Protestat në Iran, 2019
Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), një koalicion grupesh opozitare që kërkojnë ndryshim demokratik regjimi në Iran, ka zbuluar dhe publikuar emrat, përshkrimet dhe dokumentet e transferimit të 60 individëve të plagosur gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019. Këta individë janë transferuar në spitalet e Teheranit, sipas dokumenteve të zbuluara.
Mes 60 protestuesve të plagosur që janë transferuar në spitale të ndryshme, janë gjashtë protestuese femra, dy prej të cilave janë plagosur nga armë zjarri të forcave të regjimit. Pesë djem të rinj janë regjistruar si “të paidentifikuar,” ndoshta për shkak të plagëve të rënda.