Soheil Arabi
Të burgosurit politik Soheil Arabi i janë mohuar telefonatat dhe vizitat në një pavijon karantine të burgut Rajaei Shahr në Karaj. Një burim i informuar ka thënë se “Soheil Arabi, të cilin e kanë transferuar në pavijonin e karantinës të burgut Rajai Shahr më 21 shtator, po mbahet ende në këtë pavijon dhe i janë mohuar telefonatat dhe vizitat familjare”.
“Nëna e tij është e shqetësuar për të birin pasi nuk ka patur asnjë kontakt nga ai pasi e kanë transferuar në burgun Rajai Shahr,” thotë burimi.