Friday, December 1, 2023

Ekspertët e OKB Dënojnë Ekzekutimin e Navid Afkari nga Regjimi Iranian

 

Maryam Rajavi, MEK, NCRINë një deklaratë të hënën, pesë ekspertë të të drejtave njerëzore në Kombet e Bashkuara, duke përfshirë Javaid Rehman, Raportuesin Special të OKB mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, e kanë dënuar ekzekutimin e Navid Afkari, një kampion iranian në sportin e mundjes, i arrestuar gjatë protestave të mëdha të Iranit në 2018-ën.

“Është thllësisht shqetësues fakti që autoritetet duket se e kanë përdorur dënimin me vdekje kundër një sportisti si paralajmërim ndaj popullsisë brenda një klime të shtimit të trazirave shoqërore. Një mospërfillje kaq flagrante për të drejtën e jetës përmes ekzekutimeve të nxituara nuk është vetëm çështje shqetësimi brenda vendit. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë fort ndaj këtyre veprimeve të Republikës Islamike të Iranit,” lexon deklarata.

Duke iu referuar ekzekutimit së fundmi nga regjimi iranian të Mostafa Salehi-t, baba i dy fëmijëve, i cili ishte arrestuar gjithashtu në 2018-ën, ekspertët vunë në dukje se: “Ekzekutimi i Afkari, që është ekzekutimi i dytë i një protestuesi në dy muajt e fundit, së bashku me shpeshtësinë alarmuese të dënimeve me vdekje që u jepen protestuesve, ngre shqetësime lidhur me përgjigjen e ardhshme të autoriteteve ndaj protestave dhe ndaj çdo shprehjeje kundërshtimi apo opinioni të ndryshëm.”

Mostafa Salehi