Policia Kibernetike e Iranit arreston 2 administratorë të Telegram-it për “fyerje ndaj zyrtarëve”

Iran Cyber PolicePolicia Kibernetike e Iranit

Kreu i Policisë Kibernetike të Iranit (FATA) tha se agjentët e tij kanë arrestuar dy njerëz në Ardabil të Iranit veri-perëndimor, të akuzuar për ofendim të zyrtarëve gjyqësorë të provincës.

“Ndërkohë që monitoronin rrjetet sociale, ekspertët e Policisë Kibernetike u ndeshën me grupe në Telegram të cilat trazonin opinionin publik duke postuar gënjeshtra, lajme të rreme dhe fyerje ndaj zyrtarëve gjyqësorë të provincës,” tha Ali Ghahreman Tale’e, sipas Agjencisë Tasnim e cila është e lidhur me IRGC-në.

Qendrat e reja të Iranit për të vazhduar aktivitetet bërthamore

 

NCRI-US Deputy Director, Alireza Jafarzadeh, using a power point presentation, showed maps, graphs, and charts of the covert organization as well as names of individuals involved in the Iranian regime's nuclear program - October 16, 2020Zëvendës Drejtori i NCRI-SH.B.A., Alireza Jafarzadeh, duke përdorur një prezantim të power point, tregoi harta, grafikë dhe skema të organizatës së fshehtë, si dhe emra të individëve të përfshirë në programin bërthamor të regjimit iranian – 16 tetor 2020

Zyra përfaqësuese e SHBA të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në një konferencë për shtyp të premten, zbuloi detaje të qendrave të reja të regjimit Iranian për të vazhduar aktivitetet bërthamore. Përveç kësaj, NCRI zbuloi përpjekjet e regjimit për shkatërrimin e të gjitha provave të aktiviteteve të tyre bërthamore.

Sipas NCRI, informacioni i ri i marrë nga burime brenda regjimit iranian zbulon se është ndërtuar një qendër e re për të vazhduar punën e saj për armatimin e programit bërthamor të regjimit iranian. Organizata e Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës (Sazman-e PazhouheshhayeNovin-e Defa’i), e njohur shkurtimisht në Iran si SPND, është institucioni brenda ministrisë së mbrojtjes që ndjek këtë projekt. Ministria e mbrojtjes kontrollohet më së shumti nga IRGC.

Soona Samsami, përfaqësuesja e NCRI SHBA, hapi konferencën duke theksuar se regjimi iranian ka përfituar nga marrëveshja bërthamore e Iranit, (JCPOA) për të vazhduar fshehurazi ndërtimin e armëve të saj bërthamore. Ajo tha: “Politika e zbutjes së perëndimit lejoi regjimin që të përshpejtojë përpjekjen e tij për të siguruar armë bërthamore ndërsa negocion me fuqitë botërore. Sigurimi i armëve bërthamore është pjesë e strategjisë së mullahëve për mbijetesë ”.
Z. Alireza Jafarzadeh, zv drejtor i zyrës së NCRI-SH.B.A., gjatë kësaj konference, zbuloi: “Sipas inteligjencës sekrete të marrë nga rrjeti i MEK nga brenda regjimit, SPND ka vazhduar punën e saj edhe pas marrëveshjes nukleare të Iranit.

Struktura dhe personeli i SPND-së mbeten të paprekura dhe një pjesë e institucionit është zgjeruar. Mohsen Fakhrizadeh Mahabadi vazhdon të mbetet kreu i këtij organi. Kështu, pavarësisht marrëveshjes nukleare, Ministria e Mbrojtjes dhe IRGC kanë ruajtur aftësitë e tyre për të ndërtuar një armë bërthamore “.

From left: Mohsen Fakhrizadeh Mahabadi, former Defense Minister, Mohammad Najjar, Brig. Gen. Ahmad Vahidi, the head of National Defense University’s Research Instittue, and Brig. Gen. Na’man Gholami, acting commander of the Paramilitary Bassij - January 5, 2019Nga e majta: Mohsen Fakhrizadeh Mahabadi, ish-ministri i mbrojtjes, Mohammad Najjar, Ahmad Vahidi, kreu i institutit kërkimor të universitetit të mbrojtjes kombëtare dhe Na’manGholami, ushtrues i detyrës së komandantit të Bassij – 5 janar 2019″Kjo qender e re ushtarake është në veri të zonës ushtarake në parkut kombëtar Khojir, i cili është prodhuesi më i madh i raketave balistike për Industrinë e Raketave Hemmat dhe Industrinë e Raketave Bakeri. Në veri të kësaj qendre të re (në veri të  rrugës Damavand ), selia komanduese e Organizatës Hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Industrive Mekanike të Organizatës Hapësinore (të njohura si Mahallati Industries) janë të vendosura në zonën e Hakimiyeh. ” – shtoi z. Jafarzadeh.Në prill 2017, zyra e NCRI në SH.B.A. zbuloi vazhdimin e aktiviteteve të tilla në një qendër të njohur si Akademia e Kërkimit në kompleksin Parchin në juglindje të Teheranit.Z. Jafarzadeh shtoi: “Teherani ka ndërtuar qendrën e tij të re ushtarake për SPND në zonën e komplekseve të përfshira në ndërtimin e raketave, të cilat gjithashtu do të siguronin një fshehje të sigurtë për aktivitetet e tij bërthamore.” Harta e përgjithshme e Teheranit ku qendra e re e SPND është shënuar në rreth

General map of Tehran where new SPND site is marked in circle.

Vendndodhja e qendrës së re të SPND në lindje të Teheranit

Location of new site of SPND east of TehranVendndodhja e qendrës së re të SPND në lindje të Teheranit

 

Vendndodhja e qendrës së SPND në lindje të Teheranit“Projekti i ndërtimit të qendrës filloi në 2012 dhe ndërtimi i saj zgjati disa vjet. Rreth vitit 2017, disa seksione të grupeve të ndryshme të SPND, përfshirë gjeofizikën, të njohur në Grupin Chamran u zhvendosën aty gradualisht, pasi ndërtimi i pjesëve të tjera të vendit u përfundua më vonë. Duke transferuar pjesë të SPND, zona përreth është zgjeruar. Për më tepër, duke u vendosur në një zonë ushtarake, ka gjetur një mbulesë të përshtatshme për të mbajtur të fshehta udhëtimet dhe identitetin e personelit që punon atje. ” Maj 2012 fazat e hershme të ndërtimit të qendrës Maj 2012 fazat e hershme të ndërtimit të qendrës Progresi 2013 i ndërtimit të qendrës

2013 progression of the construction of the site

Progresi 2013 i ndërtimit të qendrës

The new SPND site shown with a circle, to the south is Khojir site and to the north is the headquarters of Aerospace Organization and Mahallati site

Qendra e re e SPND e treguar me një rreth, në jug është qendra Khojir dhe në veri është selia e Organizatës Hapësirë ​​Ajrore dhe qendra MahallatiQendra e dytë e SPND e paraqitur nga NCRI quhet Marivan Site dhe ndodhet pranë qytetit Abadeh, provinca Isfahan. Kjo qendër  u raportua për herë të parë nga NCRI në 2017. Ajo u ndërtua nën mbikëqyrjen e Ali Shamkhani, i cili tani është sekretari i përgjithshëm i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare dhe më parë shërbeu si ministër i mbrojtjes nën presidentin e regjimit Mohammad Khatami.

“Ajo që kemi zbuluar është se kjo qendër dhe zona përreth është plotësisht e kontrolluar nga IRGC. Vendasit nuk lejohen në zonë, ”tha Jaffarzadeh.Kjo qendër është e lidhur me aktivitetet e “Qendrës për Kërkime dhe Zgjerim të Teknologjive në Shpërthime dhe Ndikim (METFAZ)”, një degë e SPND e përfshirë në ndërtimin e armëve bërthamore.”Në pikëpamje të dokumenteve të reja në lidhje me aktivitetet bërthamore të regjimit, “Ahamd-Abad” ka shumë mundësi të jetë qendra Abadeh,” tha Jaffarzadeh.Jaffarzadeh gjithashtu shtoi se pasi IRGC e kuptoi që kjo qendër ishte zbuluar, ajo papritmas shkatërroi të gjitha objektet në këtë vendndodhje në korrik 2019, sepse ato pajisje mund të kishin provuar lidhjen me armët bërthamore.”Pamjet satelitore të qershorit 2019 tregojnë se objektet ekzistonin, por ato u rrafshuan plotësisht nga IRGC në korrik 2019. Pas një viti pastrimi, Teherani lejoi hyrjen e IAEA në 26 gusht, 2020″ -tha Jaffarzadeh. Zbulimi më i ri i NCRI-së tregon se regjimi nuk respektoi kurrë angazhimet e tij sipas kushteve të marrëveshjes nukleare të Iranit(JCPOA) dhe aktivitetet bërthamore të mullahëve nuk janë të lidhura me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga JCPOA në 2018.Përpjekjet e regjimit për të siguruar një armë bërthamore janë pjesë e strategjisë së mullahëve për mbijetesë. Tani, mes protestave në rritje brenda Iranit, veçanërisht pas protestave të mëdha të Iranit në nëntor 2019, dhe gjithashtu me ndryshimin e ri të bilancit të forcave rajonale kundër regjimit dhe pasojat e tij për mbijetesën e mullahëve, regjimi ka nevojë për një bombë atomike më shumë se kurrë.

 

 

Lakmia dhe Keqinformimi Vazhdojnë të Mbizotërojnë në Përgjigjen e Iranit ndaj Koronavirusit

Shkruar nga Shahriar Kia

Greed and Disinformation Still Predominate Iran’s Coronavirus ResponseTë dielën e shkuar, Irani raportoi se kishte arritur një rekord të ri për numrin e vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit brenda vetëm një dite. Një ditë më pas, rekordi u thye përsëri, me 272 vdekje të reja, krahasuar me shifrën 251 të të dielës. Por opozita iraniane e ka llogaritur numrin total të vdekjeve si mbi 124,000.

Këto thyerje të njëpasnjëshme rekordesh kanë koinçiduar me një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja që regjistrohen. Sipas njoftimeve zyrtare, vendi ka parë një total prej mbi gjysëm milioni rastesh, prej të cilave afërsisht 29,000 kanë qenë fatale, dhe tani të paktën një anëtar i taskforcës së Ministrisë iraniane të Shëndetësisë për luftimin e koronavirusit po raporton se spitalet në mbarë vendin e kanë tejkaluar kapacitetin për herë të parë që kur nisi sëmundja.

Autoritetet e regjimit refuzojnë ta përshkruajnë situatën në terma kaq të rënda. Por mes vëzhguesve të pavarur e të huaj që e kanë parë situatën me vëmendje, askush nuk ka vërtet dyshime për atë që ka thënë anëtari i taskforcës Masoud Mardani për Financial Times. Të paktën, askush nuk ka dyshim për të atë që ai tha lidhur me situatën e tanishme. Krahasimet e tij me situatën e muajve të mëparshëm janë më të dyshimta, pasi shumë nga ata që kritikojnë përgjigjen e Teheranit ndaj koronavirusit këmbëngulin që vendi nuk po hyn në një valë të tretë, madje as të dytë, por vazhdon ende valën e parë drejt bilanceve të vdekjeve të cilat i tejkalojnë në masë të madhe ato që janë regjistruar në të gjitha vendet e tjera me madhësi të ngjashme.

Mbi 70 Parlamentarë Europianë Kërkojnë një Politikë të Rreptë ndaj Terrorizmit të Regjimit Iranian

 

The European lawmakers demand a firm policy toward Iran regime’s terrorismParlamentarët europianë kërkojnë një politikë të rreptë ndaj terrorizmit të regjimit iranian

Mbi 70 parlamentarë europianë nga tendenca të ndryshme politike kanë kërkuar një politikë të rreptë përballë veprimtarive terroriste të regjimit iranian në mbarë botën, dhe veçanërisht në Europë.

Në një deklaratë të përbashkët më 12 tetor, parlamentarët europianë e përshkruajnë komplotin e dështuar me bombë të regjimit në 2018-ën kundër tubimit të përvitshëm të opozitës iraniane në Francë si një dëshmi për faktin që terrorizmi i mullahëve nuk ka kufij.

Në një njoftim për shtyp lidhur me këtë deklaratë nga parlamentarët europianë, Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit shkroi të martën: “Sot, një diplomat iranian dhe tre agjentë të tjerë të lidhur me Ministrinë iraniane të Informacionit dhe Sigurisë (MOIS) janë aktualisht të burgosur në Belgjikë dhe do të ndiqen penalisht në një gjyq të planifikuar për datën 27 nëntor, për rolin e tyre në një komplot me bombë kundër tubimit të përvitshëm të opozitës iraniane, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në mbështetje të një Irani të lirë e demokratik, në Paris më 30 qershor 2018.”

“Javën e shkuar, agjencia e lajmeve Reuters zbuloi se Assadollah Assadi, diplomati i regjimit iranian, “i ka paralajmëruar autoritetet për hakmarrje të mundshme nga ana e grupeve të paidentifikuara nëse ai gjendet fajtor, sipas një dokumenti të policisë.” Gjithashtu, “Assadi i ka thënë policisë se grupe të armatosura në Irak, Liban, Jemen dhe Siri, si dhe brenda në Iran, janë të interesuara për rezultatin e çështjes së tij dhe do të jenë “duke vëzhguar nga prapaskenat për të parë nëse Belgjika do t’i mbështesë apo jo.” Është skandaloze dhe një akt shantazhi nga ana e një shteti kur diplomati i tij bën kërcënime terroriste kaq të drejtpërdrejta. Qeveritë europiane nuk duhet të mbeten të heshtura përballë përdorimit të qartë të terrorizmit nga regjimi iranian,” shton deklarata.

Përmbledhje e Protestave të Iranit: 08–15 Tetor

 

Iran ProtestsRaportet nga Irani tregojnë se ka patur protesta të tjera nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë gjatë javës së shkuar. Këto protesta kanë ardhur kryesisht për shkak të problemeve ekonomike të Iranit dhe presionit të tyre mbi shoqërinë.

Por kjo javë nisi me protesta të mëdha pas ndarjes nga jeta të Z. Mohammad Reza Shajarian, një mjeshtër i famshëm i muzikës tradicionale perse. Z. Shajarian ndërroi jetë të enjten më 8 tetor, pas një beteje të gjatë me kanceri. Mbështetja e tij për popullin iranian dhe mospajtimi ndaj regjimit të mullahëve, së bashku me veprat e tij të mëdha artistike, e kishin bërë atë një figurë shumë të dashur për popullin.

Nga ana tjetër, regjimi i mullahëve ia kishte ndaluar atij të jepte koncerte dhe nuk ua lejonte njerëzve kënaqësinë të dëgjonin zërin e tij në televizionin shtetëror.

Një turmë e madhe u grumbullua jashtë spitalit Jam në Teheran, në kryeqytetin iranian, për të mbajtur zi për vdekjen e Shajarian dhe për të thirrur me sllogane kundër regjimit dhe televizionit shtetëror. Videot nga Irani tregojnë protestuesit duke thirrur me sllogane si “Vdekje diktatorit” dhe “Televizioni dhe radio shtetërore është një turp.”

I burgosuri Soheil Arabi, viktimë e zhdukjeve me forcë në Iran

 

Asnjë lajm nuk dihet për të burgosurin politik Soheil Arabi, pas gati një muaji që ai u transferua nga Burgu i Teheranit të Madh në Burgun Rajaishahr në Karaj.

I burgosuri politik Soheil Arabi u raportua se u transferua nga GTP në fund të shtatorit dhe u dërgua në Burgun Rajaishahr ku ai po mbahet në të ashtuquajturat “suita” që është eufemizmi i regjimit për izolim. Pas rreth një muaji, nuk ka asnjë lajm për këtë të burgosur. Të burgosurit e tjerë në Rajaishahr nuk e kanë parë atë.

Znj. Farangis Mazloum, nëna e Soheil Arabi, kishte zbuluar më parë se arsyeja për transferimin e djalit të saj në Rajaishahr ishte botimi i tij i një dokumenti audio rreth kushteve të tmerrshme në GTP.

Transferimi u bë me urdhër të Amin Vazirit, ndihmësprokurorit që mbikëqyr të burgosurit politikë në burgun iranian. Amin Vaziri e ka mohuar përgjegjësinë. Ai i tha familjes së Soheil Arabi se urdhri për izolim ishte lëshuar nga Seyed Heshmatollah Hayat Algheib, drejtori i përgjithshëm i burgjeve në Provincën e Teheranit.

I burgosuri politik Soheil Arabi është privuar nga të drejtat e tij themelore që kur u transferua në Rajaishahr, duke përfshirë veshjen dhe të drejtën e tij për të pasur kontakte dhe vizita me familjen.

Në Shtator të vitit 2020, Soheil Arabi dërgoi një dokument audio nga IEVP-ja e Teheranit të Madh, duke zbuluar fakte rreth kushteve çnjerëzore në këtë burg. Ai tha: “Kjo është dhoma më e keqe e torturave në Lindjen e Mesme.”

 

 

Eurodeputetja Alessandra Moretti bën thirrje për abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran në Webinar, më 7 Tetor 2020

 

Alessandra Moretti, eurodeputete nga Italia, drejtoi një seminar nga ligjvënësit evropianë më 7 tetor 2020, mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran.

Konferenca Online u mbajt nën titullin: “Krimet e vazhdueshme të Iranit kundër njerëzimit, detyrimet politike dhe morale të BE”. Ngjarja në internet ishte më 7 tetor 2020. Dymbëdhjetë anëtarë të Parlamentit Evropian morën pjesë dhe folën në konferencë.

Deputetët e BE-së bënë vërejtjet e tyre në mënyrë që të dënojnë shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut që janë parë çdo ditë në Iran. Përveç kësaj, eurodeputetët i bënë thirrje Bashkimit Evropian të përmbushë detyrimet e tij morale dhe politike përballë shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran. Ata bënë thirrje për një politikë të vendosur nga Bashkimi Evropian kundër regjimit të mullahëve në Iran. Gjithashtu, ata theksuan: “Është koha për të qëndruar përkrah popullit iranian dhe për të mbështetur aspiratat e tyre të justifikuara për një Iran të lirë, demokratik dhe jo-bërthamor”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësja kryesore në këtë konferencë. Mesazhi i saj u mirëprit si zgjidhje demokratike për të ardhmen e Iranit. Plani me dhjetë pika i zonjës Rajavi ka një mbështetje të gjerë nga shumica e eurodeputetëve.

Të burgosurat femra në Tabriz rrezikojnë të infektohen me herpes zoster

 

150 të burgosura në Tabriz janë në rrezik të infektimit nga herpes zoster. Shumë të burgosura femra në Burgun Qendror të Tabrizit tashmë jane te infektuara me koronavirus.

Sipas raporteve nga Burgu Qendror i Tabrizit, njëra nga të burgosurat femra tashmë është sëmurë me herpes zoster. Ajo u dërgua në klinikë por u kthye në repartin e përgjithshëm midis të burgosurve të tjerë, vetëm pas dy ditësh. Tani ajo po vuan dënimin së bashku me të burgosurit e tjerë.

Si shkak i transmetimit të shpejtë të kësaj sëmundjeje, kushteve jo-sanitare në këtë burg të mbipopulluar, ka shumë gjasa që të gjithë të burgosurit e burgosur në Burgun e Tabrizit të infektohen.

Të paktën nëntë nga gratë e burgosura në Tabriz u sëmurën me COVID-19 në javën e fundit të shtatorit. I burgosuri politik Massoumeh Senobari është mes të burgosurve të infektuar.

Mungesa e kujdesit shëndetësor thelbësor dhe refuzimi i autoriteteve të burgut për të karantinuar të sëmurët, kanë çuar në rritjen e numrit të të infektuarve.

 

Njoftimi për Shtyp i Ambasadës së Regjimit Iranian, një Reagim plot Frikë ndaj Pasojave Ndërkombëtare të Ekspozimit të Veprimtarive të Saj Terroriste

Assadollah Assadi, diplomati terrorist nga ambasada iraniane në Vienë

Pas zbulimeve të fundit lidhur me komplotin terrorist të regjimit klerikal kundër Rezistencës Iraniane në Paris në qershor 2018, dhe lidhur me Assadollah Assadi, diplomatin terrorist të regjimit që kërcënon autoritetet belge me terrorizëm, siç është raportuar nga Reuters dhe media të tjera të mëdha europiane, duke përfshirë Le Monde nga Franca, De Standard, Le Soir dhe De Morgan nga Belgjika, si dhe Korrieri i Italisë, ambasada e regjimit iranian ka pretenduar nga frika se Assadi “nuk përbën asnjë kërcënim për Belgjikën” dhe se “Çdo aluzion për hakmarrje që bëhet nga mediat është krejtësisht absurd…dhe ka për qëllim t’i përkeqësojë marrëdhëniet Iran-Europë.”

Sipas një raporti nga Reuters më 9 tetor 2020, Assadi, në një takim me zyrtarë të policisë belge më 12 mars 2020, ka thënë,”(Belgjika) nuk e kupton se çfarë do të ndodhë në rastin e një verdikti të pafavorshëm. (Dhe se) “çështja e tij po ndiqet me vëmendje nga grupe të pazbuluara në Iran dhe në vendet fqinje… Assadi i ka thënë policisë se grupe të armatosura në Irak, Liban, Jemen, dhe Siri, si dhe brenda në Iran, janë të interesuara në rezultatin e çështjes së tij dhe do të jenë duke ‘vëzhguar nga prapaskenat për të parë nëse Belgjika do t’i mbështesë apo jo.’”

Le Monde, në botimin e 10 tetorit, shkruan, “Më 20 shkurt 2020, Jaak Raes, Administrator i Përgjithshëm i Shërbimit të Përgjithshëm të Informacionit dhe Sigurisë në Belgjikë, i ka shkruar prokurorit federal se sulmi (mbi tubimin e Rezistencës) ka qenë i planifikuar dhe i udhëhequr nga regjimi iranian. Kjo nuk ka qenë iniciativë e Assadi-t.”

Gazeta flamande e Belgjikës, De Morgen, duke cituar gazetën De Standard, raportoi më 12 tetor: “Një shënim nga Këshilli i Sigurimit të Shtetit tregon se sulmi ishte planifikuar dhe kryer nga regjimi iranian dhe si rrjedhim nuk ka qenë veprim i ndërmarrë në kapacitet personal. Gjithashtu, Assadi njihet si një agjent i fshehtë i shërbimit iranian të inteligjencës.”

 

Eventi Online i Opozitës Iraniane: Një Politikë e Efektshme ndaj Iranit

The National Council of Resistance of Iran (NCRI)-US Office hosted an online conference discussing what is the most effective policy on the regime ruling Iran.

Zyra në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka zhvilluar një konferencë online ku është diskutuar se cila është politika më e efektshme ndaj regjimit që sundon Iranin.

Politika më e efektshme përballë regjimit që sundon Iranin ishte tema e një eventi të rëndësishëm online të zhvilluar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) të mërkurën, më 14 tetor, dhe ku morën pjesë personalitete prestigjoze amerikane të cilët ndanë mendimet e tyre lidhur me këtë temë në zhvillim e sipër.

Kjo temë po bëhet edhe më e domosdoshme tani që protestat në mbarë Iranin po shtohen gradualisht teksa koronavirusi i ri ua merr jetën gjithnjë e më shumë njerëzve në numra të paprecedent, dhe zyrtarët e lartë të regjimit paralajmërojnë për një kryengritje jo shumë larg në të ardhmen.

Alireza Jafarzadeh – Zëvendës Drejtor i Zyrës Përfaqësuese në SHBA të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Alireza Jafarzadeh – Zëvendës Drejtor i Zyrës Përfaqësuese në SHBA të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësi i parë dhe moderatori i këtij eventi. Ai tha: Pas katër ditësh, embargo e armëve konvencionale nuk do të ekzistojë më dhe regjimi do të mund të blejë armë sa të dojë. Këtë mëngjes, Presidenti i regjimit Hassan Rouhani tha se të dielën që vjen, “embargo mizore e armëve do të hiqet,” duke shtuar se do të munden t’i “shesin armë kujtdo që të dëshirojmë” dhe “të blejmë armë nga kushdo që të dëshirojmë.”

Për sa i përket popullit të Iranit, mesazhi i tij është i qartë: Ai dëshiron ta përmbysë regjimin. Ai ka thënë: “armiku ynë është këtu në Iran, jo në Amerikë.”