Sunday, January 29, 2023

Iran – Katastrofa e Koronavirusit në Iran: Numri i Vdekjeve në 475 Qytete Shkon Përtej 190,300

  • Nga frika e zemërimit dhe urrejtjes publike ndaj regjimit klerikal për mos-blerjen e vaksinës së COVID-19, Rouhani pretendon paturpësisht se: “Nuk kemi asnjë shqetësim për sa i përket prodhimit të vaksinave vendase dhe sigurimit të vaksinave të huaja. Nën këtë qeveri, kapaciteti i sistemit shëndetësor të vendit është dyfishuar në krahasim me më përpara.”
  • Universiteti Iranian i Shkencave Mjekësore: Spitalet publike në Teheran janë mbi 40-vjeçare, dhe shumica duhet të rinovohen. Shumica e spitaleve në provincë (Teheran) nuk janë rezistente ndaj tërmeteve mbi gjashtë Richter.
  • Minoo Mohraz, anëtare e Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCR): Kulmi i fundit i COVID-19, i cili u përhap gjerësisht, ishte i njëjti mutacion britanik që kishte hyrë që më parë në vend.
  • Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit: Ka ende zona delikate në veri të vendit, dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos rikthehemi si më parë. Deri tani, nuk kemi gjetur asnjë gjurmë të virusit anglez. Sigurisht, kemi parë mutacione në virus.
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Kermanshah: Nga 4,500 infermierë aktivë në qendrat mjekësore të Kermanshah, 1,483 janë diagnostikuar me COVID-19