Friday, September 13, 2024

Njoftimi për Shtyp i Ambasadës së Regjimit Iranian, një Reagim plot Frikë ndaj Pasojave Ndërkombëtare të Ekspozimit të Veprimtarive të Saj Terroriste

Assadollah Assadi, diplomati terrorist nga ambasada iraniane në Vienë

Pas zbulimeve të fundit lidhur me komplotin terrorist të regjimit klerikal kundër Rezistencës Iraniane në Paris në qershor 2018, dhe lidhur me Assadollah Assadi, diplomatin terrorist të regjimit që kërcënon autoritetet belge me terrorizëm, siç është raportuar nga Reuters dhe media të tjera të mëdha europiane, duke përfshirë Le Monde nga Franca, De Standard, Le Soir dhe De Morgan nga Belgjika, si dhe Korrieri i Italisë, ambasada e regjimit iranian ka pretenduar nga frika se Assadi “nuk përbën asnjë kërcënim për Belgjikën” dhe se “Çdo aluzion për hakmarrje që bëhet nga mediat është krejtësisht absurd…dhe ka për qëllim t’i përkeqësojë marrëdhëniet Iran-Europë.”

Sipas një raporti nga Reuters më 9 tetor 2020, Assadi, në një takim me zyrtarë të policisë belge më 12 mars 2020, ka thënë,”(Belgjika) nuk e kupton se çfarë do të ndodhë në rastin e një verdikti të pafavorshëm. (Dhe se) “çështja e tij po ndiqet me vëmendje nga grupe të pazbuluara në Iran dhe në vendet fqinje… Assadi i ka thënë policisë se grupe të armatosura në Irak, Liban, Jemen, dhe Siri, si dhe brenda në Iran, janë të interesuara në rezultatin e çështjes së tij dhe do të jenë duke ‘vëzhguar nga prapaskenat për të parë nëse Belgjika do t’i mbështesë apo jo.’”

Le Monde, në botimin e 10 tetorit, shkruan, “Më 20 shkurt 2020, Jaak Raes, Administrator i Përgjithshëm i Shërbimit të Përgjithshëm të Informacionit dhe Sigurisë në Belgjikë, i ka shkruar prokurorit federal se sulmi (mbi tubimin e Rezistencës) ka qenë i planifikuar dhe i udhëhequr nga regjimi iranian. Kjo nuk ka qenë iniciativë e Assadi-t.”

Gazeta flamande e Belgjikës, De Morgen, duke cituar gazetën De Standard, raportoi më 12 tetor: “Një shënim nga Këshilli i Sigurimit të Shtetit tregon se sulmi ishte planifikuar dhe kryer nga regjimi iranian dhe si rrjedhim nuk ka qenë veprim i ndërmarrë në kapacitet personal. Gjithashtu, Assadi njihet si një agjent i fshehtë i shërbimit iranian të inteligjencës.”