Fati dhe gjendja e Golrokh Ebrahimi Iraee mbetet e pasigurtë, 11 ditë ditë pasi e rrahën brutalisht dhe e zhvendosën me forcë nga burgu Qarchak në pavijonin 2A të burgut Evin.
Të mërkurën, 23 dhjetor 2020, janë bërë njëmbëdhjetë ditë që nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin dhe gjendjen e Golrokh Ebrahimi Iraee.
Të dielën, më 13 dhjetor, njëzet roja meshkuj e femra mësynë pavijonin 8 të burgut Qarchak dhe i rrahën të burgosurat, shumica të burgosura politike, me armë paralizuese e shkopinj. Ata e kapën Golrokh Ebrahimi Iraee-në nga flokët dhe e nxorën nga pavijonet duke e tërhequr zvarrë përtokë. Teksa po e nxirrnin nga pavijoni, rojat thanë se ajo duhej të ishte në pavijonin 2A të burgut Evin.
Inteligjenca e IRGC e kishte thirrur Golrokh Iraee më 7 dhjetor, duke i thënë se duhej të paraqitej atje për hetime, pa përmendur arsyen. Znj. Iraee refuzoi të shkonte, duke thënë se kjo thirrje ishte e jashtëligjshme pasi ajo po vuante dënimin në burgun Qarchak.






Raportet e mbledhura nga opozita iraniane,
Punëtorët e kompleksit petrokimik Dehdasht zhvillojnë protestë – 22 dhjetor
Foto fajli
Protesta e shoferëve të autobuzëve në Urmia të provicnës së Azerbaixhanit Perëndimor në Iranin veri-perëndimor – 21 dhjetor
Banorët e fshatit Qaleh Chenan në Iranin jug-perëndimor mbajnë një tubim të dielën, më 20 dhjetor
Mësuesit me kontratë në Yazd të Iranit qendror zhvillojnë protestë – 20 dhjetor
Punëtorët e bashkisë në distriktin Seydun të provincës Khuzestan (Irani jugor) zhvillojnë protestë – 19 dhjetor
Punonjësit e kompanisë së Ujit dhe Kanalizimeve protestojnë përpara zyrave qendrore të kompanisë – 19 dhjetor
Mediat shtetërore të Iranit vazhdojnë t’i pranojnë krizat shoqërore dhe ekonomike në Iran, të nënvizojnë mosveprimin e regjimit, dhe t’i paralajmërojnë autoritetet për rrjedhorat e mundshme.
Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, i cili qëndron në krye të njërës prej perandorive më të mëdha financiare në botë, të dielën derdhi lot krokodili për infermierët por refuzoi t’i adresonte problemet e tyre apo të jepte urdhër për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Thirrje për aksion urgjent për t’ua shpëtuar jetën të dënuarve me vdekje dhe për të vizituar burgjet iraniane
Gjatë muajit të fundit, të paktën 22 qytetarë kurdë të Iranit kanë kryer vetëvrasje në qytete të ndryshme të rajonit Kurdistan në Iranin perëndimor. Tetë prej tyre ishin nën 18 vjeç.
Rezulton se drejtoresha e re e burgut Qarchak është një torturuese famëkeqe të cilën e kanë caktuar për ta shtuar presionin mbi të burgosurat politike.
Soghra Khodadadi, drejtoresha e re e burgut Qarchak, ka kërcënuar se do t’i sulmojë sërish të burgosurat politike në këtë burg.
Ndërkohë që koronavirusi i ri ua ka marrë jetën pothuajse 200,000 Iranianëve, mafia e medikamenteve e drejtuar nga IRGC ndalon blerjen e vaksinave të huaja për Covid-19.