Shkruar nga Shahriar Kia
16 qershor 2020
MEK: Konferencë Virtuale për Iranin e Lirë më 20 Qershor: Një Vështrim mbi Historinë e Saj
Mbështetësit iranianë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranti (PMOI/MEK), do të zhvillojnë një grumbullim online më 20 qershor, ditë që shënon 39 vite të përpjekjes për një Iran të lirë. Në këtë konferencë do të marrin pjesë mijëra iranianë nga pjesë të ndryshme të botës, si dhe figura të shquara politike nga i gjithë globi. 20 qershori është për Rezistencën Iraniane “Dita e Martirëve dhe të Burgosurve Politikë.”
Kjo konferencë, e cila do të transmetohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) në Twitter, ka për qëllim t’i japë jehonë zërit të shoqërisë së trazuar iraniane për ndryshim regjimi. Një regjim që ka sjellë vetëm mjerim për popullin iranian duke i shpërdoruar burimet e tij kombëtare për terrorizëm dhe programe bërthamore, duke e shtypur popullin e duke shkaktuar fatkeqësi natyrore përmes politikave të gabuara, si për shembull keqmenaxhimi i krizës së COVID-19. Lexo më shumë këtu