Sunday, February 5, 2023

Shtohet shqetësimi lidhur me fatin dhe gjendjen e Golrokh Ebrahimi Iraee

Fate and conditions of Golrokh Ebrahimi

Fati dhe gjendja e Golrokh Ebrahimi Iraee mbetet e pasigurtë, 11 ditë ditë pasi e rrahën brutalisht dhe e zhvendosën me forcë nga burgu Qarchak në pavijonin 2A të burgut Evin.

Të mërkurën, 23 dhjetor 2020, janë bërë njëmbëdhjetë ditë që nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin dhe gjendjen e Golrokh Ebrahimi Iraee.

Të dielën, më 13 dhjetor, njëzet roja meshkuj e femra mësynë pavijonin 8 të burgut Qarchak dhe i rrahën të burgosurat, shumica të burgosura politike, me armë paralizuese e shkopinj. Ata e kapën Golrokh Ebrahimi Iraee-në nga flokët dhe e nxorën nga pavijonet duke e tërhequr zvarrë përtokë. Teksa po e nxirrnin nga pavijoni, rojat thanë se ajo duhej të ishte në pavijonin 2A të burgut Evin.

Inteligjenca e IRGC e kishte thirrur Golrokh Iraee më 7 dhjetor, duke i thënë se duhej të paraqitej atje për hetime, pa përmendur arsyen. Znj. Iraee refuzoi të shkonte, duke thënë se kjo thirrje ishte e jashtëligjshme pasi ajo po vuante dënimin në burgun Qarchak.