
“Kryengritja ka vazhduar nga 27 shtatori 1981 deri më 26 shtator 2020 – Rroftë liria”
“Do ta përmbysim regjimin klerikal me Njësitë e Rezistencës”
Javën e shkuar, në përvjetorin e shtypjes gjakatare të protestave më 27 shtator 1981 në Iran, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) shkruan graffiti dhe ngjitën postera e vunë fletushka në vende të ndryshme, ku theksonin aspiratat e popullit iranian për përmbysjen e diktaturës fetare që sundon Iranin dhe për vendosjen e lirisë dhe demokracisë. Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK u zhvilluan në Teheran dhe qytete të ndryshme në mbarë Iranin, duke përfshirë Isfahan, Shiraz, Neka, Zanjan, Rasht, Mashhad, Hamedan, Arak, Neyshabur, Qazvin, Sanandaj, Torbat Heydariyeh, Gorgan, Kermanshah, Babol, Ahvaz, Bojnurd, Tabriz, Lahijan, Karaj, Zabol, Qom, Hendijan, Bushehr, Yazd, Kerman, dhe Bandar Abbas.
Disa nga slloganet ishin: “Lavdi dëshmorëve të rrugës drejt lirisë nga 27 shtatori 1981 deri më 26 shtator 2020,” “Shpërbëjeni Gardën Revolucionare,” “Massoud Rajavi: Në IRGC kriminale bëjnë pjesë banditë e gangsterë, dhe ajo duhet të shpërbëhet,” “Demokraci, Liri me Maryam Rajavi,” “Kryengritja ka vazhduar nga 27 shtatori 1981 deri më 26 shtator 2020 – Rroftë liria,” “Maryam Rajavi: Martirizimi i Navid-it do t’i ushqejë flakët e kryengritjes së popullit iranian për liri, e cila do ta përmbysë regjimin klerikal,” “Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme,” “Përmbysja e regjimit klerikal do të arrihet me veprimtaritë e Njësive të Rezistencës,” “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi.”














