Saturday, July 27, 2024

Iran: Organizata e Inteligjencës e IRGC-së po Përpiqet të Dërgojë një Avion Privat për ta Rikthyer Gholam Reza Mansouri-n në Iran

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Iran: IRGC’s Intelligence Organization Trying to Send a Private Plane to Return Gholam Reza Mansouri to IranRumani, Pallati i Drejtësisë në Bukuresht

Të hënën, ish i burgosuri politik Mohammad Hooshyar Emami bëri kallëzim kundër tij në Bukuresht

Raportohet që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) është duke përpiluar një plan për të dërguar një avion privat në Bukuresht, përmes Sofias së Bullgarisë, për ta rikthyer klerkun kriminel Gholam Reza Mansouri në Teheran, si pjesë e një plani të Kryegjyqtarit Ebrahim Raisi për ta përdorur atë për qëllime politike. IRGC është përpjekur të sigurojë pranimin e Mansouri-t për t’u rikthyer në Iran. Mansouri foli për këtë plan në një video më 8 qershor 2020.

Komiteti i Sigurisë dhe Antiterrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) i pati nxitur qytetarët iranianë të bënin kallëzime kundër Mansouri-t. Znj. Anda Abiculesi (avokate dhe Presidente e Shoqatës në Mbrojtje të Ashraf) ka bërë një kallëzim tek Prokurori i Përgjithshëm në emër të ish të burgosurit politik, Z. Mohammad Hooshyar Emami.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

16 qershor 2020