Një mbështetëse e NCRI proteston kundër ekzekutimit të Navid Afkari – Berlin
Regjimi iranian e ka thirrur dhe paralajmëruar Z. Hans Udo-Muzel, ambasadorin e Gjermanisë në Iran, për faktin se ai e ka dënuar ekzekutimin e kampionit iranian të mundjes, Navid Afkari.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi të hënën se ambasadori i Gjermanisë është thirrur nga Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Fakti që komuniteti ndërkombëtar nuk i kërkon llogari regjimit iranian për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut dhe për shtypjen e çdo zëri opozitar interpretohet nga regjimi i mullahëve si një dritë jeshile për të vazhduar me vrasjet e tij të panumërta. Ekzekutimi i Navid Afkari, që ndodhi pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare kundër, tregon se mullahëve u duhen ekzekutimet për të garantuar mbijetesën e vet, si dhe vë në dukje faktin që mospërfillja ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran e ka trimëruar regjimin.