
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) raportoi të premten se regjimi i mullahëve ka shkatërruar një varr masiv në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor, ku kanë qenë të varrosura shumë viktima të masakrës së 1988-ës. Regjimi ka për qëllim ta fshehë krimin e tij kundër njerëzimit dhe bota duhet ta parandalojë këtë.
Raportet tregojnë se regjimi iranian ka nisur të ndërtojë një bulevard në këtë zonë. Ky bulevard, i cili lidh Rrugën Besharat me Bulevardin Beheshtabad dhe lagjen Mahdis, do të shkaktojë shkatërrimin e varrit masiv të viktimave të masakrës së 1988-ës midis Mahdis dhe Fazës 5 të Padadshahr.
Teksa çështja e masakrës së 1988-ës ndaj më shumë se 30,000 të burgosurve politikë vazhdon të tërheqë vëmendjen në nivel ndërkombëtar, regjimi iranian ka në plan ta fshehë atë që shumë ekspertë e përshkruajnë si “krimi më i rëndë kundër të burgosurve politikë që nga Lufta e Dytë Botërore.”
Rrjeti i MEK brenda Iranit, pas një hetimi tre-ditor, ka krijuar një video dokumentar për këtë varr masiv, i cili njihet edhe si ‘Khavaran i Ahvaz-it.’ Mbështetësit e MEK e kishin kontrolluar zonën disa herë me një makinë. Një shofer kamioni në zonë u kishte treguar për varrin masiv të dëshmorëve të 1988-ës, shumica anëtarë të MEK.
“Khavaran” janë emrat e zonave në Iran ku janë varrosur viktimat e regjimit iranian, veçanërisht ata që kanë humbur jetën në masakrën e 1988-ës. Këto zona kanë shumë të përbashkëta, duke përfshirë shkretimin, mungesën e emrave dhe simboleve, mungesën e gurëve të varreve dhe monumenteve të varrimit, dhe në disa raste, ekzistencën e varreve masive në to.
Në një raport të publikuar më 1 qershor 2017, Amnesty International pati paralajmëruar për shkatërrimin e një varri masiv të viktimave të 1988-ës në Ahvaz. “Përdhosja e një zone varresh masive në Ahvaz të Iranit jugor ku ndodhen mbetjet e të paktën 44 njerëzve të ekzekutuar në mënyrë jashtëgjyqësore do të shkatërronte prova thelbësore mjeko-ligjore dhe do të prishte mundësitë për drejtësi për vrasjet në masë të të burgosurve që u kryen në mbarë vendin në vitin 1988,” lexonte raporti.
Raporti i ri i marrë nga MEK tregon edhe një herë se regjimi iranian ka ndërmend t’i shkatërrojë të gjitha provat e krimit të tij më të urryer. Komuniteti ndërkombëtar duhet të fillojë një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës dhe t’u kërkojë llogari autorëve të këtij krimi.
Heshtja e komunitetit ndërkombëtar lidhur me masakrën e 1988-ës e ka trimëruar regjimin për të vazhduar me shkeljet e të drejtave njerëzore. Kryegjyqtari aktual i Iranit Ebrahim Raisi dhe Ministri i Drejtësisë Alireza Avaei kanë qenë të dy anëtarë të të ashtu-quajturave “Komisione të Vdekjes” të cilat kryenin ekzekutimet.



Regjimi iranian ka ekzekutuar Navid Afkari-n, një kampion mundjeje i arrestuar gjatë protestave të mëdha të Iranit në 2018-ën, pavarësisht fushatave ndërkombëtare kundër ekzekutimit të tij. Është planifikuar që Mohammad Javad Zarif, ministri i jashtëm i këtij regjimi vrasës, të udhëtojë drejt Europës. Pranimi i Zarif-it nënkupton miratim për 

Regjimi Iranian ka ekzekutuar të burgosurin politik Navid Afkari pasi e ka torturuar për ta detyruar të pranojë akuzat. Dënimi i tij me vdekje është kryer pavarësisht një fushate globale që ka bërë thirrje për t’ia kursyer jetën Afkari-t.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) u themelua në fillim të viteve 1980
Korrupsioni i institucionalizuar dhe sistematik i regjimit iranian ka rezultuar në shtim të presionit ekonomik mbi popullin. Nga frika se këto vështirësi ekonomike mund të çojnë në kryengritje të shkallës së 
NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 11 Shtator 2020):
Ekzekutimi i urryer i tre të burgosurve politikë kurdë, Ramin Hossein Panahi, Zaniar dhe Loghman Moradi, ka bërë që e gjithë bota ta dënojë regjimin e mullahëve që sundojnë Iranin.
Situata e grave në burgun Sepidar të Ahvazit është jashtëzakonisht kritike. Torturimet dhe ngacmimet e pafundme, së bashku me 
NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 10 shtator 2020):
Regjimi iranian është famëkeq botërisht për terrorizmin e tij ndërkombëtar. Edhe historia e tij e represionit kundër popullit të vet njihet mirë, ndonëse me shumë më pak detaje sesa historia e sulmeve të tij ndaj aseteve arabe e perëndimore. Ndërkohë, duket se nuk po i kushtohet pothuajse aspak vëmendje strategjisë paralele që regjimi iranian përdor për të mbjellur keqinformim lidhur me situatën brenda vendit në mënyrë që të ndikojë tek vendimet politike të kundërshtarëve të huaj.
Ali Saremi (djathtas) duke u takuar me të birin Akbar Saremi (majtas) në Kampin Ashraf, Irak
Jaraf Kazemi (djathtas) dhe Mohammad Ali Haj-Aqai (majtas) gjatë vizitave të tyre, veçmas nga njëri-tjetri, në Kampin Ashraf, Irak