Thursday, September 12, 2024

E burgosura politike Zahra Safaei kërcënohet me vdekje nga të dënuarit kriminelë

E burgosura politike Zahra Safaei

E burgosura politike Zahra Safaei ka marrë kërcënime për jetën nga të burgosur të rëndomtë në burgun Qarchak në Varamin.

Sipas lajmit të bërë publik të shtunën më 13 qershor 2020, disa të burgosur të rrezikshëm të rekrutuar nga Ministria e Inteligjencës dhe autoritetet e burgut kanë kërcënuar se do ta sulmojnë dhe vrasin të burgosurën politike.

Të burgosurën politike Zahra Safaei e arrestuan së bashku me të bijën, Parastoo Moeini, më 24 shkurt 2020 dhe e transferuan në Qendrën e Paraburgimit të Ministrisë së Inteligjencës (Godina 209 e Burgut Evin). Më pas ato i transferuan në Burgun Qarchak të Varamin-it në mes të prillit.

E burgosura politike Zahra Safaei është një nga 20 iranianët e arrestuar të listuar në deklaratën e Rezistencës Iraniane më 5 maj 2020, deklaratë përmes së cilës NCRI bënte thirrje për aksion urgjent për shpëtimin e jetëve të tyre.

Zahra Safaei ka vuajtur prapa hekurave si e burgosur politike nga viti 1981 deri në 1989-ën. Është arrestuar sërish në 2006-ën, dhe më pas është dërguar në burgun e Qazvin në 2009-ën. Babai i saj, një figurë e spikatur në komunitetin e biznesit të Teheranit, është ekzekutuar në vitin 1982 me akuzën e mbështetjes për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).