Friday, March 29, 2024

I burgosuri Soheil Arabi, viktimë e zhdukjeve me forcë në Iran

 

Asnjë lajm nuk dihet për të burgosurin politik Soheil Arabi, pas gati një muaji që ai u transferua nga Burgu i Teheranit të Madh në Burgun Rajaishahr në Karaj.

I burgosuri politik Soheil Arabi u raportua se u transferua nga GTP në fund të shtatorit dhe u dërgua në Burgun Rajaishahr ku ai po mbahet në të ashtuquajturat “suita” që është eufemizmi i regjimit për izolim. Pas rreth një muaji, nuk ka asnjë lajm për këtë të burgosur. Të burgosurit e tjerë në Rajaishahr nuk e kanë parë atë.

Znj. Farangis Mazloum, nëna e Soheil Arabi, kishte zbuluar më parë se arsyeja për transferimin e djalit të saj në Rajaishahr ishte botimi i tij i një dokumenti audio rreth kushteve të tmerrshme në GTP.

Transferimi u bë me urdhër të Amin Vazirit, ndihmësprokurorit që mbikëqyr të burgosurit politikë në burgun iranian. Amin Vaziri e ka mohuar përgjegjësinë. Ai i tha familjes së Soheil Arabi se urdhri për izolim ishte lëshuar nga Seyed Heshmatollah Hayat Algheib, drejtori i përgjithshëm i burgjeve në Provincën e Teheranit.

I burgosuri politik Soheil Arabi është privuar nga të drejtat e tij themelore që kur u transferua në Rajaishahr, duke përfshirë veshjen dhe të drejtën e tij për të pasur kontakte dhe vizita me familjen.

Në Shtator të vitit 2020, Soheil Arabi dërgoi një dokument audio nga IEVP-ja e Teheranit të Madh, duke zbuluar fakte rreth kushteve çnjerëzore në këtë burg. Ai tha: “Kjo është dhoma më e keqe e torturave në Lindjen e Mesme.”