Për shkak të varfërisë ekstreme, shumë fëmijë në Iran detyrohen të punojnë
Teksa populli iranian vazhdon të luftojë me varfërinë dhe vështirësitë financiare,mediat shtetërore iraniane e pranojnë se korrupsioni i mullahëve dhe plaçkitja e pasurisë kombëtare për të financuar terrorizmin e ka paralizuar ekonominë e vendit. Lidhur me këtë, e përditshmja shtetërore Etemad shkroi të dielën: “Pragu i varfërisë për një familje me katër persona është 10 milion toman. Vitet e fundit, të gjitha sferat e jetës, sidomos punëtorët e vendit tonë janë prekur nga trysnitë më të rënda ekonomike si inflacioni i shfrenuar, ulja e të ardhurave, ulja e fuqisë blerëse, dhe rritja e varfërisë. Tani, me rritjen e kursit të këmbimit të dollarit në 280,000 rial [ 290,000 rial më 29 shtator], kushtet e vështira kanë mbizotëruar në jetesën e pagamarrësve. Një krahasim i pragut të varfërisë prej 10 milion toman me rrogën minimale prej 2.8 milion toman tregon varfërinë absolute të popullsisë punëtore dhe pagamarrësve, që përbëjnë 60% të shoqërisë iraniane. Kjo ndërkohë që kostoja e jetesës në qytetet metropolitane llogaritet të jetë 9 milion, ndërsa në qytetet e vogla është mbi 7 milion toman.”