Monday, February 6, 2023

Përmbledhje e Protestave të Iranit: 08–15 Tetor

 

Iran ProtestsRaportet nga Irani tregojnë se ka patur protesta të tjera nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë gjatë javës së shkuar. Këto protesta kanë ardhur kryesisht për shkak të problemeve ekonomike të Iranit dhe presionit të tyre mbi shoqërinë.

Por kjo javë nisi me protesta të mëdha pas ndarjes nga jeta të Z. Mohammad Reza Shajarian, një mjeshtër i famshëm i muzikës tradicionale perse. Z. Shajarian ndërroi jetë të enjten më 8 tetor, pas një beteje të gjatë me kanceri. Mbështetja e tij për popullin iranian dhe mospajtimi ndaj regjimit të mullahëve, së bashku me veprat e tij të mëdha artistike, e kishin bërë atë një figurë shumë të dashur për popullin.

Nga ana tjetër, regjimi i mullahëve ia kishte ndaluar atij të jepte koncerte dhe nuk ua lejonte njerëzve kënaqësinë të dëgjonin zërin e tij në televizionin shtetëror.

Një turmë e madhe u grumbullua jashtë spitalit Jam në Teheran, në kryeqytetin iranian, për të mbajtur zi për vdekjen e Shajarian dhe për të thirrur me sllogane kundër regjimit dhe televizionit shtetëror. Videot nga Irani tregojnë protestuesit duke thirrur me sllogane si “Vdekje diktatorit” dhe “Televizioni dhe radio shtetërore është një turp.”