Thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar jetën e tyre
Kryegjyqtari: Trazirat nuk duhet dhe nuk mund të ndikojnë në pikëpamjen e gjykatësit
Ditët e fundit, regjimi anti-njerëzor i mullahëve ka dënuar disa mbështetës të MEK me pretekstin se kanë bërë luftë kundër Zotit në gjyqe false në burgun Evin.
Ky veprim është ndërmarrë për shkak se regjimi është i tmerruar nga mbështetja e gjerë e të rinjve për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Rezistencën Iraniane, dhe me qëllimin për të krijuar një atmosferë terrori e frike për të parandaluar shpërthimin e kryengrijteve popullore. Këta të burgosur gjenden në rrezik ekzekutimi.
Pak më parë, disa të burgosur politikë janë dënuar me vdekje. Tani, ata janë në pritje të ekzekutimit, pas miratimit të dënimeve të tyre nga gjykata supreme e mullahëve.