Sunday, February 5, 2023

Mediat Shtetërore të Iranit e Pranojnë Trazimin e Shoqërisë në Mesin e Krizave të Shumta

 

Mediat shtetërore të Iranit vazhdojnë t’i pranojnë krizat shoqërore dhe ekonomike në Iran, të nënvizojnë mosveprimin e regjimit, dhe t’i paralajmërojnë autoritetet për rrjedhorat e mundshme.

Popullit iranian i duhet të përballet me varfërinë dhe inflacionin e shfrenuar, krahas krizës së Covid-19.

“Muajin e shkuar, Banka Qendrore, si referencë zyrtare për statistikat e vendit, shpalli një prag varfërie prej 10 milion toman. 70 deri në 80 artikuj medicinalë të punëtorëve, si barna dhe shirupe, janë hequr nga librezat e sigurimeve shoqërore. Kur përballemi me probleme të tilla, e shohim që rrogat e punëtorëve prej 2.8 milion toman nuk ua mbulojnë atyre shpenzimet e jetesës,” shkroi të shtunën e përditshmja shtetërore Hamdeli.

Ndërkohë, “Mbi 70% e punëtorëve nuk kanë punë mjaftueshëm dhe nuk mund ta përballojnë më blerjen e mishit të kuq, madje as të mishit të bardhë, dhe janë detyruar t’i heqin këta artikuj nga lista mujore e blerjeve,” sipas agjencisë gjysëm-zyrtare të lajmeve ILNA, më 16 nëntor.

Arsyeja e këtyre çmimeve kaq të larta është keqmenaxhimi i regjimit, jo sanksionet.