Iran: Përditësim për Koronavirusin, Mbi 49,800 Vdekje, 6 Qershor 2020, 6:00 PM CEST

6 qershor 2020

Iran: Coronavirus Update, Over 49,800 Deaths, June 6, 2020, 6:00 PM CEST

Iran, Khorasan Razavi, qyteti Mashhad: Koronavirusi ua ka marrë jetën 3135 njerëzve në Khorasan Razavi

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 6 qershor 2020, 6:00 PM CEST):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli këtë mbasdite, më 6 qershor 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 49,800 njerëzve në 325 qytete të Iranit. 3965 në Khuzestan, 3135 në Khorasan Razavi, 1690 në Azerbaixhanin Lindor, 1685 në Sistan dhe Baluchistan, 1195 në Kermanshah, 590 në Kerman, 559 në Khorasan-in Verior, 273 në Hormozagan. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Një javë plot me zjarre ndez protesta në Iran

 

Forest fires are devastating large swathes of IranZjarret në pyje po shkatërrojnë fasha të gjera toke në Iran

Zjarret që nisën në pesë provinca iraniane javën e shkuar kanë ekspozuar edhe një herë paaftësinë e regjimit në menaxhimin e krizave të fatkeqësive natyrore. Këto zjarre që janë përhapur në Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, Ilam, Khuzestan, Kurdistan, dhe Bushehr, kanë shkaktuar shumë dëme. Nga fillimi i kësaj jave, zjarret arritën deri në vargmalet Dalahou të provincës Kermanshah.

Mungesa e koordinimit dhe e rregullit në institucionet qeveritare ka bërë që këto zjarre të dalin jashtë kontrollit. Regjimi pretendon se është e vështirë të mbërrihet në zonat e prekura me zjarrfikëse, megjithëse banorët vendas thonë që qeveria i ka kapacitetet e nevojshme ajrore për ta menaxhuar situatën.

Në Khuzestan, aktivistët e mjedisit zhvilluan demonstrata të hënën, për të protestuar ndaj mosveprimit të regjimit për shuarjen e zjarreve në malet Zagros. Një nga pjesëmarrësit tha se organet qeveritare të menaxhimit të krizave kanë kontribuar vetë në përkeqësimin e krizave mjedisore.

“Xhunglat dhe pyjet tona të bukura po digjen, dhe nuk ka kush i mbron,” tha një aktivist. “Jemi përpjekur për dy ditë t’i shuajmë këto zjarre.” Nuk ka asnjë shenjë përpjekjesh nga qeveria.

 

 

Iran: Këshilltari i Kryegjyqtarit të Mullahëve Sulmon Perëndimin dhe MEK-un

5 qershor 2020

Iran: Counselor to Mullahs’ Chief Justice Attacks the West and the MEK Iran: Këshilltari i Kryegjyqtarit të Mullahëve, Ali Bagheri Kani

Regjimi i mullahëve e ka lënë mënjanë politikën e heshtjes për sa i përket Rezistencës Iraniane dhe po i vërsulet egërsisht opozitës kryesore demokratike Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).

Lideri suprem i regjimit Ali Khamenei e ka shprehur në disa raste frikën se MEK ndikon në zemrat dhe mendjet e rinisë iraniane.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë të lartë po dalin në skenë njëri pas tjetrit për të sulmuar MEK-un.

Kryegjyqtari i mullahëve Ebrahim Raisi u ankua dy ditë më parë se brezi i ri “nuk e di të vërtetën për MEK.” Ai bëri një turrë akuzash kundër opozitës.

 

Por një e vërtetë të cilën rinia mund të mos e dijë është fakti se, si anëtar i një “komiteti vdekjeje” të përbërë nga katër persona në 1988-ënRaisi ka dhënë urdhër për ekzekutimin e 30,000 anëtarëve të MEK të cilët vuanin dënime të ndryshme me burg.

Më 3 qershor, këshilltari i tij për të drejtat njerëzore, Ali Bagheri Kani, foli kundër MEK duke sulmuar “standardet perëndimore” të të drejtave të njeriut.

Bagheri zbuloi fillimisht faktin që mullahët nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të bërë që BE ta rikthejë MEK-un në listën e “entiteteve terroriste” pas heqjes së organizatës nga kjo listë nga gjykatat më të larta të BE-së në 2009-ën.

“Ambasadori ynë në një vend europian u takua një herë me një autoritet të BE-së dhe foli me të lidhur me këtë çështje. Ai argumentoi që MEK është shkelësi më i keq i të drejtave njerëzore… Autoriteti i BE-së nuk pati përgjigje. Ai tha se ‘kemi disa nevoja urgjente në fushën bërthamore, dhe ju nuk i dëgjoni ato, kështu që jemi të detyruar të përdorim të gjitha mjetet që disponojmë,” tha Bagheri në një intervistë me Kanalin Pesë të televizionit shtetëror më 3 qershor.

Ashtu si eprori i tij, Bagheri nuk e tregon të vërtetën për sa i përket MEK-ut. Ai ishte anëtar i ekipit negociues të mullahëve me P5+1 në paktin bërthamor ndërkombëtar të 2015-ës. Mullahët u kërkuan partnerëve të tyre që ta rilistonin MEK-un në këmbim të nënshkrimit të paktit bërthamor. Por ndryshe nga viti 2005, homologët e tyre refuzuan t’u dorëzoheshin kërcënimeve të tyre.

Një raport nga AFP më 21 tetor 2004 thotë se treshja e BE-së kishte propozuar që, nëse mullahët pranonin ta pezullonin pasurimin e uraniumit, atëherë ata do të “vazhdonin ta konsideronin MEK si organizatë terroriste.” Pra është e qartë që ky listim ishte rezultat i një marrëveshjeje për t’i bërë mullahët ta ndalonin aventurizmin e tyre bërthamor, dhe jo rezultat i shkeljeve të të drejtave njerëzore nga MEK, siç pretendon Bagheri.

“Kjo është mënyra se si na shohin në sistemet perëndimore. Ne duhet të shfrytëzojmë potencialet e brendshme në këto vende, si dhe kapacitetet përtej mundësive lokale,” ‌tha Bagheri, pa shpjeguar se cilat janë këto kapacitete.

Historikisht, mullahët i kanë përdorur me efikasitet sulmet terroriste dhe pengmarrjen kundër vendeve perëndimore në të shkuarën për t’i frikësuar ato në mënyrë që t’i vihen kundër opozitës.

Shpërthim i Ri i COVID-19 në Burgjet e Iranit, Mosveprimi i Regjimit, dhe një Katastrofë në Horizont

New COVID-19 outbreak in Iran’s prisons, regime’s inaction, and a looming catastrophe Burgu qendror në Urmia

Raportet nga burgu qendror në Urmia të Iranit veri-perëndimor tregojnë se, për shkak të neglizhencës së regjimit në izolimin dhe trajtimin e të infektuarve me COVID-19, dhjetëra të burgosur janë infektuar dhe ekziston mundësia e një katastrofe.

Ndërkohë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën se mbi 49,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Që javën e shkuar, shumë nga të burgosurit në godinat e ndryshme të burgut në Urmia kanë patur simptoma të COVID-19, të tilla si temperaturë e lartë, të dridhura, dhimbje fyti, humbje të shijes dhe nuhatjes, dhe dhimbje trupi.  Neglizhenca e autoriteteve të burgut ka rezultuar në përhapjen e virusit në mbarë Burgun Qendror të Urmias, duke i infektuar të gjithë të burgosurit. Pas protestave të vazhdueshme të të burgosurve, dhe nga frika e një raundi të ri rebelimesh, autoritetet e regjimit testuan disa nga të burgosurit, të cilët rezultuan të gjithë pozitiv për COVID-19. Këta pak të burgosur janë transferuar në spital. Të burgosurit e Burgut Qendror të Urmias, ashtu si në burgjet e tjera, privohen nga mjetet më minimale të higjienës, si sapunë e dezinfektues. Këto mallra shiten me çmim shumë të lartë, dhe shumica e të burgosurve nuk mund t’i blejnë.

Rreziku në Rritje nga Regjimi Iranian

NCRI-US Online Conference: The Growing Threat from Iran’s Regime Shkruar nga MahmoudHakamian

NCRI-SHBA – Paneli i Ekspertëve Diskuton Rrezikun në Rritje që Vjen nga Regjimi Iranian

Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-SHBA) ka zhvilluar një konferencë virtuale, me pjesëmarrje nga politikanë të shquar amerikanë, me titull: “Rreziku në Rritje nga Regjimi Iranian.”

Folësit në këtë konferencë ishin: Nënsekretari John Rood, ish Nënsekretar i Mbrojtjes për Politikën; Ambasador Robert Joseph, ish Nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare; Ambasador Joseph DeTrani, ish Drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Proliferimit dhe Këshilltar Special i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare; Profesor Olli Heinonen, anëtar i spikatur i Qendrës Stimson, dhe ish zëvendës drejtor i përgjithshëm i IAEA, si dhe drejtor i Departamentit të Masave Mbrojtëse në IAEA; dhe Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtor i NCRI-SHBA.

Panelistët u fokusuan tek temat që lidhen me regjimin iranian dhe rrezikun që ai përbën për komunitetin ndërkombëtar. Disa nga këto tema ishin: Skadimi i afatit të embargos së armëve të OKB-së mbi regjimin iranian, rikthimi i sanksioneve të OKB-së, agresioni rajonal i regjimit iranian, qoftë ai i drejtpërdrejtë apo përmes mbështetjes për militantët proksi, terrorizmi i regjimit dhe vrasjet e disidentëve jashtë vendit, programi raketor e bërthamor i regjimiti dhe shtypja e popullit dhe e protestave.

  1. Jafarzadeh, i cili ishte gjithashtu moderator i kësaj konference, e nisi atë duke iu referuar krizës së COVID-19 në Iran, e cila deri tani, sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ua ka marrë jetën mbi 49,000 njerëzve, si dhe përpjekjeve të regjimit për ta shfrytëzuar këtë pandemi për fshehjen e dëshirës së popullit iranian për ndryshim regjimi.

Iran: Forcat Shtypëse Janë të Tmerruara nga Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës për

Djegien e Posterave të Khomeini-t në Përvjetorin e Vdekjes së Tij

Ka arritur kulmin frika e forcave represive nga fushata e paepur e Njësive të Rezistencës dhe të rinjve të guximshëm iranianë për ta thyer atmosferën e represionit në përvjetorin e vdekjes së Khomeini-t.

Në të njëjtën kohë po bëhen shumë arrestime në Teheran e qytete të tjera, gjë që pasqyron shqetësimin e regjimit për shpërthimin e kryengritjeve në mesin e krizës së koronavirusit.

Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Antiterrorizmin ka publikuar një segment të direktivave dhe komunikimeve nga Qendra e Komandës e Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) në zonën perëndimore të Teheranit të Madh:

“Drejtuar zyrave të Sherifëve dhe stacioneve të policisë si dhe atyre që janë aktivë në distrikte:

  • Brenda perimetrit tuaj të mbrojtjes, siguroni mbrojtje fizike për bazat, duke përfshirë ato të klasifikuarat. Nisur nga kërcënimet e grupimeve armiqësore për t’u vënë zjarrin objekteve qeveritare e ushtarake dhe për t’i filmuar këto veprimtari, si dhe nga veprime e kërcënime të tjera të perceptuara, dhe nisur nga shembujt e viteve të shkuara, paralajmërojini oficerët të jenë aktivë në nivelin e distrikteve për t’i survejuar në mënyrë të veçantë makinat që kalojnë dhe njerëzit që kalojnë me motoçikleta.
  • Survejoni me kujdes çdo lëvizje, veprim, apo sjellje të dyshimtë nga persona të dyshimtë. Rangjet e specializuara duhet patjetër të merren me mbledhje informatash. Kryeni patrullime nga 10:00 deri në 12:00 të natës.
  • Policia e specializuar duhet të ketë patrulla të shtuara. Sigurohuni mirë për këtë gjë. Të gjitha njësitë e patrullave duhet të supervizohen.
  • Numri i referencës i nxjerrë nga homologët tuaj është 515. Thoni që tre shifrat e fundit janë 515. Për shembull 48/515. Ju lutem përmendni gjithashtu background-in [e rastit] në letër. Numri i letrës duhet të përfshihet në background.
  • Shumë faleminderit. Ju lutem informojeni me shpejtësi qendrën për çdo lajm të rëndësishëm lidhur me këtë çështje.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 325 Qytete Shkon mbi 49,300

Iran: Coronavirus death toll in 325 cities exceeds 49,300

  • Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë: 3,574 pacientë të rinj në 24 orë, numri më i lartë që nga shpërthimi i koronavirusit
  • Zyrtarët e regjimit dhe mediat shtetërore e përshkruajnë situatën si “e tmerrshme në Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad,” “shpërthimi i shfrenuar i koronavirusit në Gilan,” “vala e re e koronavirusit në Teheran,” “maja e ajsbergut të sëmundjes në Khuzestan,” “përhapje alarmuese e koronavirusit në Gachsaran,” dhe “Rikthimi i kufizimeve në Kurdistan.”
  • Maryam Rajavi: Tani të gjithë mund ta shohin se për të parandaluar një kryengritje dhe përmbysjen e regjimit, diktatura fetare në pushtet po përdor strategjinë e viktimave masive. Por një ditë kjo strategji do t’i kthehet kundër regjimit dhe do ta shkatërrojë atë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetit shpalli sot se janë identifikuar 3,574 raste të reja infektimesh me koronavirus në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë në katër muaj që nga fillimi i përhapjes së sëmdjes. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e regjimit dhe mediat shtetërore e përshkruajnë situatën si, “e tmerrshme në Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad,” “shpërthimi i shfrenuar i Koronavirusit në Gilan,” “Vala e re e koronavirusit në Teheran,” “maja e ajsbergut të sëmundjes në Khuzestan,” “përhapje alarmuese e koronavirusit në Gachsaran,” dhe “rikthimi i kufizimeve në Kurdistan.”

Iran: Infermierë e njerëz të tjerë zhvillojnë protesta pavarësisht krizës së koronavirusit

Nurses holding a protest rally in Tehran, IranInfermierë në një tubim proteste në Teheran, Iran

 

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 3 qershor 2020—Infermierë e njerëz nga degë të tjera të shoqërisë iraniane po zhvillojnë tubime për të protestuar kundër kushteve të këqija të jetesës ndërkohë që kriza e koronavirusit vazhdon.

Një grup infermierësh nga spitale të ndryshme të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, zhvilluan tubime të martën, më 2 qershor, për të protestuar kundër pagave shumë të ulëta që janë vendosur nga Ministria e Shëndetësisë e regjimit për shërbimet e tyre gjatë pandemisë së COVID-19.

Protestuesit thonë se, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë që u është dërguar të gjitha spitaleve të vendit, qendrave arsimore, dhe qendrave të trajtimit aktiv, apo atyre që kanë degë aktive të COVID-19, deri në një njoftim të dytë anëtarët e stafit mjekësor do të marrin këto bonuse:

-Mjekët specialistë: 800,000 rial në orë

-Mjekët e përgjithshëm: 500,000 rial në orë

-Asistentët: 400,000 rial në orë

-Praktikantët aktivë: 250,000 rial në orë

E ndërkohë, në këto spitale anëtarët e personelit marrin bonuse prej 150,000 në orë.

 

Sa njerëz kanë vdekur në kryengritjet mbarëkombëtare të Iranit?

 

Iran's regime is trying to downplay the crime it committed by killing 1,500 protesters in November 2019Regjimi iranian po përpiqet ta minimizojë krimin që ka kryer duke vrarë 1,500 protestues në nëntor 2019

Raportim nga PMOI/MEK NGA BRENDA IRANIT

Iran, 3 qershor 2020—Gjashtë muaj pasi shtypjes së përgjakshme të protestave mbarëkombëtare nga regjimi iranian, Ministri i Brendshëm Abdolreza Rahmani Fazli shpalli në mënyrë të nënkuptuar të shtunën se vetëm 200-250 njerëz janë vrarë gjatë protestave. Ndërsa sipas informacioneve të marra nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), gjatë ditëve të para të kryengritjes, forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 1,500 protestues dhe kanë bërë mbi 12,000 arrestime.

Protestat nisën në nëntor pasi regjimi e rriti papritmas çmimin e gazolinës me 300 përqind. Gjatë këtyre protestave, ministria e komunikimeve e bllokoi aksesin në internet në mbarë vendin në mënyrë që të kryente shtypjen më gjakatare në 40 vitet e fundit larg syve të botës.

“Ata (armiku) kanë shpallur se janë vrarë 10,000 njerëz, janë vrarë 8,000, 7,000, 6,000. Kanë përmendur madje edhe 2,000,” tha Rahmani Fazli në televizionin shtetëror të shtunën. “Dashtë Zoti, do t’i shpallim shifrat brenda pak ditësh. Numri i viktimave nuk është aspak në këto nivele. Dua të them se 20 përqind e këtij numri, diku midis 40 e 45 viktima, janë regjistruar si martirë. Ata ishin të pafajshëm, thjesht po kalonin në rrugë dhe janë vrarë nga armë e taktika që nuk përdoren nga Forcat e Sigurisë së Shtetit apo agjenci të tjera qeveritare.”

Kaq skandaloze ishin komentet e Rahmani Fazli, saqë vetë zyrtarët e regjimit i refuzuan ato. Të hënën më 1 qershor, kryetari i ri i Komisionit të Sigurisë të Majlis (parlamentit), Mojtaba Zolnour, u tall me fjalët e Rahmani Fazli dhe tha: “2,000 njerëz në vendngjarje dhe 5,000 oficerë janë plagosur e numri i vdekjeve është 230? Gjatë gjashtë muajve të fundit janë identifikuar pesë njerëz çdo katër ditë! U deshën gjashtë muaj heshtje dhe disa premtime se ‘do të shpallen së shpejti’ për të identifikuar 230 të vrarë?”

Gas price hikes in Iran trigger protests across dozens of cities—highlights Nov 16, 2019

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 325 Qytete Shkon mbi 49,000

Iran: Coronavirus Death Toll in 325 Cities Exceeds 49,000

  • Sipas Universitetit të Shkencave Mjekësore, numri i të shtruarve në spital në Kermanshah dje ishte sa tre të katërtat e Teheranit, që ka një popullsi prej 14 milion.
  • Maryam Rajavi paralajmëron për situatën e të burgosurve, sidomos të burgosurve në Urmia, nxit sërish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Këshillin e Sigurisë të OKB, dhe organet e tjera ndërkombëtare që të veprojnë për të parandaluar një katastrofë humanitare në burgjet e regjimit.

 

Në një deklaratë, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të mullahëve tha se, në 24 orët e fundit, 70 njerëz kanë vdekur dhe 3,134 janë infektuar me koronavirus, duke shtuar se situata në provincat Hormozgan, Azerbaixhan Lindor e Perëndimor, Kurdistan, Kermanshah, Bushehr, Sistan dhe Baluchestan, Qazvin, dhe Khorasan Razavi është alarmante.

Dje, Alireza Zali, drejtori i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran, tha për agjencinë zyrtare të lajmeve ILNA: “Mbrëmjen e djeshme, 261 pacientë me koronavirus janë shtruar në sallat e zakonshme të spitaleve, ndërsa 73 pacientë në gjendje akute janë shtruar në terapi intensive.”

Në Kermanshah, statistikat e të infektuarve dhe të shtruarve në spital janë tronditëse. Kryetari i komitetit të informacionit të Universitetit të Shkencave Mjekësore në Kermanshah tha sot për agjencinë e lajmeve të IRGC-së, Fars: “Çdo ditë, numri i pacientëe me koronavirus që shtrohen në spitalet e provincës e kalon shifrën 200. Dje janë shtruar në spital 243 njerëz.” Kjo shifër është rreth tre të katërtat e pacientëve të shtruar në Teheran, ku ka një popullsi prej 14 milion banorësh, sipas statistikave të regjimit.