Autoritetet e burgut të Tabrizit bëjnë që gruaja 60-vjeçare të flejë në të ftohtë

 

Në vend që t’i sigurojnë kujdes mjekësor dhe trajtim një gruaje 60-vjeçare që vuan nga herpes zoster, autoritetet e burgut të Tabrizit e bëjnë atë të flejë në oborr në netët e ftohta të vjeshtës.

Autoritetet e burgut në Tabriz fillimisht e transferuan Shahin Solhjoo në ambulancë dhe më pas në izolim pasi ajo kontraktoi herpes zoster. Por meqenëse rojet e burgut kishin frikë nga prekja e sëmundjes, ata e kthyen përsëri në pavijonin e përgjithshëm pas dy ditësh.

Në një masë tjetër çnjerëzore, rojet kanë urdhëruar zonjën Solhjoo, 60 vjeç dhe me dhimbje nga herpes zoster, të flinte në oborr.

Të burgosurit në pavijonin e grave të Burgut Qendror të Tabrizit kanë kundërshtuar këtë masë çnjerëzore. Ata kërkojnë transferimin e Shahin Solhjoo në një spital pasi ajo gjithashtu mund të jete infektuar me COVID-19. Ajo duhet të ekzaminohet nga një mjek. Autoritetet e burgut thonë se nuk kanë buxhet për ta çuar në spital.

Forcat iraniane të sigurisë qëllojnë për vdekje dy qytetarë, duke përfshirë një të mitur

Forcat iraniane të sigurisë kanë qëlluar për vdekje dy qytetarë, duke përfshirë një djalë 17-vjeçar, në Iranin perëndimor dhe jugor.

Ashkan Azizi, i cili ishte në makinë së bashku me kushëririn e tij Borhan Azizi, është qëlluar për vdekje nga policia iraniane në Kermanshah të Iranit perëndimor më 15 tetor. Borhan, gjithashtu 17 vjeç, është plagosur rëndë.

Sipas Organizatës Hengaw, Borhan është aktualisht në gjendje kome në spital. Dy të miturit janë banorë të rajonit Dareh Deraz, në rrethinat e Kermanshah.

17 17 vjeçari Ashkan Azizi pasi është qëlluar nga forcat e sigurisë.

Policia pretendon se ka hapur zjarr mbi makinën për shkak se nuk kishte targë, edhe pse fotot e makinës në rrjetet sociale tregojnë se makina ishte e pajisur me targë.

Në një tjetër incident më 16 tetor, forcat detare hapën zjarr mbi dy qytetarë në një barkë në Sirik të Iranit jugor.

Sipas raportit nga Agjencia e Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, dy qytetarët janë identifikuar si Mohammad Rostam Zadeh dhe Ali Ashurania. Ali Ashurania është qëlluar në këmbë dhe ka marrë plagë të rënda, ndërsa Mohammad Rostam Zadeh, i qëlluar në stomak, ka ndërruar jetë nga humbja e gjakut dhe vonesa në marrjen e kujdesit mjekësor.

Një burim i informuar ka thënë se, për shkak të mungesës së punëve të përshtatshme, këta dy qytetarë Baluch e përdornin barkën e tyre për të transferuar lëndë djegëse në mënyrë që të fitonin bukën e gojës.

“Barka e tyre është konfiskuar nga oficerët detarë. Mohammad dhe Ali kishin nisur të ecnin qetësisht në drejtim të oficerëve për të parandaluar konfiskimin e lëndës djegëse, dhe u qëlluan,” thotë burimi.

Banorët vendas në Sirik dogjën gomat e makinave dhe bllokuan rrugën kryesore nga Minab (në veri të Sirik) drejt Jask (në jug të Sirik) dje, në protestë ndaj kësaj vrasjeje.

Rriten numrat e të pastrehëve që flenë nëpër kuti kartoni në Iran

Një zyrtar i organizatës së Mirëqenies në Karaj ka thënë se njerëzit e pastrehë që flenë në kuti kartoni janë rritur në numër në Karaj, i cili është qytet motër i Teheranit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve YJC, Alireza Fatahpour, kreu i Organizatës së Mirëqenies në Karaj ka thënë se problemet ekonomike janë arsyeja më e rëndësishme e rritjes së personave që flenë në  kuti kartoni gjatë dekadës së fundit.

“Rritja e numrit të personave që flenë në kuti kartoni është e lidhur direkt me situatën ekonomike. Shumë nga këta të pastrehë në kryeqytet po zhvendosen drejt qytetit Karaj. Ka një koloni të pastrehësh që flenë në kuti kartoni në rrethinat e Karaj,” tha ai.

 

Terrorizmi i Iranit do të Shumëfishohet Nëse Regjimit Nuk i Kërkohet Llogari

 

The Iranian regime’s terrorist- diplomat Assadollah AssadiDiplomati terrorist i regjimit iranian, Assadollah Assadi

Më 27 nëntor do të fillojë gjyqi në Belgjikë për diplomatin terrorist të regjimit iranian, Assadollah Assadi, ish-konsullor i tretë i ambasadës së Teheranit në Vienë, i cili pati organizuar një komplot terrorist në zemër të Europës, komplot që mund të kishte lënë mijëra të vdekur po të mos ishte parandaluar.

Arrestimi i Assadi-t u parapri nga arrestimi i tre operativëve iranianë, dy prej të cilëve kishin marrë një pajisje eksplozive direkt nga ky diplomat terrorist. Kjo çështje në tërësi është një kujtesë e qartë e kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit të mbështetur nga Irani. Ajo nënvizon gjithashtu faktin që ky terrorizëm mund të kryhet jo vetëm nga aleatët e huaj dhe proksit e Iranit, por edhe nga celulat e fjetura që janë instaluar në shtetet shënjestër, me ndihmë nga infrastruktura diplomatike e Teheranit.

Për këtë arsye, ndjesia e urgjencës e qeverive perëndimore për një përgjigje politike ndaj kërcënimit të Teheranit duhet të rritet. Dhe nëse çështja Assadi nuk është arsye e mjaftueshme për këtë urgjencë, duhet të vihet në dukje fakti që ky ishte vetëm njëri nga disa komplote terroriste iraniane që janë zbuluar vitet e fundit.

Të enjten, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë online për të diskutuar politikën britanike dhe europiane në kontekstin e terrorizmit iranian. Gjatë fjalës së tij në këtë event, ish-anëtari i Parlamentit Europian, Struan Stevenson, tha se veprimet e Assadi-t në 2018-ën janë miratuar në nivelet më të larta të regjimit iranian. Ai vuri në dukje gjithashtu se e njëjta gjë është e vërtetë edhe për një komplot më të hershëm për të sulmuar kompleksin shqiptar ku strehohen 3,000 anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK / PMOI).

“Këto nuk janë të vetmet komplote terroriste që mbajnë gjurmët e gishtave të Zarif,” shtoi Stevenson. “Një tjetër terrorist i regjimit është kapur në Danimarkë, dy të tjerë janë përjashtuar nga Hollanda. Ata kanë operuar në Zvicër, Gjermani, Itali, Austri, dhe Turqi.”

Regjimi i Iranit Kontrabandon Ilaçe në Irak, Ndërkohë që Ankohet për Sanksionet

Drug_smuggling_Iran_Iraq

Të enjten, inteligjenca e ushtrisë irakene raportoi se ka konfiskuar 19 kamionë që kontrabandonin qindra mijëra ilaçe nga Irani në Irak. Ndërkohë, regjimi iranian ankohet se sanksionet ndërkombëtare nuk e lejojnë që ta ndihmojë popullin në mesin e pandemisë së COVID-19.

Sipas mediave irakene, këta kamionë po udhëtonin nga rrugët anësore në provincën irakene Diyala për t’iu shmangur taksave doganore, dhe janë ndaluar në të njëjtën rrugë. Regjimi iranian e përdor kontrabandimin e mallrave si burim të ardhurash për të financuar veprimtaritë e tij të paligjshme.

Gjithashtu, sipas Alireza Vahabzadeh, një këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të regjimit, kontrabandimi sistematik i ilaçeve shkakton një diferencë tepër të madhe në çmime midis barnave në Iran dhe Irak.

Ky trafikim i ri i barnave po ndodh ndërkohë që regjimi dhe apologjetët e tij përpiqen të fajësojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara për përhapjen e pandemisë së COVID-19. Ata përpiqen të fajësojnë sanksionet amerikane, ndërkohë që barnat janë të përjashtuara nga këto sanksione.

Vahabzadeh tha gjithashtu: “Trafikimi i barnave dhe ilaçeve ka shumë vite që ndodh në Iran.”

Behrooz Bonyadi, një ish-anëtar i parlamentit të regjimit, më 1 nëntor 2019 pati thënë: “Trafikimi i ilaçeve është i organizuar plotësisht.” “Trafikuesit marrin me qera siguracionet e qytetarëve për të blerë ilaçe dhe për t’i kontrabanduar ato në Irak,” tha Bonyad për faqen shtetërore Royedad24.

Lidhur me këtë trafikim “të organizuar”, Said Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, në qershor 2019 pati thënë: “Me dy milion euro para të qeverisë, ata kanë importuar kabllo elektrike në vend të unazave për zemra.”

 

Iran: Konferencat Virtuale Vënë Theksin tek Terrorizmi i Vazhdueshëm i Mullahëve, Nënvizojnë Nevojën për një Përgjigje të Fortë

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka zhvilluar disa konferenca virtuale kohët e fundit, ku ka promovuar alternativat ndaj politikave aktuale perëndimore për sa i përket regjimit iranian. Më 7 tetor, NCRI zhvilloi një konferencë të tillë, ku nxiti Europën ta ndalonte politikën e paqësimit ndaj regjimit të mullahëve dhe të qëndronte në anën e popullit iranian. Dhe më 15 tetor, NCRI zhvilloi një konferencë tjetër me fokus konkret tek politika britanike dhe irlandeze.

Në këtë konferencë morën pjesë disa parlamentarë të cilët ndanë mendimet e tyre duke shpjeguar mbështetjen e tyre për lëvizjen e Rezistencës Iraniane dhe duke nënvizuar të metat në politikën e jashtme aktuale të Britanisë në marrëdhëniet me Teheranin. Shqetësimi i vërtetë është se vendet europiane, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, vazhdojnë ta paqësojnë regjimin e mullahëve, dhe i trimërojnë kështu mullahët duke mos u kërkuar llogari për krimet e tyre.

Këto shqetësime janë shumëfishuar nga fakti se po afrohet data e gjyqit për një diplomat terrorist iranian të rangut të lartë, Assadollah Assadi, i cili organizoi një komplot terrorist në tokën europiane dy vite më parë. Assadi u arrestua në korrik 2018 pas arrestimit të tre operativëve të punësuar nga ai para se të mundnin të detononin një pajisje eksplozive në Francë, ku NCRI po zhvillonte tubimin e përvitshëm “Irani i Lirë”.

Iran: Në ditën ndërkombëtare për crrënjosjen e varfërisë, 80% e iranianëve jetojnë nën kufirin e varfërisë

 

Iran: On the International Day for the Eradication of Poverty, 80% of Iranians Live Below the Poverty LineIrani nën sundimin e mullahëve, pavarësisht burimeve të konsiderueshme ekonomike, pasurisë kombëtare dhe historisë e kulturës antike, me politika ekonomike gjithnjë e më shkatërruese dhe plaçkitje të pasurisë kombëtare, shkaktoi varfëri në rritje.

Për herë të parë në 1993, Asambleja e Përgjithshme e KB miratoi një rezolutë që përcakton 17 tetorin si ditën botërore të zhdukjes së varfërisë. Në këtë ditë, është thelbësore të kujtohet Irani, ku mbi 80% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Që nga viti 1993, ulja e varfërisë ka qenë një detyrë për qeveritë. Pas kësaj, qeverive u kërkohej të miratonin strategji të përshtatshme për të zhdukur varfërinë. Disa vende në zhvillim, duke përfshirë Singaporin, Taxhikistanin, Indonezinë dhe Tanzaninë, kanë marrë masa adekuate për të luftuar varfërinë dhe pasuruar familjet e tyre.

Irani në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

Ndërkohë, Irani nën sundimin e mullahëve, pavarësisht burimeve të konsiderueshme ekonomike, pasurisë kombëtare dhe historisë e kulturës antike, me politika ekonomike gjithnjë e më shkatërruese dhe plaçkitje të pasurisë kombëtare shkaktoi varfëri në rritje.

Statistikat e varfërisë dhe privimit në shoqërinë Iran

Fatkeqësisht, nën regjimin e korruptuar të mullahëve, në prag të ditës botërore të zhdukjes së varfërisë, ne jemi duke parë një rritje të varfërisë dhe privimit në shoqërinë iraniane, duke përfshirë:

  • Më shumë se 80% e njerëzve janë nën kufirin e varfërisë.
  • 38 milion njerëz jetojnë në kasolle
  • 7 milion fëmijë punëtorë
  • 3 milion kryefamiljare femra
  • 14 milion të droguar
  • 13 vetëvrasje në ditë. Më shumë se 70% e vetëvrasjeve vijnë nga varfëria

Populli i Iranit nuk mund të përballojë ushqim nën sundimin e mollaheve

Ndërsa regjimi iranian shpenzon pasurinë e Iranit në eksportin e terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë, populli iranian lufton me varfërinë. Për më tepër, ata nuk mund të përballojnë as ushqim minimal për familjet e tyre. Gjithashtu, shumë nga populli iranian (80% + sipas mediave) janë nën kufirin e varfërisë.

Dhe duhet thënë se mullahët fajësojnë sanksionet për krizën ekonomike në Iran. Megjithatë, ata nuk përmendin pse rrethi i ngushtë i zyrtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei, Presidentin Hassan Rouhani dhe të tjerë, po bëhen më të pasur dhe investojnë miliarda dollarë në armatime të shkatërrimit masiv dhe terrorizmin në rajon.

 

 

 

Gratë marrin pjesë gjerësisht në protestat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve

Women widely participated in protests of teachers, doctors and nursesPunonjësit e shëndetësisë zhvilluan një protestë jashtë parlamentit në Teheran më 4 dhe 5 tetor.

Gratë iraniane kanë marrë pjesë gjerësisht në protestat e sektorëve të ndryshëm  të shoqërisë në Teheran dhe qytete të tjera nga 4 deri më 15 tetor.

Protestat e mësuesve

Disa mësues të provincës Zanjan, të cilët janë hequr nga puna, zhvilluan një protestë më 11 tetor 2020. Ata protestuan për situatën e punësimit dhe jetesës së tyre. Mësuesit u grumbulluan jashtë Departamentit të Arsimit në provincën Zanjan.

Një muaj pas rihapjes së shkollave dhe pavarësisht mungesës së mësuesve, Departamenti i Arsimit i provincës Zanjan nuk ka rekrutuar apo punësuar një numër të mjaftueshëm mësuesish. Disa shkolla në Zanjan kanë mungesë mësuesish. Për shembull, shkolla për fëmijët e shurdhër nuk ka mësues për klasat e treta dhe të katërta.

Një tjetër protestë është zhvilluar në qytetin Bagh-e Malek të provincës Khuzestan. Dhjetëra mësues të para-shkollorit dolën në protestë përpara Zyrës së Guvernatorit në Bagh-e Malek më 14 dhe 15 tetor. Protesta e tyre ishte kundër heqjes nga puna të një grupi mësuesish të cilët kishin patur mbi 6 vite eksperiencë në këtë punë.

Një tjetër grup mësuesish të para-shkollorit dolën në protestë në Ahvaz përpara Departamentit të Arsimit të provincës Khuzestan, më 10 tetor. Ata kërkuan gjithashtu që departamenti ta përcaktonte statusin e tyre të punësimit. Anëtarët e parlamentit të mullahëve u kanë premtuar këtyre mësuesve se do t’i punësojnë që dy vite më parë. Por nuk i kanë përmbushur ende asnjë nga premtimet e tyre.

Protestë e mësuesve të para-shkollorit në Ahvaz

Mësuesit e para-shkollorit në qytetin Izeh, që ndodhet gjithashtu në provincën Khuzestan, zhvilluan një protestë më 5 tetor, jashtë Departamentit të Arsimit të provincës Khuzestan. Kërkesa e tyre: ndryshimi i statusit të tyre të punësimit nga mësues zëvendësues në zyrtarisht të punësuar.

Gratë kanë marrë pjesë gjerësisht në të gjitha protestat e mësipërme.

Të Burgosurit Politik Amir Hossein Moradi Nuk i Lejohet të Marrë Pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të Babait të Tij

 

Amir Hossein Moradi

Amir Hossein Moradi, i cili është arrestuar gjatë protestave në nëntor 2019 dhe ka marrë dënim me vdekje,  është infektuar me COVID-19 dhe e kanë transferuar në një vend të panjohur.

Afërsisht 20 ditë pas humbjes së babait të tij, të burgosurin politik Amir Hossein Moradi nuk e kanë lejuar ende të shkojë në shtëpi për të takuar familjen apo për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për të atin.

Amir Hossein Moradi është njëri nga një duzinë protestues që janë dënuar me vdekje pas arrestimit gjatë protestave të nëntorit 2019 në Iran.

Familja e Z. Moradi i ka kërkuar leje Prokurorisë që ai të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për të atin, qoftë edhe nën masa sigurie. Zëvendës prokurori u ka thënë se i burgosuri nuk mund të marrë pjesë në asnjë ceremoni deri sa Gjykata Supreme të japë verdiktin për çështjen e tij. Madje edhe kur kjo të ndodhë, ai mund të marrë pjesë vetëm nëse dënimi me vdekje hiqet nga Gjykata Supreme.

Babai i Amir Hossein Moradi-t, Nasser, vrau veten më 28 shtator në bodrumin e shtëpisë së vet. Raportohet që e ëma ka thënë se babai fliste për Amir Hossein gjatë gjithë kohës deri në momentin e fundit të jetës së tij. Dëshira e tij e vetme ishte ta shihte edhe një herë të birin dhe gjithë familjen të hanin së bashku, ka thënë Znj. Moradi.

Ka patur shumë presion mbi Z. Moradi, ka thënë Babak Paknia, avokati i të burgosurit politik Amir Hossein Moradi. Presioni u rrit edhe më shumë pas dënimit me vdekje të të birit dhe sidomos pas ekzekutimit të Navid Afkari.

Ngre shqetësime vendndodhja e panjohur e të burgosurit që ka dëshmuar për torturimin e Navid Afkari-t

 

Djathtas: Navid Afkari i ri Majtas: Dëshmi e shkruar nga Shahin Naseri për torturimin e Navid-it

Nuk ka të reja për gjendjen dhe vendndodhjen e shokut të qelisë të NavidAfkari-t i cili ka dëshmuar në gjyq për torturimin e të burgosurit politik tashmë të ekzekutuar. Shahin Naseri është transferuar nga burgu Adel Abad i Shiraz-it 10 ditë më parë, gjë që ngre shqetësimin se ai mund të jetë nën torturë për ta detyruar ta tërheqë mbrapsht dëshminë e tij.

Sipas Mehdi Mahmoudian, një politikan “reformist” i cili e ka ndjekur çështjen e Navid-it, familja e Shahin Naseri-t ka thënë se nuk kanë patur kontakte me të për për 10 ditë.

Raporte të tjera tregojnë se Shahin-in e kanë dërguar në Departamentin e Hetimeve Kriminale të Policisë së Shiraz-it ku të burgosurit zakonisht torturohen dhe keqtrajtohen përpara se të shkojnë në burg, dhe ku ai ka qenë dëshmitar për torturimin e Navid Afkari-t.

“Ka 10 ditë që familja nuk është informuar për vendndodhjen e tij. Duket sikur e kanë dorëzuar tek institucioni kundër të cilit ai ka dëshmuar,” postoi sot në Tëitter Mahmoudi ndërkohë që publikonte dëshmitë e shkruara të Naseri-t.