Monday, February 6, 2023

Iran: Khamenei Derdh Lot Krokodili për Infermierët, por Refuzon ta Përdorë Perandorinë e Tij Financiare për t’i Ndihmuar Ata

 

Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, i cili qëndron në krye të njërës prej perandorive më të mëdha financiare në botë, të dielën derdhi lot krokodili për infermierët por refuzoi t’i adresonte problemet e tyre apo të jepte urdhër për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ai tha: “infermierët janë engjëj përmbi pacientët.” Si autoriteti më i lartë në një regjim që e ka fshehur qëllimisht virusin, Khamenei nuk është se ka ndërruar mendje papritmas për sa i përket infermierëve dhe problemeve të tyre. Ai ka frikë nga diçka tjetër.

E përditshmja shtetërore Farhikhtegan publikoi një intervistë me një infermier iranian më 17 dhjetor, ku tregoi disa aspekte të jetës së vështirë të infermierëve iranianë.

“Problemet tona nuk janë vetëm një apo dy. A nuk e dinë zyrtarët se çfarë po ndodh me infermierët? Problemi ynë është diskriminimi. Problemi ynë është një jetesë që nuk mund ta përballojmë me këto rroga prej 2 milion apo 3 milion toman. Problemi ynë është mungesa e sigurisë së punës. Kemi edhe probleme të tjera, po kush na dëgjon?” tha infermieri.

Zemërimi në rritje i komunitetit të infermierëve e ka tmerruar regjimin. Khamenei e di se, meqë infermierët janë emocionalisht të afërt me pacientët me Covid-19, të cilët vuajnë për shkak të keqmenaxhimit të krizës së virusit nga regjimi, urrejtja e tyre për regjimin do ta shtojë trazimin e shoqërisë.

Për këtë arsye, Khamenei doli me nxitim në skenë në një përpjekje të dëshpëruar për ta vënë nën kontroll situatën.