Zyra në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka zhvilluar një konferencë online ku është diskutuar se cila është politika më e efektshme ndaj regjimit që sundon Iranin.
Politika më e efektshme përballë regjimit që sundon Iranin ishte tema e një eventi të rëndësishëm online të zhvilluar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) të mërkurën, më 14 tetor, dhe ku morën pjesë personalitete prestigjoze amerikane të cilët ndanë mendimet e tyre lidhur me këtë temë në zhvillim e sipër.
Kjo temë po bëhet edhe më e domosdoshme tani që protestat në mbarë Iranin po shtohen gradualisht teksa koronavirusi i ri ua merr jetën gjithnjë e më shumë njerëzve në numra të paprecedent, dhe zyrtarët e lartë të regjimit paralajmërojnë për një kryengritje jo shumë larg në të ardhmen.
Alireza Jafarzadeh – Zëvendës Drejtor i Zyrës Përfaqësuese në SHBA të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Alireza Jafarzadeh – Zëvendës Drejtor i Zyrës Përfaqësuese në SHBA të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësi i parë dhe moderatori i këtij eventi. Ai tha: Pas katër ditësh, embargo e armëve konvencionale nuk do të ekzistojë më dhe regjimi do të mund të blejë armë sa të dojë. Këtë mëngjes, Presidenti i regjimit Hassan Rouhani tha se të dielën që vjen, “embargo mizore e armëve do të hiqet,” duke shtuar se do të munden t’i “shesin armë kujtdo që të dëshirojmë” dhe “të blejmë armë nga kushdo që të dëshirojmë.”
Për sa i përket popullit të Iranit, mesazhi i tij është i qartë: Ai dëshiron ta përmbysë regjimin. Ai ka thënë: “armiku ynë është këtu në Iran, jo në Amerikë.”