Sunday, February 5, 2023

Iran: Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit Festojnë Fillimin e Vitit të 56-të që nga Themelimi i MEK

 

Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-Khalq (PMOI/MEK) kanë festuar fillimin e vitit të 56-të që nga themelimi i Organizatës, në Teheran e shumë qytete të tjera. Ata kanë ngjitur postera të udhëheqjes së Rezistencës, kanë shpërndarë fletushka, dhe kanë shkruar sllogane, duke nderuar Organizatën dhe liderët e Rezistencës, Znj. Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, liderin e Rezistencës Iraniane.

Këto veprimtari, të cilat janë zhvilluar pavarësisht përpjekjeve të regjimit klerikal për të krijuar një atmosferë terrori dhe frike, janë kryer në Teheran si dhe në qytete të tjera, duke përfshirë Isfahan, Karaj, Qazvin, Kerman, Malekan (në Azerbaixhanin Lindor), Rasht, Robat Karim, Eslamshahr, Sanandaj, Ahvaz, Mahshahr, Tabriz, Mashhad, Shiraz, Hormozgan Khorramabad, Yazd, Hamedan, Sarpol-e Zahab, Ardabil, Kermanshah, majën e malit Sabalan, Esfarayen, Kazerun, Kashan, Izeh, Shahrekord, Maragheh, Gorgan, Behshahr, Arak, Shush, Behbahan, dhe Zahedan.

Mes slloganeve të shfaqura në publik gjatë fushatave të javës së shkuar, ishin: “Në emër të rinisë së Teheranit: Urime për përvjetorin e themelimit të MEK,” “Urime për 56 vite rezistence e qëndrese të MEK,” “Përgëzime themeluesve të mëdhenj të Mujahedin-e Khalq for 56 vite sakrificë. Urime,” “Maryam Rajavi: MEK është e vendosur ta përmbysë regjimin klerikal anti-iranian,” “Duke besuar se e vetmja rrugë drejt lirisë është të ngrihemi dhe të luftojmë për të. Ne, të rinjtë e rebeluar nga Shiraz, jemi me ju. Ne do ta përmbysim regjimin e Khamenei-t,” “E vetmja rrugë drejt lirisë është të ngrihemi dhe të protestojmë,” “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi,” “Bashkohuni me Njësitë e Rezistencës,” “Lavdi MEK-ut, lavdi lirisë, poshtë Khamenei,” “Massoud Rajavi: Që në fillim, MEK e ka thënë se Islami është një fe e lirisë, dhe Khomeini e Khamenei janë armiqtë më të mëdhenj të Islamit,” “Poshtë Khamenei, rroftë MEK, rroftë Rajavi,” “MEK i është përkushtuar çlirimit të atdheut të vet.”

Teheran dhe qytete të ndryshme në mbarë vendin– Vënia e posterave të mëdhenj, nderimi për themeluesit e MEK, dhe për fillimin e vitit të 56-të që nga themelimi i MEK – Shtator 2020