Marjan, aktore dhe këngëtare iraniane që u bë simbol i kryengritjes, vdes në moshën 71 vjeçare

Washington Post ka publikuar një artikull më 13 qershor për Marjan, një këngëtare dhe aktore e famshme iraniane e cila ndërroi jetë më 5 qershor në një spital në Los Angeles.  

Më poshtë vijon teksti i plotë i artikullit të Washington Post:

Washington Post: Marjan, Iranian Actress and Singer Became Symbol of Rebellion Nga: Matt Schudel 

Marjan, një këngëtare dhe aktore populllore në Iranin para-revolucionar e cila, pas burgosjes nga autoritetet islamike të vendit në vitet 1980, ia fali zërin kauzës së lirisë politike në atdheun e saj, vdiq më 5 qershor në një spital në Los Angeles, në moshën 71 vjeçare.

Shkaku i vdekjes ishte komplikacione nga një operacion, siç thotë në një deklaratë Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.

Marjan (emër arti për Shahla Safi Zamir) ka aktruar në mbi 30 filma në gjuhën Farsi në vitet 1960 dhe 1970 dhe ishte një nga artistet më të mirënjohura të Iranit përpara përmbysjes së shahut të mbështetur nga Perëndimi, në 1979-ën. Ajo ka kënduar gjithashtu këngë shumë të dashura për iranianët, këngë që shpesh evokonin ndjenja nostalgjike.

Kur udhëheqësit islamikë të quajtur mullahë morën pushtetin në Iran, bërja e filmave u ndalua përkohësisht, dhe grave iu ndalua të këndonin në publik. Marjan iu bashkua një lëvizjeje opozitare për të luftuar kundër këtyre kufizimeve të sapovendosura dhe u arrestua për herë të parë në 1980-ën pse kishte kënduar një këngë që përkthehet si “Atdheu”: “Atdheu im, shtëpia ime, nuk kam vend tjetër veçse këtu, nuk kam të ardhme pa ty.”

Marjan u arrestua sërish në vitin 1982 për lidhjet e saj me disidentë politikë dhe kaloi dy vite në burg, duke përfshirë gati nëntë muaj në izolim. Në burg e mbajtën mes grave të tjera dhe më vonë ajo ka theksuar gjendjen e vështirë të grave të burgosura e artisteve në Iran.

Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI-së, ka thënë në një deklaratë se Marjan ishte e spikatur mes grave “që janë ngritur dhe kanë luftuar kundër regjimit” dhe që “janë përfaqësuese të vërteta të vuajtjes së grave iraniane dhe dëshirës së tyre të fuqishme për çlirim.”

Marjan u largua nga Irani në vitin 2001 dhe shkoi në Dubai.
“Atje shkova në Ambasadën Amerikane dhe u prezantova,” pati thënë ajo në një intervistë me Al Arabiya TV në 2015-ën. “Ata mësuan se isha aktore dhe këngëtare e famshme dhe pranuan të më jepnin azil.”
Ajo u vendos në Los Angeles së bashku me të shoqin.

Zëri i Marjan nuk u dëgjua më në publik deri në 2005-ën, kur këndoi në DAR Constitution Hall të Uashingtonit përpara një grumbullimi iranianësh të mërguar. Njëra nga këngët në Farsi që ajo performoi atë natë shërbeu si thirrje për rezistencë ndaj regjimit klerikal të Iranit:

Degët e mia të reja janë plagosur nga sëpata
Por çfarë do të bëni me rrënjët?
Çfarë do të bëni?

Në një strofë tjetër, ajo thotë që zogjve mund t’u jetë ndaluar të fluturojnë, “por çfarë do të bëni me zogjtë e vegjël në fole?”
Gjatë viteve në vijim, Marjan regjistroi dhe ndihmoi në krijimin e dhjetëra himneve të fuqishme me mesazhe të qarta politike, duke përfshirë “
Koha për Përmbysje,” “Do të Ndërtojmë një Komb” dhe “Duhet dhe Mundemi.”

Ajo rrallë herë ka dhënë koncerte komerçale, pasi ka parapëlqyer të shfaqej në tubime të NCRI-së dhe grupeve të tjera disidente në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, ku banon një komunitet i madh mërgimtarësh iranianë.

Ajo ka performuar në tubimet e përvitshme në Paris përpara turmave që shkonin deri në 100,000 veta. Në qershor 2018, një tentativë e sponsorizuar nga shteti iranian për të shpërthyer bomba në tubim u parandalua nga autoritetet franceze, gjermane dhe belge të zbatimit të ligjit, sipas zyrtarëve francezë.

Ndonëse e ndaluar zyrtarisht në Iran, muzika e Marjan e ka gjetur rrugën drejt një brezi të ri të irrituar nga sundimi represiv i mullahëve.

“Këngët e Marjan, dhe përkushtimi i saj ndaj lirisë dhe popullit të Iranit,” tha Rajavi e NCRI-së në një ceremoni në Shqipëri, “janë frymëzuese për të rinjtë e Iranit dhe veçanërisht për gratë e reja e të rebeluara.”

Shahla Safi Zamir lindi më 14 korrik 1948 në një familje të pasur në Shiraz të Iranit. Ajo ishte folëse në radio para se të shfaqej në filmin e parë të saj në 1969-ën, “Një Botë Plot Shpresë,” në krah të Mohammad Ali Fardin, një nga aktorët më të mirënjohur të Iranit.

Marjan aktroi në shumë filma në vitet 1970, shpesh në role disi pikante. Ajo ofroi një performancë veçanërisht dramatike në filmin “Duke u prehur në erë” (1978), me regjisor bashkëshortin e saj, Fereydoun Jourak. Ky ishte filmi i saj i fundit para Revolucionit Iranian.

Martesa e saj e parë, me aktorin e radios Mehdi Ali-Mohammadi, përfundoi në divorc. Ajo ka lënë pas Jourak, në Los Angeles; një vajzë nga martesa e parë; dhe disa nipër e mbesa.

https://youtu.be/5kc2pylrAMI

Kur u rishfaq në publik gjatë koncertit të 2005-ës në Uashington, Marjan e lidhi figurativisht rikthimin e saj në skenë me fatin e disidencës iraniane, duke kënduar:
Mos mendoni se jam harruar
Jam gdhendur në histori dhe kujtime
Jam kaq e bashkuar me popullin tim
saqë mund të mendoni që jam zëri i tij
Zëri i tij
Zëri i tij.

We Will Build a Nation Marjan & Rouzbeh Emad

 

 

 

 

Dokumentet e Reja të Zbardhura nga NCRI Konfirmojnë Brutalitetin e Regjimit të Mullahëve dhe Përmasat e Mëdha të Protestave të Iranit

Details and Documents on the Transfer of 60 Protesters Wounded in the November Uprisings to the Hospitals in Tehran by the Emergency Organization Shkruar nga MahmoudHakamian

Dokumentet e reja të zbardhura nga NCRI konfirmojnë brutalitetin e regjimit të mullahëve dhe përmasat e mëdha të protestave të Iranit

Rezistenca Iraniane ka zbardhur disa dokumente lidhur me transferimin e 60 protestuesve të plagosur gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor në spitalet e Teheranit nga Organizata e Emergjencave nga 15 deri më 18 nëntor 2019. Këto dokumente konfirmojnë përmasat e mëdha të protestave të Iranit dhe krimet e regjimit kundër njerëzimit.

Një nga dokumentet e zbardhura nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) pohon se, “Mes 60 të plagosurve që janë dërguar në spital nga Organizata e Emergjencave e vendit, janë gjashtë gra, dy prej të cilave janë qëlluar nga forcat e sigurisë. Pesë djem të rinj janë regjistruar si të paidentifikuar në dokumentet e Organizatës së Emergjencave.”

Edhe pse kjo është vetëm një pjesë e vogël e brutalitetit të regjimit gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit, gjithsesi tregon përmasat e stërmëdha të kryengritjes që ka shkundur themelet e regjimit.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), përmes rrjetit të saj të gjërë brenda Iranit, më 15 dhjetor 2019 pati shpallur se forcat e sigurisë të regjimit kanë vrarë mbi 1500 njerëz në Iran. MEK, pas mbledhjes së informacioneve për disa muaj, publikoi emrat dhe fotot e mbi 750 të vrarëve.

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve: Fëmijët që Punojnë në Iran, Viktima të Regjimit të Mullahëve

World Day Against Child Labor: Iran’s labor children, victims of mullahs’ regime Iran: Një nga qendrat e grumbullimit të plehrave ku punojnë fëmijë

12 qershori shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, por për fëmijët që punojnë në Iran, është thjesht një tjetër ditë e një jete të mjerë nën regjimin e mullahëve.

Qendra për Statistika dhe Informacione Strategjike e Ministrisë së Punës të regjimit iranian ka shpallur ekzistencën e gjysëm milioni punëtorësh fëmijë në Iran, sipas sondazheve në 2017-ën. Ka patur statistika të ndryshme për sa i përket numrit të fëmijëve në rrugë e punëtorëve fëmijë në Iran. Por sipas po këtij raporti, numri i punëtorëve fëmijë është rritur me 11.5 përqind në krahasim me 2015-ën.

 

Maryam Rajavi: Regjimi i Mullahëve e Përdor Koronavirusin si Zëvendësues për Ekzekutimin e të Burgosurve Politikë

Maryam Rajavi: Mullahs’ Regime Uses Coronavirus as a Replacement for the Execution of Political PrisonersMaryam Rajavi: Regjimi i Mullahëve e Përdor Koronavirusin si Zëvendësues për Ekzekutimin e të Burgosurve Politikë

Thirrje Kombeve të Bashkuara që t’ua shpëtojë jetën Ali Younesi-t dhe Amir Hossein Moradi-t

Në reagimin e saj ndaj infektimit me koronavirus të të burgosurit politik Ali Younesi, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se sjellja e regjimit të mullahëve ndaj këtyre të burgosurve, pavarësisht gjithë paralajmërimeve të mëparshme e pozicioneve të marra nga agjenci e organizata të ndryshme ndërkombëtare, është një rast i qartë i një krimi kundër njerëzimit. Me sa duket, i gjendur nën presion të brendshëm e ndërkombëtar lidhur me arrestimin e Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, dy studentë elitarë në Universitetin e Teknologjisë Sharif të Teheranit, regjimi i mullahëve ka ndërmend t’i vrasë ata duke përdorur koronavirusin. Regjimi po e përdor koronavirusin si zëvendësues për ekzekutimin e të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë.

Znj. Rajavi i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të të Drejtave Njerëzore dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe raportuesve përkatës të OKB-së e organizatave të tjera të të drejtave njerëzore që të ndërhyjnë menjëherë për t’u shpëtuar jetën zotërinjve Younesi dhe Moradi dhe për të marrë masa urgjente për sigurimin e lirimit të tyre.

Deri tani, shumë parlamentarë dhe personalitete, organizata, e shoqata që mbrojnë të drejtat njerëzore, duke përfshirë laureatë të Nobel-it, një grup anëtarësh të Parlamentit Europian, Komitetin Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (i cili gëzon mbështetjen e 4,000 ligjvënësve në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara), Amnesty International, ligjvënës e komitete parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Australi, Kanada, Belgjikë, Rumani, Irlandë, e vende të tjera, si dhe Komitetin e Kryebashkiakëve Francezë dhe shumë personalitete të Lindjes së Mesme e kanë dënuar arrestimin e zotërinjve Younesi dhe Moradi dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

 

Kriza e COVID-19 në Iran: Politikat e Gabuara të Regjimit do të Rezultojnë në një Tragjedi Humanitare

COVID-19 Crisis in Iran: regime’s wrong policies will result in a humanitarian tragedy Iran: shpërthimi i koronavirusit – qershor 2020

Sipas Rezistencës Iraniane, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Iran e ka kaluar shifrën 50,900 sipas informacioneve të marra deri të enjten. Kjo është maja e ajsbergut. Politikat e gabuara të regjimit dhe keqmenaxhimi i kësaj krize do të rezultojnë në një tragjedi humanitare.

Regjimi iranian e ka mohuar ekzistencën e COVID-19 në Iran për muaj të tërë në mënyrë që të kishte një pjesëmarrje më të lartë në zgjedhjet e rreme parlamentare. Mullahët prisnin një pjesëmarrje të ulët dhe një bojkot të përgjithshëm, që kur konflikti i tyre me popullin pas dy kryengritjeve mbarëkombëtare në nëntor 2019 dhe janar 2018 arriti në një pikë të pakthyeshme, me njerëzit që bënin thirrje unanimisht për ndryshim regjimi.

Për shkak të një fushate ndërkombëtare të udhëhequr nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) që publikoi statistikat e vërteta të COVID-19 dhe e rriti presionin mbi regjimin, ai u detyrua ta shpallte ekzistencën e virusit. Megjithatë regjimi nuk shpalli shpejt një karantinë mbarëkombëtare, dhe kur e bëri këtë, nuk ofroi mbështetje financiare. Kjo bëri që të shtohej presioni mbi më shumë iranianë, të cilët po luftonin kundër varfërisë dhe koronavirusit të ri. Nga frika e një kryengritjeje mbarëkombëtare dhe për të shmangur ndezjen e një shkëndije në shoqërinë e trazuar, regjimi i detyroi njerëzit t’i riktheheshin punës.

Iran: Numri i Viktimave të Koronavirusit në 330 Qytete Shkon mbi 50,900

 

Iran: Numri i viktimave të koronavirusit në 330 qytete shkon mbi 50,900

  • Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Ilam: Numri i pacientëve të infektuar me virusin është në rritje. Numri i të shtruarve në spital po rritet me shpejtësi. Duhet të përgatitemi për një krizë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Infermierëve të Iranit: Gjatë krizës së koronavirusit, mbi 7,000 infermierë në vend janë infektuar me këtë virus.
  • Mbi 150 anëtarë të stafit mjekësor të spitalit më të madh të IRGC-së janë infektuar me koronavirus
  • Komiteti i Epidemiologjisë i Ministrisë së Shëndetësisë: Shpërthimi më i lartë është në provincat Azerbaixhan Perëndimor, Khorasan Jugor, Khuzestan, Zanjan, Kurdistan, Kermanshah, Lorestan, Qazvin, dhe Qom. Shumë provinca janë në një situatë më të vështirë sesa në maj. Vala e dytë e shpërthimit të COVID-19 në Iran mund të nisë së shpejti.

Sipas Komitetit të Epidemiologjisë të Ministrisë së Shëndetësisë, raportuar nga e përditshmja shtetërore Sharqh, “Prevalenca e këtij virusi po rritet në shumë provinca të Iranit … Aktualisht, shpërthimi më i lartë i koronavirusit është në provincat Azerbaixhan Perëndimor, Khorasan Jugor, Khuzestan, Zanjan, Kurdistan, Kurdistan, Kermanshah, Lorestan, Qazvin, dhe Qom … Studimi i kësaj dukurie tregon se tani shumë provinca të Iranit kanë arritur në kushte më të ndërlikuara sesa në maj dhe së shpejti mund të shohin valën e dytë të shpërthimit të COVID-19 në Iran.”

 

Regjimi iranian ndërmerr një hap të ri misogjinist kundër grave

Regjimi i mullahëve në Iran i konsideron gratë  si gjysëm qenie njerëzore në krahasim me burrat

Regjimi misogjinist i mullahëve që sundon Iranin po ndërmerr një hap të ri në shtypjen sistematike kundër grave iraniane në vend duke nisur një iniciativë për vënien e gjobave, dërgimin e mesazheve kërcënuese dhe madje edhe konfiskimin e automjeteve në të cilat pasagjeret femra shihen që, sipas regjimit, nuk kanë zbatuar rregullat e hijab-it (mbulimit).

“Kur qytetarët marrin një mesazh me tekst që thotë: ‘Pronar i automjetit! Rregullat e hijab-it nuk janë zbatuar në automjetin tuaj,’ ata duhet të paraqiten menjëherë në një stacion policie; nuk ka rëndësi se në cilin qytet ndodhen apo se në cilin qytet e kanë marrë mesazhin për shkeljen e rregullave të hijab-it,” tha kreu i Policisë së Sigurisë të Teheranit, Ali Zolghadri, të mërkurën, më 10 qershor, sipas agjencisë së lajmeve Fars. Kjo agjenci është e lidhur me Gardën Revolucionare të regjimit (IRGC).

Lexo më shumë 

Demonstruesit në Afganistan Protestojnë ndaj Krimeve të Regjimit Iranian Kundër Emigrantëve

Demonstrators in Afghanistan Protest Iran Regime’s Crimes Against Migrants Protestë kundër regjimit iranian jashtë ambasadës së regjimit në Kabul – foto fajli

Të martën, qindra qytetarë afganë zhvilluan një protestë jashtë ambasadës së regjimit iranian në Kabul ndaj krimeve të regjimit kundër emigrantëve afganë, veçanërisht ndaj dy vrasjeve masive kohët e fundit të emigrantëve afganë në Iran.

Kjo demonstratë në Kabul ishte organizuar nga Partia e Solidaritetit e Afganistanit. Pjesëmarrësit dënuan sulmin nga forcat e regjimit mbi një automjet me emigrantë afganë, sulm që rezultoi në djegien për së gjalli të disa qytetarëve afganë. Një protestë e ngjashme është mbajtur edhe në provincën Helmand.

Raportet nga Irani tregojnë se më 4 qershor, forcat e regjimit iranian hapën zjarr mbi një makinë ku ndodheshin emigrantë afganë në Yazd të Iranit qendror, gjë që bëri që kjo makinë të përplasej e të merrte flakë. Tre emigrantë afganë vdiqën, dhe të tjerët u plagosën rëndë. Forcat e sigurisë të regjimit u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Regjimi i Iranit Ka Ekzekutuar një të Burgosur Politik Fshehurazi Tre Javë më Parë

Iran’s Regime Executed a Political Prisoner in Secret Three Weeks Ago Iran: I burgosuri politik kurd, Hedayat Abdollahpour, është ekzekutuar nga regjimi iranian

Regjimi iranian ka ekzekutuar në fshehtësi të burgosurin politik kurd Hedayat Abdollahpour 21 ditë më parë pa informuar familjen e tij.

Gjithashtu, regjimi ka refuzuar t’ia dorëzojë familjes trupin për varrosje, dhe e ka varrosur atë në një vend të fshehtë.

Sipas organizatës së të drejtave njerëzore Iran Human Rights Monitor (IRAN HRM), babait të Abdollahpour i është thënë dje, pas mbërritjes së tij në Njësinë e Implementimit të Gjykatës së Urmias, se djali i tij ishte ekzekutuar më 21 maj, pasi e kishin çuar në një vend të fshehtë më 9 maj.

View image on Twitter

 

Abdollahpour kishte qenë në pritje të ekzekutimit në burgun qendror në Urmia që në shkurt të 2017-ës, pas një gjyqi të padrejtë për akuzën e shpikur nga mullahët si “armiqësi kundër Zotit” në Degën e Dytë të Gjykatës Revolucionare të Urmias.

Ai ishte arrestuar më 15 qershor 2016, së bashku me dhjetëra të tjerë, pas një përplasjeje në fshatin e tij Qarah Soqol në Oshnavieh mes Partisë Demokratike të Kurdistanit Iranian dhe IRGC-së. Të arrestuarit ishin të dyshuar si mbështetës të grupit kurd.

Amnesty International kishte shkruar më parë se tre të burgosur të tjerë nga grupe të minoriteteve etnike – Hossein Silawi, Ali Khasraji, dhe Naser Khafajian – janë zhdukur me forcë kohët e fundit dhe rrezikojnë të ekzekutohen fshehurazi.

Regjimi iranian ka një histori ekzekutimesh sekrete. Në verën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), u ekzekutuan brenda pak muajsh. Regjimi nuk ka publikuar kurrë asnjë informacion për këtë masakër.

Iran: Raportohen protesta në qytete të shumta

People from all walks of life are holding protest rallies in different cities across IranNjerëz nga të gjitha sferat e jetës po bëjnë protesta në qytete të ndryshme të Iranit

 

Raportet që vijnë nga qytete të ndryshme të Iranit tregojnë se njerëz nga të gjitha sferat e jetës po bëjnë protesta duke ngritur probleme specifike dhe kërkesa drejtuar regjimit të mullahëve në pushtet.

تجمع اعتراضی کشاورزان قهدریجان در اصفهان - ۲۰خرداد ۹۹ + فیلم

Fermerët në Isfahan, një qytet i madh në qendër të Iranit, mbajtën një tubim të martën, më 9 qershor, jashtë zyrës së guvernatorit të provincës, për të protestuar kundër politikave të zyrtarëve lokalë për ndryshimin e drejtimit të lumenjve për projektet e regjimit. Kjo gjë i ka lënë tokat e fermerëve vendas pa ujë të mjaftueshëm. Edhe fermerët e qytetit Qahderijan, që ndodhet gjithashtu në provincën Isfahan, mbajtën një protestë të ngjashme me të njëjtat kërkesa.

تجمع اعتراضی کشاورزان قهدریجان در اصفهان -۲۰خرداد ۹۹+ فیلم

Një grup punëtorësh të bashkisë në rafinerinë Abadan mbajtën një tubim të hënën për të protestuar vonesat e gjata dhe mos marrjen e pagave të tyre. Punëtorët që morën pjesë në këtë tubim thanë: “Tani që kontrata e mëparshme ka mbaruar dhe kontrata e re u jep edhe më shumë përfitime menaxherëve, komiteti mbikëqyrës po përdor kërcënime dhe po na përjashton ne punëtorëve në mënyrë që të planifikojë një kontratë në të cilën punëtorët detyrohen të firmosin ‘dokumente të bardha.’ Kjo është kundër ligjit dhe ne punëtorët kemi refuzuar ta firmosim një dokument të tillë. Për shkak të rezistencës së punëtorëve përballë nënshkrimit të kontratës së re, komiteti mbikëqyrës nuk po i lejon ata të hyjnë në rafineri. Kjo nuk u ka lënë zgjedhje tjetër punëtorëve veçse të grumbullohen në protestë jashtë zyrës qendrore të rafinerisë.”

Abadan refinery municipal workers holding a protest gathering – June 8, 2020

Punëtorët e rafinerisë Abadan duke mbajtur një tubim proteste – 8 qershor 2020

تجمع سپرده گذاران در تهران ۱۹خرداد ۹۹

Njerëzit që kanë investuar në Firmën Caspian Credit të regjimit, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC), së bashku me individë të tjerë që kanë investuar në firma të tjera kreditore të regjimit, u grumbulluan të hënën në Teheran jashtë zyrës gjyqësore që është përgjegjëse për shqyrtimin e krimeve financiare dhe bankare. Vlen të përmendet që ky grumbullim ishte planifikuar që një muaj më parë.

تهران تجمع اعتراضی سپرده گذاران درتهران۱۹خرداد۹۹

Investitorët kërkojnë rikthimin e kursimeve të tyre nga këto firma të regjimit, të cilat përfshijnë Caspian, Arman-e Vahdat, Alboraz Iranian, AlfazTuous, Thamen al-Hojaj dhe TalayeShadi.

تجمع اعتراضی سپرده‌گذاران کاسپین به همراه سپرده‌گذاران سایر مؤسسات مالی اعتباری۱۹خرداد۹۹