
Fashizmi fetar që sundon Iranin ka ekzekutuar të paktën 12 të burgosur në burgjet e Zahedan, Qom, Borujerd, Saqez, Gohardasht, Karaj, Sepidar, Ahvaz, dhe Esfarāyen javën e shkuar. Një nga të ekzekutuarit ishte një e burgosur femër që u var në burgun Sepidar në Ahvaz.
Këto janë vetëm disa nga dënimet me vdekje që janë bërë publike. Shumë të burgosur ekzekutohen në mënyrë të fshehtë. Një numër edhe më i madh të burgosurish janë në pritje të ekzekutimit.
Të mërkurën, 16 dhjetor, regjimi iranian u dënua për të 67-ën herë në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së për shkelje të rënda e sistematike të të drejtave njerëzore në Iran, duke përfshirë ekzekutimet jashtë-gjyqësore dhe zhdukjet me forcë.
Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, dhe raportuesit përkatës të OKB-së, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që të marrin masa urgjente për t’i dhënë fund torturës dhe ekzekutimeve në Iran dhe që t’ia referojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së dosjen e shkeljeve brutale e sistematike të të drejtave njerëzore në Iran.





