Assadollah Assadi, diplomati terrorist nga ambasada iraniane në Vienë
Pas zbulimeve të fundit lidhur me komplotin terrorist të regjimit klerikal kundër Rezistencës Iraniane në Paris në qershor 2018, dhe lidhur me Assadollah Assadi, diplomatin terrorist të regjimit që kërcënon autoritetet belge me terrorizëm, siç është raportuar nga Reuters dhe media të tjera të mëdha europiane, duke përfshirë Le Monde nga Franca, De Standard, Le Soir dhe De Morgan nga Belgjika, si dhe Korrieri i Italisë, ambasada e regjimit iranian ka pretenduar nga frika se Assadi “nuk përbën asnjë kërcënim për Belgjikën” dhe se “Çdo aluzion për hakmarrje që bëhet nga mediat është krejtësisht absurd…dhe ka për qëllim t’i përkeqësojë marrëdhëniet Iran-Europë.”
Sipas një raporti nga Reuters më 9 tetor 2020, Assadi, në një takim me zyrtarë të policisë belge më 12 mars 2020, ka thënë,”(Belgjika) nuk e kupton se çfarë do të ndodhë në rastin e një verdikti të pafavorshëm. (Dhe se) “çështja e tij po ndiqet me vëmendje nga grupe të pazbuluara në Iran dhe në vendet fqinje… Assadi i ka thënë policisë se grupe të armatosura në Irak, Liban, Jemen, dhe Siri, si dhe brenda në Iran, janë të interesuara në rezultatin e çështjes së tij dhe do të jenë duke ‘vëzhguar nga prapaskenat për të parë nëse Belgjika do t’i mbështesë apo jo.’”
Le Monde, në botimin e 10 tetorit, shkruan, “Më 20 shkurt 2020, Jaak Raes, Administrator i Përgjithshëm i Shërbimit të Përgjithshëm të Informacionit dhe Sigurisë në Belgjikë, i ka shkruar prokurorit federal se sulmi (mbi tubimin e Rezistencës) ka qenë i planifikuar dhe i udhëhequr nga regjimi iranian. Kjo nuk ka qenë iniciativë e Assadi-t.”
Gazeta flamande e Belgjikës, De Morgen, duke cituar gazetën De Standard, raportoi më 12 tetor: “Një shënim nga Këshilli i Sigurimit të Shtetit tregon se sulmi ishte planifikuar dhe kryer nga regjimi iranian dhe si rrjedhim nuk ka qenë veprim i ndërmarrë në kapacitet personal. Gjithashtu, Assadi njihet si një agjent i fshehtë i shërbimit iranian të inteligjencës.”







Ekzekutimi i një gruaje në Iran (foto fajli)
Dy javë pasi ka dëmtuar kyçin e këmbës, e burgosura politike Saba KordAfshari nuk ka marrë ende kujdesin dhe trajtimin e duhur mjekësor në burgun Evin.
Google ka bllokuar llogarinë e Hausa TV të regjimit iranian, e cila mbulon vendet afrikane, në YouTube dhe Gmail. Javën e shkuar, Tëitter bllokoi llogarinë e këtij rrjeti për shkak se kishte shkelur rregullat e Tëitter.
Një fëmijë iranian ka kryer vetëvrasje për shkak se nuk mund të kishte një telefon celular që ta përdorte për të studiuar nga shtëpia gjatë karantinës.
Të hënën, Drejtësia e regjimit iranian ka dënuar një mësues me 45 goditje kamxhiku për faktin se ka vizatuar karikatura të Ministrit të Arsimit. Ky dënim erdhi pas një kallëzimi që Ministri i Arsimit dhe Zëvendësi i tij kishin bërë kundër këtij mësuesi.


