Monday, February 6, 2023

Përmbledhje e Protestave në Iran: 21-29 Shtator

 

30 shtator 2020

Raportet nga Irani, të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), tregojnë se protestat e njerëzve nga të gjitha sferat e jetës vazhdojnë në Iran. Këto protesta ndodhin për shkak të politikave të gabuara ekonomike dhe korrupsionit sistematik të regjimit, që e kanë shkatërruar ekonominë e vendit, duke e shtuar presionin mbi popullin iranian.

Problemet ekonomike ishin ato që u dhanë shkëndijën protestave të Iranit në nëntor 2019, protesta të cilat i shkundën themelet e regjimit. Si rrjedhim, protestat e vazhdueshme dhe urrejtja gjithnjë e më e madhe e popullit për regjimin i kanë tmerruar zyrtarët.

Mediat shtetërore, të cilat e quajnë “mosbesim” urrejtjen në rritje të popullit ndaj regjimit, janë duke i paralajmëruar zyrtarët për një tjetër kryengritje. Lidhur me këtë, e përditshmja Aftab-e Yazd të hënën, në një artikull me titull “Kriza e besimit në shoqëri,” shkroi: “Këto ditë, shoqëria po vuan nga një krizë besimi. Kjo do të thotë që njerëzit e kanë humbur plotësisht besimin tek zyrtarët [e regjimit]. Si pasojë, çfarëdo që të bëjë kjo qeveri, nuk do të mundet ta rifitojë këtë besim të humbur. Njerëzit nuk kanë besim në ato që kanë thënë apo premtuar zyrtarët. Ky mosbesim i shkakton shoqërisë dëmin më të madh ekonomik dhe do të krijojë kriza politike, kulturore, psikologjike.”
Po t’i hedhim një sy raporteve të mëposhtme për protestat e raportuara nga MEK gjatë javës së shkuar, mund ta konfirmojmë shqetësimin e mullahëve lidhur me shoqërinë e trazuar iraniane.

Të martën, 29 shtator, punëtorët e fabrikës së sheqerit në Mahabad të provincës Kurdistan, në Iranin perëndimor, dolën në grevë. Këta punëtorë protestojnë ndaj mos-marrjes së rrogave dhe heqjes nga puna të disa prej kolegëve të tyre.

مهاباد تجمع کارگران کارخانه قند مهاباد990708

Raportet nga Irani tregojnë se protesta e punëtorëve të centralit elektrik Ahvaz Ramin në provincën Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor, vazhdon. Ata kërkojnë nga autoritetet që t’u ofrojnë siguri pune dhe jetese, për shkak të transferimit të 49% të aksioneve të këtij centrali në sektorin privat. Ata e vazhduan protestën të martën.

Protestë e punëtorëve të centralit elektrik Ahvaz Ramin

Të hënën, 28 shtator, një grup infermierësh dhe pjesëtarësh të personelit mjekësor të spitalit Rohani në Babol të provincës Mazandaran, në Iranin verior, zhvilluan një protestë, për të kërkuar rrogat dhe bonuset që u janë vonuar.

تجمع اعتراضی پرستاران بیمارستان روحانی بابل در اعتراض دریافت نکردن حقوق اضافه کار و کارانه

Ata thanë: “Duke qenë se ne i kemi pranuar kushtet e rënda e të padurueshme të punës për të ndihmuar pacientët me COVID-19, ju [zyrtarët] duhet të jeni më të zellshëm për të siguruar të drejtat tona.”
Gjithashtu të hënën, 28 shtator, një grup familjarësh të punëtorëve pensionistë të kompanisë Foulad, u grumbulluan përpara Ministrisë së Brendshme të regjimit, për të kërkuar që t’u bëhen pagesat e munguara.

Të dielën, 27 shtator, anëtarët e Shoqatës së Aktivistëve të Mjedisit së bashku me banorët e fshatit Nivan Nar në qytetin Golpayegan të provincës Isfahan, në Iranin qendror, mbajtën një tubim proteste përpara makinerive të rënda. Ata kërkuan ndalimin e ndërtimit të një ferme industriale 5 km nga fshati.

گلپایگان تجمع فعالان زیست محیطی کشور ۹۹۰۷ ۸

Ferma industriale që është planifikuar të ndërtohet në këtë zonë do të mbajë deri në 10,000 lopë, gjë që do të jetë një katastrofë e madhe ekonomike dhe mjedisore. Banorët e fshatit Nivan Nar, i cili ka 350 familje dhe një popullsi prej rreth 1500 njerëzish, si dhe të fshatrave të tjera fqinje, merren me bujqësi dhe blegtori, dhe jetesa e tyre është e lidhur me këto dy aktivitete. Si pasojë, ndërtimi i kësaj ferme industriale mund ta shkatërrojë ekonominë dhe të rezultojë në migrim në masë të fshatarëve.

Të hënën, 21 shtator, punëtorët e Kompanisë Industriale dhe të Minierave Karkavan Jalili në qytetin Savadkuh të Iranit verior dolën në grevë. Ata kërkojnë një pagë të përshtatshme bazuar në kushtet e punës.

Protestë e punëtorëve të Kompanisë Industriale e të Minierave Karkavan Jalili -Savadkuh, Iran verior—21 shtator 2020

Të martën, 22 shtator, punëtorët e Kompanisë Kimia Espadan Yazd, në qytetin Yazd të Iranit qendror, u grumbulluan brenda zyrës së menaxherit për të protestuar refuzimin nga ana e zyrtarëve për t’ua paguar rrogat e vonuara.

یزد تجمع کارگران شرکت کیمیا طرح اسپادان یزد۹۹۰۷۰۱

Përsëri, të martën, një grup fermerësh në fshatin Saleh Davood pranë Shush, në Iranin jug-perëndimor, mbajtën një tubim përpara zyrës së guvernatorit të distriktit. Këta fermerë protestuan kundër kontratës së panxharsheqerit që është nënshkruar nga kompanitë Bisotoon dhe Islamabad Kermanshah.

Fermerët protestojnë në fshatin Saleh Davood

Të mërkurën, 23 shtator, infermierët dhe stafi mjekësor i Spitalit të Transplantit Ibn Sina në qytetin Shiraz të Iranit qendror, u grumbulluan përpara Universitetit të Shkencave Mjekësore në Fars, për të protestuar ndaj vonesës në dhënien e rrogave.

Protestë e infermierëve dhe stafit mjekësor të Spitalit të Transplantit Ibn Sina në qytetin Shiraz

Të mërkurën, shoferët e kamionëve në qytetin Fardis pranë Karaj, në perëndim të kryeqyetit iranian, Teheran, dolën në grevë për të protestuar ndaj tarifave të ulëta dhe kostove të larta të mirëmbajtjes së automjeteve. Kjo grevë nisi pas një thirrjeje nga Unioni Kombëtar i Shoferëve për një grevë mbarëkombëtare.