Anëtarë të diasporës iraniane dhe mbi 100 parlamentarë europianë e arabë i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i rivendosë sanksionet mbi regjimin iranian, njëkohësisht me zhvillimin e takimit të Komisionit të Përbashkët mes palëve që janë pjesë e paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (Joint Comprehensive Plan of Action – JCPOA), në Vienë.
Ndërtesa e Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York
Seanca e 75-të e Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është e planifikuar të hapet më 15 shtator, ndërsa Debati i Përgjithshëm i nivelit të lartë do të nisë një javë më vonë. Duke qenë se Këshilli i Sigurimit ka refuzuar tani vonë ta zgjasë afatin e embargos së armëve ndaj regjimit, duket e sigurtë që kundërshtimet amerikane ndaj këtij vendimi do të përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të debatit.
Kjo është e lidhur ngusht me çështje të tjera të ngjashme si reputacioni i Iranit si shteti kryesor që sponsorizon terrorizmin, dhe fakti që kohët e fundit ai ka shpalosur një raketë të re në përpjekje të qartë për ta provokuar Perëndimin lidhur me aksesin që regjimi ka fituar kohët e fundit në armë të avancuara. Rëndësia e këtyre çështjeve është shumë e madhe, sidomos po të kemi parasysh faktin që Asembleja e Përgjithshme do të zhvillohet pak a shumë në të njëjtën kohë me gjyqin në Belgjikë të një të ashtu-quajturi “diplomat” të regjimit iranian i cili ka organizuar një komplot për të shpërthyer një bombë pranë Parisit në 2018-ën.
Por megjithatë, diskutimet mbi provokimet e regjimit iranian ndaj shteteve të tjera dhe financimeve të tij për terrorizmin nuk duhet të lejohen t’i eklipsojnë çështjet e tjera, si ato që nënvizojnë kërcënimin që regjimi i mullahëve përbën për popullin iranian. Këto dy kategori janë trajtuar përgjithësisht nga politikëbërësit perëndimorë sikur të ishin krejtësisht të ndara. Por komploti terrorist i 2018-ës demonstron se terrorizmi dhe tirania e Teheranit nuk kanë kufij.
Regjimi iranian ka interes t’i bllokojë të gjitha platformat e rrjeteve sociale
Ndërkohë që i ka detyruar iranianët të zhvillojnë ceremoni zie të Muharram në mesin e krizës së COVID-19, Lideri Suprem i mullahëve zhvilloi një ceremoni zie virtuale i vetëm. Por kjo nuk i pengoi mullahët të shprehnin shqetësimin e tyre në rritje për rrjetet sociale, opozitën iraniane Mujahedin-e Khalq (PMOI ose MEK) dhe një kryengritje të mundshme.
Një mullah i quajtur Nasser Rafie, i cili supozohej të mbante zi për vdekjen e Imamit të tretë Shi’ite, Hussain-ibn Ali, shprehu frikën e madhe të regjimit nga roli i opozitës iraniane në ekspozimin e krimeve të regjimit dhe nga impakti i saj mbi shoqërinë iraniane në platformat e rrjeteve sociale.
Komentet e tij tregojnë se sa thelbësore por edhe tmerruese është çështja e platformave të mediave sociale për Khamenei-n dhe regjimin e tij. Khamenei e ka shprehur personalisht në disa raste shqetësimin e tij për mediat sociale dhe kanalet satelitore. Në një takim me ministrat e kabinetit më 23 gusht, ai e kritikoi qeverinë e Hassan Rouhani-t për faktin se nuk ka krijuar një rrjet kombëtar inteligjence “jashtë agjendës dhe për ngurrimin e qeverisë për të zhvilluar mbledhje të këshillit kibernetik.”
Gjithashtu, ai tha hapur se hapësira kibernetike po “menaxhohet dhe udhëhiqet nga jashtë vendit dhe nuk mund t’i lëmë njerëzit pa mbrojtje.” Sigurisht, për personin që u dha urdhër forcave të tij të sigurisë “të bëjnë gjithçka që munden” për t’i shtypur njerëzit gjatë protestave madhore në nëntor, gjë që rezultoi në 1500 vdekje, mirëqenia e njerëzve nuk ka asnjë vlerë, dhe me ‘njerëz’ ai nënkupton regjimin e mullahëve.
Mbi të gjitha, mullahët janë të tmerruar nga MEK dhe lidhja e kësaj organizate me njerëzit brenda Iranit. Lidhur me këtë, Rasoul Felahati, Udhëheqësi i Lutjeve të së Premtes i regjimit në qytetin Rasht të Iranit verior, tha të premten: “Ata [MEK] përdorin telefonin dhe hapësirën kibernetike për t’u lidhur me simpatizantët e tyre brenda vendit, dhe po planifikojnë të bëjnë disa lëvizje në muajt e ardhshëm.”
Departamenti Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës, BundesamtfürVerfassungsschutz (BfV), në raportin e tij më të fundit vjetor ka vënë në dukje se regjimi iranian vazhdon t’i spiunojë e t’i shtypë disidentët iranianë, veçanërisht ata që janë të lidhur me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) brenda dhe jashtë Iranit.
Faqja në internet e Departamentit për Mbrojtjen e Kushtetutës publikoi të premten raportin e tij për 2019-ën. Në këtë raport theksohet: “Ashtu si në të shkuarën, shërbimet iraniane të inteligjencës vazhdojnë t’i spiunojnë e t’i shtypin lëvizjet dhe aktorët opozitarë brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, këto shërbime mbledhin informata politike, ushtarake, industriale dhe shkencore në vendet perëndimore. Organizata kryesore që qëndron prapa veprimtarive me në shënjestër Gjermaninë vazhdon të jetë Ministria e Inteligjencës (VAJA, zakonisht me shkurtimin MOIS). Krahas MOIS, Forca Quds, një njësi speciale inteligjence e Gardës Revolucionare të Iranit, është gjithashtu aktive në Gjermani.”
Duke iu referuar komplotit të dështuar me bombë të regjimit iranian kundër tubimit të përvitshëm “Irani i Lirë” të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit më 30 qershor 2018 në Paris, dhe arrestimit të mëpasshëm të të ashtu-quajturit “diplomat” të regjimit, Asadollah Assadi, raporti lexon: “Siç është raportuar në Raportin Vjetor të 2018-ës mbi Mbrojtjen e Kushtetutës, më 1 korrik 2018, një diplomat i Ambasadës Iraniane në Vienë u arrestua në Gjermani me një urdhër arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge të zbatimit të ligjit. Ky diplomat, që dyshohet si agjent i MOIS, akuzohet për organizimin e një sulmi me bombë të planifikuar kundër një tubimi të përvitshëm në Francë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK, Mujahedeen-e-Khalq) në Villepinte, pranë Parisit, më 30 qershor 2018. Diplomati iranian mendohet se ka rekrutuar një çift belg me origjinë iraniane si agjentë për të kryer sulmin me bombë. I dyshuari u ekstradua në Belgjikë në fillim të tetorit 2018.”
“Si përgjigje ndaj këtij sulmi të planifikuar, më 8 janar 2019, BE përfshiu në listën terroriste një divizion të MOIS, diplomatin iranian të akuzuar për organizimin e sulmit, dhe një ish zëvendës ministër të MOIS. Në vendimin e tij, Këshilli i Punëve të Jashtme deklaroi se personat dhe agjencitë e sipër-përmendura kanë qenë të përfshira në veprimtari terroriste,” lexon raporti.
Duke iu referuar rolit aktiv të kompanisë ajrore Mahan Air – e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) – në transferimin e armëve drejt Sirisë dhe etiketimit të saj të mëpasshëm për pjesëmarrje në terrorizëm, raporti shton: “Gjithashtu, më 21 janar 2019, Qeveria Federale pezulloi liçensën e kompanisë ajrore iraniane Mahan Air për të bërë fluturime drejt Gjermanisë dhe nga Gjermania. Kjo masë ishte një përgjigje ndaj operacioneve të kësaj kompanie ajrore në zonën e luftës në Siri dhe ndaj veprimtarive iraniane të spiunazhit.”
Në një pjesë tjetër, ky raport i referohet veprimtarive të vazhdueshme kibernetike të regjimit kundër NCRI dhe MEK. “Potenciali i Iranit për të kryer operacione kibernetike është rritur në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit, duke çuar në shtim të veprimtarive të hacker-ave iranianë kundër shënjestrave brenda dhe jashtë vendit. Shënjestrat kryesore janë në administratë dhe qeveri, biznese, shkencë dhe studim, si dhe grupet disidente e opozitare,” lexon raporti.
Departamenti gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës ka paralajmëruar vazhdimisht për veprimtaritë e spiunazhit të shërbimeve sekrete të regjimit iranian kundër disidentëve dhe grupeve opozitare iraniane. MEK dhe NCRI janë viktimat kryesore të këtyre sulmeve.
Ky raport konfirmon edhe një herë thënien e Rezistencës Iraniane se e vetmja mënyrë për ta ndaluar fenomenin e lig të terrorizmit, i cili udhëhiqet nga regjimi iranian, në Gjermani, është mbyllja e ambasadës së regjimit iranian në këtë vend. Kjo ambasadë është një qendër për përhapjen e terrorizmit dhe fondamentalizmit islamik. Agjentët dhe spiunët e regjimit iranian duhet të dëbohen nga Gjermania.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, 31 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 97,300 njerëzve në 410 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 6900 në Khorasan Razavi, 6492 në Khuzestan, 4708 në Mazandaran, 4565 në Qom, 4018 në Gilan, 2796 në Golestan, 2488 në Hamedan, 1991 në Kurdestan, 1299 në Hormozgan, 1261 në Markazi (Qendër), 1209 në Yazd, 625 në Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.
Asnjë popull nuk e ka fituar lirinë e tij pa pasur njerëz që kanë luftuar deri në flijimin e vetes.
Sado e fortë qoftë skllavëria, kur një komb ka njerëz që nuk jetojnë për veten e tyre, por për lirinë e atdheut, atëhere ajo liri është shumë afër.
Është data 17 Korrik 2020. Jemi në Manzë, një fshat I thjeshtë në rrethin e Durrësit. Në kodrat e kësaj zone, nga brenda një qyteze të vogël, dëgjohen mijëra brohoritje njëherësh …
Kwto thirrje vijnw nga mbi 2800 anwtarw qw janw rezidnt nw Ashraf 3.
Muxhahedinët e Iranit sapo kanë filluar konferencën e tyre vjetore, Samitin Global “IRANI I LIRË”.
Ky është një samit I përvitshëm. Një event kulminant ku përmblidhet e gjithë rezitenca Iraniane kundër regjimit fashisto-islamik që qeveris atë vend. Atyre iu bashkohen edhe mijëra e mijëra mbështetës në mbarë botën. Liria e Iranit dhe vendosja e demokracisë. Kjo është kryefjala e këtij samiti madhështor.
Një reportazh i veçantë nga Vision Plus
y2mate com MUXHAHEDINET, gjysme shekulli lufte per lirine e Iranit Vizion Plus MCtJ7X3D4lc 1080p
Megjithatë, mbulimi ndërkombëtar i këtij terrorizmi shtetëror të brendshëm nuk është shumë i qëndrueshëm. Incidenti më i rëndë në shumë vite ndodhi vetëm nëntorin e shkuar, e megjithatë vetëdija ndërkombëtare për të është e kufizuar. Madje edhe mes mediave perëndimore që e kanë mbuluar këtë shtypje ndaj disidencës, një numër i madh nuk e kanë paraqitur shkallën e vërtetë të kësaj shtypjeje.
Pasi iranianë nga i gjithë vendi morën pjesë në një kryengritje spontane anti-regjim – e dyta në dy vite – raportet fillestare të MEK, e cila kishte filluar që herët të mblidhte dëshmi të njerëzve të pranishëm në vendngjarje, treguan për një numër të madh vdekjesh, dhe në fund MEK arriti në konkluzionin se brenda vetëm pak ditësh, Garda Revolucionare (IRGC) kishte vrarë afërsisht 1,500 demonstrues paqësorë. Në të njëjtën kohë, për të shtypur zëra të tjerë të disidencës, mijëra u arrestuan, shumë prej të cilëve kanë mbetur në burg deri sot. Disave prej tyre u janë dhënë dënime me vdekje, gjë që tregon se impaktit afat-gjatë të kësaj shtypjeje mund t’i shtohen edhe viktima të tjera.
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ngrejë zërin më fort se ç’ka bërë deri tani kundër këtyre masave shtypëse dhe duhet t’i kërkojë llogari regjimit për krimet e tij. Komuniteti botëror duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndaluar ekzekutimet e planifikuara, si dhe të ushtrojë atë lloj presioni që mund ta parandalojë një përgjigje tjetër të dhunshme kur, në mënyrë të pashmangshme, populli iranian të ngrihet sërish kundër regjimit klerikal. Por komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të fillojë të promovojë një vetëdije më të madhe lidhur me atë që nënkuptojnë masat shtypëse të regjimit ndaj disidencës, si dhe t’i dëgjojë zërat e disidencës brenda Iranit, të cilët bëjnë thirrje për ndryshim regjimi.
Rritja e papritur e represionit të dhunshëm nga ana e Teheranit nëntorin e shkuar nuk ishte arbitrare. Ajo ishte një përgjigje krejtësisht e qëllimshme ndaj një lëvizjeje mbarëkombëtare në rritje. Më konkretisht, ajo ishte një përgjigje ndaj një lëvizjeje që po influencohet nga MEK. Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e pranoi një gjë të tillë gjatë një fjalimi në fillim të 2018-ës, ndërkohë që e para nga dy kryengritjet e kohëve të fundit ishte në kulmin e saj.
Khamenei tha se MEK kishte “planifikuar për muaj të tërë” të ndihmonte në organizimin e protestave në mbi njëqind qytete iraniane. Roli udhëheqës i këtij grupi u pasqyrua qartë në mesazhin e pagabueshëm të kryengritjes për ndryshim regjimi. Pjesëmarrësit në mbarë vendin u dëgjuan tek thërrisnin me të njëjtat sllogane, si “vdekje diktatorit.” Këto ishin të paprecedent në një shkallë kaq të gjerë, dhe treguan për ekzistencën e një niveli mbështetjeje për platformën e MEK që autoritetet iraniane ishin përpjekur me kohë ta mohonin.
Regjimi ka përdorur “gazetarët miqësorë” dhe agjentë të tjerë të tij për të infiltruar në mediat perëndimore duke nxitur publikimin e narrativave të rreme për MEK dhe NCRI. Përmes rrjeteve të lobuesve dhe operativëve të inteligjencës, Teherani kishte këmbëngulur se MEK nuk ishte gjë tjetër veçse një “kult” apo një grup shumë i vogël pa asgjë që t’i afrohej mjeteve për ta sfiduar qeverinë me themele të forta të Iranit. Ata e mbështetnin më tej pretendimin e tyre të rreme duke deklaruar se pothuajse asnjë aktivist iranian nuk përmendte emrin e MEK kur dënonte regjimin iranian apo kur shpaloste vizionin e tij alternativ për të ardhmen e Iranit.
Por nëse ndalemi dhe mendojmë për këtë aktivizëm brenda kontekstit të prirjes së Iranit për dhunë politike dhe terrorizëm ndërkombëtar, duhet t’i kuptojmë arsyet pse njerëzit nuk e thonë emrin e MEK në fillim të kryengritjes së tyre. Pranimi publik i kësaj mbështetjeje nxit atë lloj përgjigjeje që u pa gjatë masakrës së 1988-ës kur 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan thjesht pse mbështesnin MEK-un.
Obsesioni i Teheranit për shkatërrimin e MEK është kaq i rëndë saqë autoritetet kanë marrë në shënjestër individë vetëm pse kanë qenë të lidhur familjarisht me anëtarë të MEK. Në 2013-ën, forcat e sigurisë në Teheran arrestuan një çift Iranian, Hassan Sadeghi dhe Fatemeh Mosanna, së bashku me dy fëmijët e tyre, për të vetmen arsye se kishin organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e dy-vjetorit të vdekjes së babait të Sadeghi-t.
Para se të vdiste në një spital të Bagdadit, Gholam Hossein Sadeghi kishte jetuar në kampin e MEK-ut në Irak, i cili njihej si Kampi Ashraf. Ai kompleks ishte baza e MEK deri kur shumica e banorëve të tij u zhvendosën në një ish-bazë ushtarake amerikane, e më pas në Shqipëri, pas sulmeve, rrethimeve e tentativave të shumta për infiltrim nga operativët iranianë dhe aleatët e tyre militantë irakenë. Secili nga këto sulme ka shërbyer si një kujtesë e lidhjeve midis terrorizmit të jashtëm të Teheranit dhe disidencës së brendshme, dhe e faktit që një pjesë e madhe e asaj dhune fokusohet drejtpërdrejt tek MEK.
Thjesht banimi në Kampin Ashraf i mjaftonte gjyqësorit iranian për të justifikuar identifikimin e dikujt si “në luftë me Zotin,” dhe kështu, ai person bëhej automatikisht objekt i dënimit me vdekje. Por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një vizitë të thjeshtë në kompleks për t’u takuar me të afërmit. Kjo është një gjë që Amnesty International e pati vënë në dukje në dhjetor 2010 pas ekzekutimit të Ali Saremi, një 63-vjeçar i cili kishte shkuar në Kampin Ashraf për t’u takuar me djalin e tij afërsisht katër vite më parë.
Saremi u dënua fillimisht me një vit burg por u ri-arrestua disa kohë pas lirimit të tij në 2007-ën dhe u akuzua se e mbështeste personalisht MEK-un. Ekzekutimi i tij i mëpasshëm u krye befas dhe pa paralajmërim, gjë që është tipike për ekzekutimet me motive politike në Iran. Por deklarata e Amnesty International mund të kishte shërbyer si paralajmërim për komunitetin ndërkombëtar lidhur me potencialin për ekzekutime të tjera të tilla. Fakti që pati një përgjigje shumë të zbehtë e bëri drejtësinë iraniane të ndihej e qetë për të vazhduar me ekzekutimet e Jafar Kazemi dhe Mohammad Haj-Aqai në janar 2011. Edhe ata ishin dënuar si armiq të Zotit thjesht pse kishin vizituar Kampin Ashraf.
Ka shumë histori të tilla, dhe shumë njerëz të tjerë që kanë vuajtur dënime më të lehta thjesht pse kanë qenë të lidhur me mbështetësit e MEK. Djali i Gholam Hossein Sadeghi-t vazhdon të jetë në burg edhe sot, më shumë se shtatë vite pas ceremonisë së tij përkujtimore, dhe autoritetet e regjimit kanë konfiskuar shtëpinë e familjes dhe pjesën më të madhe të pronave të tij.
Me pak fjalë, kostoja e mbështetjes për rezistencën iraniane dhe kauzën e saj të lirisë e demokracisë në Iran është jashtëzakonisht e lartë. E megjithatë kryengritjet në janar 2018 dhe nëntor 2019 flasin qartë. Ka një rrymë të fuqishme mbështetjeje për rezistencën iraniane dhe luftën e saj për liri, që rrjedh përmes shoqërisë iraniane. Këto veprimtari janë të afta ta sfidojnë pushtetin e këtij regjimi. Mund të imagjinohet se sa më e madhe do të ishte kjo aftësi nëse komuniteti ndërkombëtar do ta pranonte situatën, dhe do ta njihte të drejtën e popullit iranian për rezistencë e për përmbysjen e këtij regjimi.
Autoritetet e regjimit në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor kanë lëshuar urdhër arreste për 130 banorë vendas që kanë protestuar kundër shembjes së paligjshme të shtëpive të tyre nga një institucion i regjimit
Banorët e fshatit Abolfazl pranë Ahvazit, në Iranin jug-perëndimor, u përplasën me forcat e sigurisë të regjimit që kishin në plan t’ua shembnin shtëpitë të mërkurën, më 26 gusht. Njerëzit bënë rezistencë ndaj forcave të sigurisë që kishin sjellë makineritë e rënda në zonë. Autoritetet kanë urdhër arreste bazuar në akuza të sajuara për 130 nga iraniano-arabët vendas.
Forcat shtypëse të sigurisë të regjimit përdorën plumba dhe gaz lotsjellës kundër banorëve protestues, duke lënë disa prej tyre të plagosur dhe në nevojë për kujdes mjekësor. Edhe fëmijët e vegjël madje janë parë duke vuajtur nga probleme të frymëmarrjes për shkak të përdorimit të dendur të gazit lotsjellës nga ana e forcave të sigurisë. Madje sipas burimeve, disa njësi të forcave të sigurisë kanë bastisur fshatin Abolfazl, kanë plagosur një numër njerëzish dhe kanë arrestuar dhjetëra prej tyre.
Fondacioni Mostazafan i regjimit pretendon se e ka në pronësi të vet tokën e këtij fshati dhe u ka dhënë urdhër të gjithë banorëve, të cilët kanë jetuar në këtë zonë për dekada të tëra, që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Ditët e fundit, ka pasur dhjetëra protesta në Iran Ndërsa protestat rriten dhe përhapen në Iran, media të drejtuara nga shteti po reflektojnë frikën e plotë të regjimit nga një seri e re e mundshme e protestave të mëdha në Iran.
Lajmet nga Irani të marra nga Organizata e Popullit Moxhahedin e Iranit (PMOI / MEK) tregojnë se përkundër shpërthimit të koronavirusit dhe përdorimit të regjimit të kësaj krize për të parandaluar revoltat e njerëzve, ka pasur dhjetëra protesta në të gjithë vendin. Këto protesta të vazhdueshme kanë bërë që mediat shtetërore të shprehin shqetësimin e tyre për një kryengritje të afërt.
Të mërkurën, fshatarët e fshatit Abolfaz Kianshahr në jug-perëndim të Iranit protestuan dhe u përleshën me agjentët e regjimit që kishin ardhur për të shkatërruar shtëpitë e tyre. Forcat e sigurisë përdorën armë me plumbai dhe hodhën gaz lotsjellës për të vazhduar me planin e tyre kriminal të konfiskimit të tokave dhe shtëpive të njerëzve. I ashtuquajturi Bonyad Mostazafan i regjimit, ose Foundacioni Abasid, është prapa këtij sulmi dhe përpiqet të konfiskojë tokat e njerëzve.
Në këtë drejtim, zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ndërsa dënoi me forcë sulmin kriminal nga forcat shtypëse të regjimit mbi fshatarët e varfër, nënvizoi se fshatarët nuk kishin bërë asnjë veprim tjetër përveçse duke mbrojtur jetën dhe shtëpitë e tyre kundër mullahëve dhe të ashtuquajturit Fondacioni Abasit.
Në një zhvillim tjetër, familjet eviktimave të aeroplanit ukrainas, që u vranë kur Rojet Revolucionare të regjimit (IRGC) qëlluan aeroplanin e pasagjerëve në janar, u mblodhën para ambasadës së Ukrainës duke kërkuar një takim me ambasadorin ukrainas në Teheran. Kjo ndodhi një ditë pasi regjimi rrëfeu pa dëshirë se pas goditjes së parë me raketa kundër aeroplanit, pasagjerët ishin gjallë edhe për 19 sekonda, derisa raketa e dytë goditi aeroplanin.
Khavaran, një nga varret masive të viktimave të vitit 1988.
Anëtarët e familjes të mbi 30,000 të burgosurve politikë iranianë të masakruar në 1988 u mblodhën në Khavaran, afër Teheranit të Premten, në vendin e identifikuar të një prej varreve masive të për të përkujtuar të dashurit e tyre. 32 vjet pas kësaj masakre, ky krim mbetet i pandëshkuar, dhe familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.
Në verën e vitit 1988, regjimi iranian masakroi më shumë se 30,000 të burgosur politikë, kryesisht anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK). Shumë grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Amnesty International e kanë përshkruar këtë krim si një “krim kundër njerëzimit”. Disa ekspertë si Geoffrey Robertson QC, një avokat i njohur për të drejtat e njeriut, e përshkruan masakrën e vitit 1988 si krimin më të keq kundër njerëzimit kundër të burgosurve politikë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Nga frika e një shoqërie qetësuese dhe paralajmëruese, Udhëheqësi i Lartë i atëhershëm i regjimit, Ruhollah Khomeini, lëshoi një ferman, duke i urdhëruar zagarët e tij të identifikonin dhe të vrisnin ata që këmbëngulnin në bindjet e tyre për lirinë dhe demokracinë. Menjëherë pas kësaj, u formuan dhe kryen këtë Masakër famëkeqe, e cila u përshkrua nga Hossein-Ali Montazeri, më pas trashëgimtari i Khomeinit, si “krimi më i keq i Republikës Islamike”. Ai tha këtë gjatë një takimi privat me anëtarët e Komisionit të Vdekjes në Teheran, dhe regjistrimi audio u zbulua më vonë.