Monday, January 30, 2023

Lakmia dhe Keqinformimi Vazhdojnë të Mbizotërojnë në Përgjigjen e Iranit ndaj Koronavirusit

Shkruar nga Shahriar Kia

Greed and Disinformation Still Predominate Iran’s Coronavirus ResponseTë dielën e shkuar, Irani raportoi se kishte arritur një rekord të ri për numrin e vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit brenda vetëm një dite. Një ditë më pas, rekordi u thye përsëri, me 272 vdekje të reja, krahasuar me shifrën 251 të të dielës. Por opozita iraniane e ka llogaritur numrin total të vdekjeve si mbi 124,000.

Këto thyerje të njëpasnjëshme rekordesh kanë koinçiduar me një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja që regjistrohen. Sipas njoftimeve zyrtare, vendi ka parë një total prej mbi gjysëm milioni rastesh, prej të cilave afërsisht 29,000 kanë qenë fatale, dhe tani të paktën një anëtar i taskforcës së Ministrisë iraniane të Shëndetësisë për luftimin e koronavirusit po raporton se spitalet në mbarë vendin e kanë tejkaluar kapacitetin për herë të parë që kur nisi sëmundja.

Autoritetet e regjimit refuzojnë ta përshkruajnë situatën në terma kaq të rënda. Por mes vëzhguesve të pavarur e të huaj që e kanë parë situatën me vëmendje, askush nuk ka vërtet dyshime për atë që ka thënë anëtari i taskforcës Masoud Mardani për Financial Times. Të paktën, askush nuk ka dyshim për të atë që ai tha lidhur me situatën e tanishme. Krahasimet e tij me situatën e muajve të mëparshëm janë më të dyshimta, pasi shumë nga ata që kritikojnë përgjigjen e Teheranit ndaj koronavirusit këmbëngulin që vendi nuk po hyn në një valë të tretë, madje as të dytë, por vazhdon ende valën e parë drejt bilanceve të vdekjeve të cilat i tejkalojnë në masë të madhe ato që janë regjistruar në të gjitha vendet e tjera me madhësi të ngjashme.