Thursday, March 28, 2024

Mediat Shtetërore Iraniane Shprehin Frikë nga Protestat në Mesin e Krizave Ndërkombëtare e të Brendshme

Iran, IRGC, Iran Protests, Media, express, MEK, NCRIPo t’i hedhim një shikim raporteve të mediave shtetërore të regjimit të martën dhe të mërkurën, kuptojmë se si mullahët po përfyten me frikën nga një kryengritje tjetër, në mesin e izolimit ndërkombëtar dhe krizave shoqërore.

Këto media trajtojnë çështje të përbashkëta si, shprehjen e shqetësimit lidhur me perspektivën për zhvillimet rajonale kundër regjimit, rritjen e shpejtë të çmimeve dhe zhvlerësimin e monedhës kombëtare, dhe grindjet e brendshme për më shumë pushtet, sidomos nën dritën e zgjedhjeve të rreme parlamentare të mullahëve.

E përditshmja shtetërore Etemad ka konfirmuar rolin e regjimit në vetëvrasjen tragjike të babait të Amir Hossein Moradi, një protestues i burgosur i dënuar me ekzekutim, për shkak të presioneve psikologjike që ai ka përjetuar nga arrestimi dhe dënimi me vdekje i të birit.