientëve në 24 orë më 30 mars 2020 ka qenë 3,186.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, “Provincat Hormozgan, Azerbaixhan Perëndimor, Isfahan, Kurdistan, Kermanshah, dhe Bushehr janë në status alarmi.”

Protesta të reja në qytete të ndryshme të Iranit

Protests in the provinces of Khuzestan and Kurdistan, IranProtesta në provincat Khuzestan dhe Kurdistan, Iran

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 31 maj 2020—Protestat po përshkallëzohen në mbarë Iranin teksa njerëz nga të gjitha sferat e jetës kërkojnë të drejtat e tyre.

Fshatarët pranë qytetit Jofair në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor u grumbulluan të shtunën, më 30 maj, dhe bllokuan një rrugë, duke protestuar për ndërprerjet e mëdha të ujit. Ka kompani të shumta nafte dhe gazi në zonat pranë, e megjithatë banorët vendas detyrohen të jetojnë në kushte të varfra. Banorët e këtyre fshatrave thonë se zyrtarë të ndryshëm kanë premtuar shumë herë se do ta zgjidhin këtë problem, por kanë ikur e nuk kanë marrë kurrë asnjë masë. Banorët kanë kërcënuar se do t’i mbyllin krejtësisht kompanitë e naftës dhe gazit, dhe toka llogaritet të ketë rreth 2 bilion fuçi nafte e shumë shtresa gazi natyror, e aftë për të dhënë rreth 6.5 milion këmbë kub çdo ditë.

Një grup punonjësish të Kompanisë së Telekomunikacionit të Fshatrave të Provincës Khuzestan u grumbulluan të shtunën jashtë zyrës së departamentit provincial dhe bënë thirrje që t’i kushtohet vëmendje statusit të tyre të punësimit dhe kushteve të varfra të jetesës.

 

Në Urmia të Iranit veri-perëndimor, një grup pronarësh tokash zhvilluan një tubim të shtunën për të kërkuar autorizime për projekte ndërtimi në tokat e tyre. Këta pronarë tokash kanë 20 vite që presin për autorizime të tilla në mënyrë që t’ua shtojnë tokat e tyre zonave të qytetit që po zgjerohen.

Gjithashtu, të shtunën, një gurp pronarësh bagëtish u grumbulluan jashtë zyrës së guvernatorit në qytetin Naqadeh të provincës Kurdistan, për të protestuar kundër urdhrave të dhëna nga zyrtarët vendorë për kufizimin e tokave që mund të përdorin për të ushqyer bagëtitë e tyre.

Në Isfahan, shoferët e kamionëve zhvilluan një tubim të premten, më 29 maj, për të protestuar kundër pezullimit nga puna për katër muajt e fundit dhe lënies pezull të statusit të punës së tyre. “Nuk kemi mundur ta kalojmë kufirin për katër muaj. Nëse nuk punojmë, do të vdesim urie,” tha një shofer. “Ka më shumë se 200 cisterna nafte që presin në kufi. Ka katër muaj që kamionët nga provinca Isfahan ndalohen në doganë në provincën Sistan & Baluchistan.”

Ministri i Brendshëm i Regjimit Iranian Pranon Vrasjen e Protestuesve Gjatë Protestave të Iranit, Komuniteti Ndërkombëtar Duhet të Ndërhyjë

1 qershor 2020

Iran Regime’s Interior Minister Admits to Killing Protesters During Iran Protests, International Community Must Intervene Foto të disa prej martirëve të protestave të Iranit — Nëntor 2019

Ministri i brendshëm i regjimit iranian pranon vrasjen e protestuesve gjatë protestave të Iranit, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë

Ministri i Brendshëm i regjimit iranian, Abdolreza Rahmani Fazli, të shtunën shpalli se nga 200 deri në 255 njerëz kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit. Edhe pse ai u përpoq ta minimizonte brutalitetin e regjimit pas shtatë muajsh heshtjeje, komuniteti ndërkombëtar duhet ta konsiderojë këtë si një krim kundër njerëzimit dhe zyrtarët e regjimit duhet të ndiqen penalisht për këtë krim.

Në një intervistë në televizionin shtetëror, Rahmani Fazli tha: “Disa e kanë deklaruar numrin e vdekjeve si 10,000, disa 8,000, disa 7,000, disa thonë 6,000 apo 2,000, por, dashtë Zoti, numri i vdekjeve do të shpallet në ditët e ardhshme dhe [do ta shihni që] numri nuk është i tillë. Do të doja të thosha që rreth 40 apo 45 njerëz, domethënë rreth 20% e të vrarëve, janë qëlluar me armë jostandarde dhe konsiderohen madje si të martirizuar.”

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) për shkak të rrjetit të saj të gjerë brenda Iranit ka mundur ta llogarisë numrin e vërtetë të vdekjeve. Siç ka shpallur MEK më 15 dhjetor 2019, forcat e sigurisë të regjimit kanë vrarë mbi 1500 protestues, kanë arrestuar 12,000 dhe kanë plagosur mbi 4,000 njerëz gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranti në nëntor.

Më 23 dhjetor 2019, në një raport special, Reuters konfirmoi gjithashtu se lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, kishte dhënë urdhër direkt për t’i shtypur protestuesit, gjë që ka rezultuar në mbi 1500 vdekje. “Rreth 1,500 njerëz janë vrarë në më pak se dy javë trazira që nisën më 15 nëntor. Ky numër i është dhënë Reuters-it nga tre zyrtarë të ministrisë së brendshme iraniane.”

Mbrojtës dhe grupe të të drejtave njerëzore, si Amnesty International, e kanë dënuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse nga regjimi për shtypjen e protestuesve.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 324 Qytete Shkon mbi 48,500

Iran coronavirus Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 324 qytete shkon mbi 48,500

Paralajmërime dhe shpallje e gjendjes së kuqe provincë pas province

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të hënën, më 1 qershor 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 324 qytete të Iranit ka shkuar në 48,500. Numri i viktimave në Teheran është të paktën 10,200, Khuzestan 3,690, Sistan dhe Baluchestan 1,520, Lorestan 1,510, Kermanshah 1,115, Kerman 565, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad 295, dhe Hormozgan 230.

Mediat Shtetërore të Iranit Pranojnë se Ministria e Inteligjencës i Prezanton Agjentët e Saj si Ish-Anëtarë apo Kritikë të MEK

Iran’s State Media Admit Intelligence Ministry Is Presenting its Agents as MEK Ex-members or Critics Mediat Shtetërore të Iranit Pranojnë se Ministria e Inteligjencës i Prezanton Agjentët e Saj si Ish-Anëtarë apo Kritikë të MEK

Regjimi iranian është i përmbytur nga krizat e brendshme e ndërkombëtare. Ai për përballet me një shoqëri të irrituar, me shpërthimin e koronavirusit, dhe me izolimin ndërkombëtar. Në rrethana të tilla, dhe për shkak të një historie të gjatë të luftës për demokraci e liri, rinia iraniane po i drejtohet e po i bashkohet Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranti (PMOI/MEK). Mediat shtetërore ankohen vazhdimisht për popullaritetin e MEK në shoqërinë iraniane, veçanërisht tek të rinjtë. Më 17 maj, në një konferencë me video me një gurp mercenarësh të zgjedhur të Basij të cilët paraqiteshin si studentë, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei shprehu frikën e tij lidhur me shtimin e kryengritjeve e protestave popullore dhe rritjen e mbështetjes për MEK.

Lexo më shumë

Thirrje për Revoltë e Kryengritje nga Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e Mujahedin-E Khalq (MEK), Vënia e Posterave dhe Shpërndarja e Mesazheve të Udhëheqjes së Rezistencës Iraniane

Teheran dhe qytete të ndryshme – Është koha të ngrihemi, është koha t’i thyejmë zinxhirët e t’i lirojmë të gjithë të burgosurit – 25 maj 2020

Javën e shkuar, Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë që mbështesin Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) vunë postera e shpërndanë mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës Iraniane, Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, duke i bërë thirrje publikut që t’i mbështesin të infektuarit me koronavirus. Këto veprimtari u zhvilluan në Teheran dhe në qytete të ndryshme të Iranit, duke përfshirë Mashhad, Qazvin, Khorramabad, ‌ Ahvaz, Karaj, ‌Dezful, Isfahan, Gachsaran, Islamshahr, Arak, Babolsar, Zanjan, Neyshabur, Kermanshah, Mahshahr, dhe Qods.

Këto veprimtari, të kryera nën kushte jashtëzakonisht të rrepta sigurie, i kanë zemëruar dhe irrituar forcat represive të regjimit për sa u përket aftësive të Njësive të Rezistencës.

Disa nga këto sllogane dhe mesazhe janë: “Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër tiranisë së përbindshme fetare që sundon Iranin,” “Maryam Rajavi: Irani është një thirrje flakëruese. Populli iranian nuk e do as koronavirusin, as mullahët në pushtet”, “Maryam Rajavi: Premtimet e mullahëve ndaj njerëzve të varfër janë boshe e pa vlerë,” “E vetmja rrugëdalje është t’i japim fund diktaturës fetare dhe të themelojmë demokracinë e sundimin nga populli,” “Njësitë heroike të Rezistencës janë betuar ta heqin qafe regjimin e Khomeini-t dhe Khamenei-t,” “Massoud Rajavi: Lufta jonë kundër Khomeini-t ishte për liri e drejtësi shoqërore,” “Massoud Rajavi: “Është koha të ngrihemi, është koha t’i thyejmë zinxhirët dhe t’i lirojmë të gjithë të burgosurit,” dhe “Khamenei, ti je shkaku i varfërisë e mjerimit.”

Gachsaran, Isfahan, dhe Garmsar- 29 maj 2020

Arak dhe Isfahan- 26 maj 2020

Karaj – Mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës Iraniane- 28 maj 2020

Karaj- 28 maj, 2020

Qazvin, Mahshahr, Qods(Teheran)- Vdekje parimit të velayat-e-faqih- 29 maj 2020

Teheran dhe Kermanshah- Poshtë Khamenei- 29 maj 2020

Teheran- Shpërndarje fletushkash nëpër xhamat e makinave- Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër mullahëve të përbindshëm- 29 maj 2020

Teheran, Khorramabad- Populli iranian nuk e do as koronavirusin, as mullahët në pushtet- 25 maj 2020

Qytete të ndryshme – Lufta jonë kundër Khomeini-t ishte për liri e drejtësi shoqërore

Teheran e qytete të ndryshme- Është koha të ngrihemi, është koha t’i thyejmë zinxhirët dhe t’i lirojmë të gjithë të burgosurit- 25 maj 2020

 

Iran: Coronavirus death toll in 323 cities exceeds 48,200Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 323 qytete shkon mbi 48,200

  • Ministria e Shëndetësisë e regjimit dhe zyrtarë të tjerë: Situatë alarmante në provincat Khuzestan, Isfahan, Azerbaixhan Lindor e Perëndimor, Lorestan, Kurdistan, Kermanshah, Hormozgan, Sistan dhe Baluchestan, Mazandaran, Hamedan, Kerman, dhe Ilam. 

Zëvendës Rektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Ahvaz-it në Khuzestan tha sot për IRNA: “Njëzet nga 28 qytete të Provincës Khuzestan janë me status të kuq. Rastet e infektimeve në provincë janë të shumta dhe përtej parashikimeve. Pas reduktimit të kufizimeve në Khuzestan në mes të prillit, virusi është përhapur eksponencialisht.”

 

Ministri i Brendshëm i Mullahëve Mbulon Krimet Kundër Njerëzimit, Përpiqet Dëshpërimisht ta Minimizojë Numrin e Martirëve të Kryengritjes së Nëntorit

Të rënë për liri – Martirët e Protestave të Iranit — Nëntor 2019

Mullahs' Interior Minister Covers up crimes against humanity, tried desperately to minimize the number of November uprising martyrs Duke e pranuar mbylljen e internetit dhe përmasat masive të protestave, Rahmani-Fazli tha: Donin ta kthenin këtë në një luftë civile dhe të ndiqnin rrugën e Sirisë

Më në fund, pas shtatë muajsh, Ministri i Brendshëm i mullahëve e pranoi vrasjen e 200 njerëzve gjatë kryengritjes së nëntorit, duke thënë se 40 apo 45 njerëz, ose rreth 20 përqind e tyre, janë vrarë nga armë jostandarde  

Shtatë muaj pas kryengritjes së nëntorit, duke u përpjekur ta ulë numrin e viktimave të kryengritjes së nëntorit 2019 deri në 10 përqind të shifrës së vërtetë, Abdolreza Rahmani-Fazli, Ministri i Brendshëm i Rouhani-t e pranoi mbrëmjen e shkuar se janë vrarë mbi 200 protestues. Por i tmerruar nga një reagim i ashpër, ai pretendoi në mënyrë absurde se 20 përqind e viktimave janë vrarë nga armë jostandarde, duke lënë të kuptohet sikur ata janë vrarë nga kundërshtarët e regjimit. Gjithsesi, Rahmani e pranoi padashur se regjimi i ka vrarë mbi 80 përqind të viktimave.

Në një intervistë me televizionin shtetëror më 30 maj 2020, Rahmani-Fazli tha: “Ata (armiku) kanë shpallur se janë vrarë 10,000 njerëz, janë vrarë 8,000 njerëz, 7,000, 6,000. Kanë përmendur madje edhe shifrën 2,000. Dashtë Zoti, do t’i shpallim shifrat brenda pak ditësh. Numri i vdekjeve nuk është aspak në ato nivele. Dua të them se 20 përqind e numrit, diku midis 40 e 45 viktima janë regjistruar si martirë. Ata ishin të pafajshëm dhe thjesht po kalonin në rrugë. Ata janë vrarë nga armë e taktika të tilla që nuk i përkasin aspak Forcave të Sigurisë së Shtetit apo agjencive të tjera qeveritare.”

Duke e pranuar bllokimin e internetit, Ministri i Brendshëm i regjimit theksoi përmasat masive të protestave të nëntorit: “Thonë se Rahmani ndërpreu internetin gjatë gjatë atyre netëve. Sigurisht që e bëra këtë, sepse ata bënin trajnime dhe komandonin përmes internetit… Arsyeja pse janë mërzitur është se donin të nisnin një luftë civile. Ne, zyrtarët e sigurisë së vendit, i kishim survejuar për disa muaj … Çmimi i gazolinës shërbeu si një mundësi për shpërthimin e kësaj gjëje … Po të kishte patur një dimension të gjerë dhe kontekst shoqëror, do të kishte qenë shumë më e madhe se kaq… Ata donin të shkaktonin çrregullim e pasiguri në vend, ta kthenin vendin në një Siri të dytë… Ruajtja e sigurisë është e rëndësishme për të gjithë ne, dhe është baza e të gjitha veprimtarive.”