Deri tani janë publikuar emrat e 811 dëshmorëve të kryengritjes
Znj. Maryam Rajavi i ka lavdëruar të rinjtë e Mahshahr për kryengritjen e tyre dhe e ka përshkruar masakrën e kryengritjes së nëntorit 2019 në Iran si dhe torturimin brutal të të burgosurve si një shembull të qartë të krimeve kundër njerëzimit. Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve dhe që të krijojnë një komision ndërkombëtar për të hetuar vrasjet, për të vizituar burgjet dhe për t’u takuar me të burgosurit.
Sot, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 56 dëshmorëve të tjerë të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian në nëntor 2019. Njëzet prej tyre janë nga Mahshahr, dhe janë masakruar nga forcat shtypëse kryesisht nëpër fushat me kallamishte të këtij qyteti. Deri tani janë publikuar emrat e 811 dëshmorëve të kësaj kryengritjeje. MEK pati shpallur më 15 dhjetor 2019 se numri i dëshmorëve të rënë në nëntor është mbi 1,500.
Nga frika e pasojave të krimeve të tyre kundër njerëzimit, liderët dhe organet e ndryshme të regjimit, duke përfshirë Rouhani-n, Këshillin Suprem të Sigurisë, Ministrinë e Brendshme, parlamentin, forcat e zbatimit të ligjit dhe zyrat mjeko-ligjore, i janë shmangur raportimit të shifrës së vërtetë të viktimave duke ia kaluar autoritetin njëri-tjetrit me shpresën se kjo do të harrohej me kalimin e kohës. Kjo ka ndodhur pavarësisht thirrjeve të forta brenda dhe jashtë vendit gjatë dhjetë muajve të fundit që nga kryengritja e nëntorit.