Wednesday, February 1, 2023

Iran: Kryengritjet e Përsëritura Ekspozojnë Prioritetet e Shtrembra të Teheranit dhe Paaftësinë e Tij për Mbajtjen e Pushtetit

Shkruar nga Sedighe Shahrokhi

1 tetor 2020

Iran, IRGC, Iran Protests, MEK, NCRI, uprisingKryengritja mbarëkombëtare e nëntorit 2019 në Iran

Zyrtarët e regjimit iranian ua kanë patur frikën kryengritjeve të përsëritura që me fillimin spontan të një lëvizjeje mbarëkombëtare në ditët e fundit të 2017-ës. Frikërat e tyre u shumëfishuan shpejt nga qëndresa e popullit përballë shtypjes së rëndë nga ana e qeverisë. Ndonëse mijëra arrestime dhe dhjetëra vrasje çuan në thyerjen e kryengritjes së parë përpara mbarimit të 2018-ës, kjo kryengritje u dha shkëndijën gjithashtu një vargu demonstratash më lokale anti-qeveritare, të cilave udhëheqësja e opozitës, Znj. Maryam Rajavi, i është referuar si “një vit plot kryengritje.”

navid afkari, navid, afkariNavid Afkari

Teherani mbetet i përkushtuar ndaj krijimit të pasojave të rënda për ata që kanë marrë pjesë në kryengritje, duke sfiduar 40 vitet e shtypjes nën sundimin e mullahëve. Këtë gjë e dëshmon ekzekutimi më 12 shtator i Navid Afkari. 27-vjeçari, kampion në mundje dhe figurë shumë popullore në Iran, ishte arrestuar pse kishte marrë pjesë në protesta në qytetin Shiraz në gusht 2018. Çështja e tij u bë pjesë e faqeve të para të mediave ndërkombëtare pasi u bë e qartë se e kishin torturuar për ta detyruar të pranonte një akuzë të rreme për vrasje pavarësisht mungesës së plotë të provave në mbështetje të kësaj akuze. Por drejtësia e Iranit i ka refuzuar të gjitha thirrjet për një ri-gjykim, dhe me sa duket e ka përshpejtuar dënimin e tij me vdekje me shpresën për t’i hequr qafe këto polemika.

Implementimi i këtij dënimi ishte pa dyshim i rëndësishëm për mullahët pasi statusi popullor i Afkari-t shërbente që ai të përdorej si një paralajmërim për të gjithë qytetarët e thjeshtë. Njëra nga thirrjet për të shpëtuar jetën e tij, e nënshkruar nga afërsisht 50 sportistë profesionistë iranianë, vuri në dukje se regjimi ka një histori të gjatë të një sjelljeje të tillë, pasi “nuk mund t’i tolerojë figurat popullore” që e ngrenë zërin kundër sistemit teokratik. Kjo mungesë tolerance vetëm sa është rritur gjatë dy viteve nga arrestimi i Afkari-t deri në konfirmimin e dënimit të tij me vdekje, pasi trazirat publike u kthyen në një tjetër kryengritje mbarëkombëtare gjatë kësaj kohe.

Kryengritja e dytë u zhvillua në nëntor 2019, teksa njerëzit në mbi 200 qytete të vogla e të mëdha u derdhën nëpër rrugë pas shpalljes së një rritjeje të madhe në çmimin e gazolinës. Kjo kryengritje e dytë i përvetësoi menjëherë slloganet karakteristike të së parës, duke përfshirë “vdekje diktatorit” dhe thirrje të tjera të qarta për ndryshim regjimi. Në janar 2018, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei ia atribuoi këto sllogane përpjekjeve organizuese të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK). Gati dy vite më vonë, grupi kryesor i opozitës demokratike vërtetoi se ndikimi i tij nuk ishte zbehur përballë përshkallëzimit të shtypjes nga ana e qeverisë.

Për këtë arsye, autoritetet iraniane vazhdojnë të paralajmërojnë për potencialin e kryengritjeve edhe më popullore. Disave prej këtyre paralajmërimeve u është bërë jehonë edhe në mediat shtetërore si gazeta e përditshme Arman, e cila publikoi një artikull të dielën ku shpjegonte se si veprimtaritë opozitare të udhëhequra nga MEK vazhdojnë të nxiten nga pakënaqësitë ekonomike dhe mungesa e masave kompensuese nga zyrtarët iranianë. “Presioni ekonomik që përjetojnë klasat e ulëta shoqërore është i padurueshëm,” thotë ky editorial. “Duhet të bëjmë kujdes që ato të mos e humbasin tolerancën pasi kjo mund të ketë pasoja shoqërore dhe të lidhura me sigurinë.”

Pa asnjë dyshim, regjimi klerikal është i vetëdijshëm për situatën shpërthyese të krijuar nga këto vështirësi. E megjithatë, përgjigjja e tyre ndaj trazirave të fundit mbetet plotësisht e fokusuar në shtypjen e shprehjeve publike të mospajtimit dhe në përpjekjen për ta prishur lëvizjen e organizuar të Rezistencës, në vend që të marrë masa për t’i zbutur këto vështirësi. Dhe ndonëse zyrtarët e regjimit do të dëshironin t’ua vinin fajin efekteve të sanksioneve amerikane për mosveprimin e tyre, kjo gjë nuk qëndron përballë analizave.

Në një fjalim kohët e fundit përpara një audience globale mbështetësish, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi, argumentoi se vetë ekzistenca e IRGC-së është provë e përçmimit të regjimit për popullin e vet. Kjo ushtri operon paralelisht me forcat e armatosura të rregullta iraniane, ndërkohë që mban nën kontroll pjesë shumë të mëdha të sektorit privat të vendit, dhe veprimtaritë e saj janë të ndara në mënyrë të barabartë mes represionit brenda vendit dhe mbështetjes për terrorizmin jashtë kufijve të Iranit. Ky rol i dyfishtë, sipas Znj. Rajavi, sjell “shpenzime astronomike” që i bien pa nevojë mbi krye një populli i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë që përpara shtimit të sanksioneve amerikane kohët e fundit.