Friday, March 29, 2024

Mbahet në Kaliforni Varrimi i Marjan, Zërit Frymëzues të Grave të Shtypura të Iranit

15 qershor 2020

Funeral of Marjan, inspiring Voice of Iran's oppressed women, Was Held in CaliforniaMbahet në Kaliforni varrimi i Marjan, zërit frymëzues të grave të shtypura të Iranit

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara është mbajtur varrimi i Marjan, këngëtares dhe aktores së famshme iraniane. Ajo ndërroi jetë të premten, më 5 qershor, në një spital në Los Angeles. Shumë iranianë, mbështetës të Rezistencës Iraniane dhe figura politike, morën pjesë në ceremoninë e varrimit për të nderuar kujtimin e saj dhe luftën e saj për liri e demokraci në Iran.

Embedded video

Varri i Marjan ishte rrethuar me lule të dërguara nga e gjithë bota dhe ishte stolisur me simbolin e Luanit dhe Diellit të Iranit.

Shahla Safi Zamir, e njohur me emrin e artit Marjan, lindi në vitin 1948. Ajo e nisi karrierën e saj si folëse në radio, dhe më pas arriti të futej në botën e kinemasë. Më pas u bë një nga këngëtaret më të mirënjohura të Iranit.

View image on Twitter

View image on Twitter

Pas revolucionit anti-monarkik të 1979-ës, Marjan, ashtu si këngëtaret e tjera femra, nuk u lejua të këndonte nga regjimi misogjinist i mullahëve. Marjan dhe bashkëshorti i saj, regjisori i mirënjohur iranian Z. Freydoon Jourak, ishin mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK). Ata u arrestuan nga regjimi iranian në vitin 1982. Marjan u transferua në burgim të izoluar dhe regjimi bëri gjithçka për t’ia thyer rezistencën. Megjithatë, Marjan rezistoi dhe frymëzoi shumë nga të burgosurat e tjera. Pas lirimit nga burgu, ajo nuk ndaloi kurrë së bëri thirrje për një Iran të lirë, kështu që, së bashku me të shoqin, u detyruan të largoheshin në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Kur mbërritën në SHBA, në vend që të mendonin për interesat e tyre personale, Marjan dhe bashkëshorti i saj iu bashkuan Rezistencës Iraniane. Ajo këndoi këngë për popullin iranian dhe lëvizjen e Rezistencës dhe nuk ndaloi kurrë së mbështeturi MEK-un, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe presidenten e zgjedhur të NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi. Kështu, Marjan u bë e njohur si “zëri frymëzues i grave të shtypura të Iranit”.