Pas publikimit të një raporti nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara mbi masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, si një “krim kundër njerëzimit,” dhe pas thirrjes për një hetim “në thellësi” dhe “të pavarur” mbi këtë çështje, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se ky raport është dëshmi për rezistencën e atyre dëshmorëve në mbrojtje të idealeve të tyre. Tridhjetë e dy vite pas masakrës, ky raport është një hap i madh dhe cilësor në ecjen përpara të lëvizjes për drejtësi për viktimat e asaj masakre, shtoi ajo.
Znj. Rajavi vuri në dukje se raporti, i cili thekson mos-zbatimin nga ana e regjimit të “detyrimeve sipas ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” duke përfshirë mos-dhënien e informacioneve lidhur me fatin dhe vendin e varrimit të të ekzekutuarve, e shton së tepërmi nevojën për t’ia referuar Këshillit të Sigurimit të OKB dosjen e këtij krimi që vazhdon ende kundër njerëzimit, dhe për t’u kërkuar llogari zyrtarëve dhe autorëve të këtij krimi të madh të shekullit.
Ajo shtoi se sunduesit aktualë të Iranit, sidomos Khamenei, Rouhani, dhe Ebrahim Raisi, kryegjyqtar i regjimit, shumë ministra dhe zyrtarë gjyqsorë, si dhe ekzekutuesit e zyrtarët e Ministrisë së Inteligjencës e të Gardës Revolucionare që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e të burgosurve politikë në 1988-ën dhe gjatë viteve 1960, duhet të vihen para drejtësisë.
Gjyqi i katër terroristëve iranianë vazhdoi në Belgjikë me një seancë të dytë të enjten. Faktet bazë të çështjes ishin përmbledhur të premten e një jave më parë, kur prokurorët identifikuan eksplozivët që u ishin dhënë një çifti iraniano-belg nga diplomati Assadollah Assadi, me udhëzimet për t’i çuar ato në Francë dhe në vendin ku zhvillohej tubimi Irani i Lirë në 2018-ën. Seanca e dytë e gjyqit shërbeu për të sqaruar strategjinë e mbrojtjes që Assadi, organizatori i komplotit terrorist, ka ndërmarrë përballë akuzave.
Vetë Assadi nuk është paraqitur në sallën e gjyqit në asnjërën prej seancave. Ky duket se ka qenë një vendim i llogaritur, me qëllimin për të treguar refuzimin e tij për ta pranuar autoritetin e gjykatës. Kjo është reflektuar gjithashtu në komentet zyrtare të avokatëve të tij, të cilët nuk kanë shpenzuar shumë energji për të sfiduar përshkrimin e bërë nga prokurorët për komplotin, por janë fokusuar në theksimin në mënyrë obsesive të statusit diplomatik të Assadi-t.
Deri në arrestimin e tij më 1 korrik 2018, Assadi ka shërbyer si konsullor i tretë në ambasadën iraniane në Vienë, gjë që i jepte imunitet nga arrestimi apo ndjekja penale brenda Austrisë. Por komploti i 2018-ës është parandaluar nga një operacion që ka përfshirë disa autoritete europiane, të cilat gjurmuan lëvizjet e Assadi-t dhe mundën të kryenin arrestimin ndërkohë që ai udhëtonte në Gjermani. Më vonë ai u ekstradua në Belgjikë, pavarësisht kundërshtimeve të zyrtarëve iranianë.
Këta zyrtarë duket se kanë marrë pak a shumë të njëjtin pozicion si vetë Assadi; po ashtu edhe ekipi i tij ligjor. Ata kanë argumentuar, secili në mënyrën e vet, se imuniteti diplomatik i të pandehurit duhet të shkojë përtej kufijve të postit të tij, supozimisht të përfshijë tërësinë e Bashkimit Europian, për të mos thënë të gjithë botën. As Assadi, as mbikëqyrësi i tij në Teheran, nuk duken aspak të gatshëm ta pranojnë përfshirjen në një komplot terrorist si një rrethanë të rëndësishme që mund ta zbusë dënimin, dhe ekipi i tij ligjor e ka zyrtarizuar pozicionin e tij me një strategji që duket se ka për qëllim të sjellë lirimin e Assadi-t dhe dërgimin e tij në Iran pa vonesë apo pasoja.
Me interpretimin e tyre të gjerë e të paarsyeshëm të imunitetit diplomatik, avokatët e Assadi-t mund të thuhet se po paraqesin një doktrinë që mund të përshkruhet më mirë si “pandëshkueshmëri diplomatike.” Ata po thonë tekstualisht se një rol profesional në rrjetet diplomatike të Iranit përbën mbrojtje izoluese nga pasojat ligjore, pavarësisht se çfarë krimi mund të kryejë një individ në emër të regjimit.
Kjo gjë e përshkruan me saktësi situatën për sa i përket komplotit terrorist të 2018-ës. Prokurorët belgë kanë bërë kujdes të veçantë që të theksojnë se Assadi dhe bashkë-komplotistët e tij kanë vepruar plotësisht nën urdhrat e autoriteteve të regjimit iranian. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i cili e ka organizuar tubimin e marrë në shënjestër nga ai komplot, ka pretenduar publikisht se, si Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei, ashtu edhe Presidenti Hassan Rouhani, kanë patur gisht direkt në dhënien e urdhrave për sulme ndaj figurave opozitare jashtë kufijve të Iranit.
Nuk është e habitshme që Teherani ka refuzuar ta pranojë këtë bashkëfajësi të autoriteteve të tij më të larta. Por njëkohësisht, ai nuk është munduar shumë t’i hedhë poshtë këto lidhje. Dhe kjo nuk duket e çuditshme kur merr parasysh strategjinë e mbrojtjes të Assadi-t. Ta quash atë agjent të pabindur apo t’i mohosh lidhjet e tij me udhëheqjen e regjimit do të thotë të minosh premisën qendrore prapa pretendimeve për imunitet. Në mënyrë që ta justifikojnë mbrojtjen e tij, mbikëqyrësit e Assadi-t duhet të paktën ta pranojnë në mënyrë të nënkuptuar se veprimet e tij janë ndërmarrë me dijeninë e tyre, madje edhe nën urdhrat e tyre.
Assadi dhe mbikëqyrësit e tij kanë marrë përsipër një strategji konfuze. Por mund të argumentohet që diçka e tillë nuk është pa precedent. Kritikë seriozë të regjimit iranian mund të thonë madje se kërkesat e Teheranit për pandëshkueshmëri reflektojnë vetëm pritshmërinë që regjimi ka krijuar tashmë, pas katër dekadash marrëdhënieje me politikëbërës paqësues të Perëndimit.
Assadi është diplomati i parë iranian që ndiqet penalisht në mënyrë zyrtare për rolin e tij në veprimtari terroriste, por ai nuk është i pari që vihet nën dyshim për një rol të tillë. Pasoja më e keqe me të cilën janë përballur ata individë zakonisht është dëbimi dhe rikthimi në Iran, ku janë mirëpritur si heronj dhe i kanë futur përsëri në punë në role mbështetëse brenda infrastrukturës terroriste të regjimit. Por tani, duket pothuajse e sigurtë që një diplomat iranian i rangut të lartë do të gjendet fajtor për organizimin e një sulmi terrorist, dhe do të përballet me një dënim deri në 20 vite burg.
E vetmja pyetje që do të mbetet në atë pikë është nëse ky do të mbetet vetëm një rast i vetëm, përjashtim nga rregulli, apo do të shënojë fundin e pandëshkueshmërisë që Teherani dhe agjentët e tij presin tashmë. Nëse ndodh kjo e fundit, atëherë regjimi iranian, siç shpresojmë, do të pendohet që është mbështetur në doktrinën e pandëshkueshmërisë diplomatike. Duke refuzuar ta mohojnë Assadi-n, mbikëqyrësit e tij vetëm sa e kanë konfirmuar atë që prokurorët belgë kanë thënë lidhur me komplotin terrorist të 2018-ës dhe statusin e tij si një operacion zyrtar i inteligjencës iraniane.
Në këto rrethana, kur Assadi të përballet me dënimin, kjo do të ngrejë pyetje serioze se çfarë hapash të mëtejshëm mund të marrë komuniteti ndërkombëtar në rrugën drejt të kërkuarit llogari për terrorizmin iranian. Çfarëdo hapash të jenë ato, një gjë është e qartë: llogaridhënia nuk mund të mbarojë tek pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në komplotin terrorist të 2018-ës. Ajo duhet të përfshijë regjimin iranian në tërësinë e tij.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin
Në vigjilje të gjyqit për diplomatin-terrorist të regjimit teokratik iranian dhe tre bashkëpunëtorët e tij në Belgjikë, është zbuluar një tjetër komplot terrorist i Ministrisë së Inteligjencës të regjimit iranian kundër PMOI (MEK) në Gjermani.
Komisioni i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) informon bashkatdhetarët iranianë dhe zyrtarët gjermanë për një pjesë të gjetjeve të tij në formën e letrës që vijon, duke i shprehur mirënjohjen autorit të saj, Z. G.D., një iranian banues në Gjermani.
Është e rëndësishme të thuhet se telefonatat e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) janë bërë herë pas here nga numra me prefiks të Mbretërisë së Bashkuar, Iranit, dhe Rumanisë.
Siç deklarohet në letër, shërbimet e inteligjencës të regjimit i manipulojnë lidhjet familjare për ta përhapur kurthin e spiunazhit dhe terrorizmit. Gjykata belge ka zbuluar gjithashtu se Ministria e Inteligjencës, duke përdorur para, gra, dhe lidhje familjare, e ka rekrutuar Amir Saadouni-n dhe e ka përgatitur atë për të kryer një nga krimet më të mëdha terroriste në tokën europiane.
Kjo letër, ndërkohë që tregon nxitimin e regjimit për të siguruar informacione, thekson gjithashtu taktikat e rekrutimit që regjimi përdor në lidhje me të gjithë mercenarët nën rubrikën “punë e mirë, pagesë e mirë,” dhe zbulon rregullat që përcaktojnë marrëdhënien e MOIS me agjentët e rekrutuar të saj.
Komisioni tërheq vëmendjen e publikut të përgjithshëm, sidomos të mbështetësve të PMOI (MEK) dhe Rezistencës Iraniane, ndaj hileve të ndyra e të ulëta të regjimit klerikal në fazat e fundit të jetës së tij të turpshme, dhe u bën thirrje atyre që t’i informojnë zyrat e PMOI (MEK) dhe NCRI për kontakte të dyshimta nga MOIS dhe Forcat terroriste Quds të regjimit në rastin më të parë, në mënyrë që të parandalohen komplotet e spiunazhit dhe terrorizmit.
Sir Alan Meale, ish Anëtar i Parlamentit nga Mbretëria e Bashkuar
Simay-e Azadi, një kanal televiziv satelitor i opozitës iraniane, ka transmetuar disa intervista me politikanë të shquar të enjten. Këto intervista janë transmetuar njëkohësisht me seancën e dytë të gjyqit të Assadollah Assadi, diplomatit terrorist të Iranit, dhe tre bashkëpunëtorëve të tij në Anversa të Belgjikës. Assadi i ka përdorur privilegjet e tij diplomatike për të transferuar eksplozivë nga Teherani në Europë, në një avion pasagjerësh, për t’ua dhënë operativëve të tij të cilët do të shpërthenin bombën në tubimin “Irani i Lirë” të Rezistencës Iraniane në Paris në 2018-ën.
Para se të arrestohej, Assadi ishte i stacionuar në ambasadën e regjimit në Vienë, ku punonte si sekretar i tretë i ambasadës. Assadi, ashtu si diplomatët e tjerë terroristë të Iranit, është zyrtar i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.
Komploti i parandaluar me bombë i 2018-ës dhe provat e mbledhura, së bashku me historikun e përdorimit të misioneve diplomatike për terrorizëm nga regjimi, theksojnë edhe një herë nevojën për t’i mbyllur ambasadat e mullahëve.
Kësaj kërkese i ka bërë jehonë Sir Alan Meale, ish Anëtar i Parlamentit nga Mbretëria e Bashkuar, gjatë intervistës së tij me Simay-e Azadi të enjten. Sir Alan është një prej qindra politikanëve të shquar që morën pjesë në tubimin “Irani i Lirë” në Paris, tubim i organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) më 30 qershor 2018.
Një person është dënuar me 74 goditje kamxhiku për faktin se ka fyer oficerë policie në TorbatHeydariyeh të Iranit veri-lindor. Rrahja me kamxhik në Iran jepet rregullisht si dënim për krime të vogla si vjedhja, si dhe për disidentët dhe për 100 “shkelje” të tjera.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRIB, babai i këtij personi është dënuar me 600 orë shërbim publik, në këmbim të një dënimi me 3 muaj e një ditë burg për “gjueti të tepruar”. Djali i tij, emri i të cilit nuk është përmendur në raport, është dënuar me 74 goditje dhe një gjobë prej 20 million rial ($76) për faktin se ka fyer oficerë policie dhe për mosbindje ndaj policisë.
Assadollah Assadi në një supermarket në Luksemburg
DUKE U SHTIRUR si turist, krye-spiuni iranian Assadollah Assadi shkon për të blerë në një supermarket në Luksemburg më pak se një orë pasi kishte dorëzuar supozimisht një bombë me qëllimin për të hedhur në erë një konferencë të opozitës iraniane.
Ky komplot – që thuhet se është ideuar nga presidenti Hassan Rouhani dhe sanksionuar nga lideri suprem Ali Khamenei – do të kishte çuar në shpërthimin e eksplozivëve “nëna e Satanit,” të përdorura për sulmin e 7/7, në tubimin Irani i Lirë në Paris më 30 qershor 2018. Në konferencën e zhvilluar në stadiumin e Villepinte merrnin pjesë 80,000 mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dhe personalitete që përfshinin avokatin e Trump, Rudy Giuliani, ish-kryeministrin kanadez Stephen Harper dhe parlamentarë britanikë si Bob Blackman. Dyshohet se Assadi, 48 vjeç, i kishte transportuar eksplozivët nga Irani në një avion pasagjerësh.
Përmbytje të rënda kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi e kanë ndërprerë elektricitetin në disa provinca iraniane, duke përfshirë Khuzestan, Fars, Kerman, Bushehr, dhe Chahar Mahal e Bakhtiari.
Maryam Rajavi: Mendimet e mia shkojnë për bashkatdhetarët e mi në provincat e prekura nga përmbytjet. Bëj thirrje për solidaritet kombëtar dhe bashkëpunim për t’u ardhur në ndihmë. U bëj thirrje të rinjve tanë të guximshëm dhe këshilleve popullore që t’u japin mbështetje grave dhe fëmijëve të prekur.
Ndërkohë që bashkatdhetarët tanë përballen me katastrofën e Koronavirusit dhe me përmbytjet e papritura, mullahët në pushtet i kanë bërë fatkeqësitë natyrore 100 herë më të dëmshme me politikat e tyre çnjerëzore dhe duke plaçkitur vendin. Ata i kanë shpërdoruar asetet e vendit për projekte bërthamore e raketash dhe për eksportin e terrorizmit e luftënxitjes.
Në rrethana të tilla, askush nuk duhet të presë nga IRGC, guvernatorët, apo kryebashkiakët e këtij regjimi që të bëjnë ndonjë gjë për popullin, pasi ata janë të zënë me vjedhje. Gjëja e duhur është të mbështetemi tek populli dhe të rinjtë tanë trima.
Të burgosurit e Burgut Qendror të Urmia-s gjenden në kushte të padurueshme; autoritetet e burgut po i shtojnë presionet gjithnjë e më shumë çdo ditë, duke përfshirë trysni fizike e psikologjike.
Një shembull është mos-shpërndarja e mjekimeve jetike për pacientët me sëmundje të veçanta. Një burim i informuar ka thënë: “Kanë kaluar dy javë por autoritetet e burgut nuk ua kanë shpërndarë ende mjekimet jetike pacientëve të veçantë. Kur të burgosurit protestojnë, autoritetet thjesht japin premtime boshe.”
Burimi shtoi: “Tani këta pacientë kanë probleme serioze. Disa prej tyre janë në rrezik për jetën.”
Me afrimin e Vitit të Ri Pers në fund të marsit, qeveria e Hassan Rouhani-t i ka prezantuar së fundmi parlamentit projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Ky projektligj, i propozuar më 2 dhjetor nga Zëvendës Presidenti i Iranit, Hossein-Ali Amiri, e ka rritur buxhetin për 21 institucione fetare me 50%. Kjo ndërkohë që gjysma e popullsisë iraniane jeton në varfëri absolute sipas shifrave zyrtare.
6 dhjetori shënon Ditën e Studentëve në Iran. Kjo ditë është përvjetori i vrasjes pa mëshirë të tre studentëve të pambrojtur të Universitetit të Teheranit më 6 dhjetor 1953, nga policia iraniane.
Studentët liri-dashës në Iran e kremtojnë ditën e studentëve çdo vit për të përkujtuar studentët që kanë dhënë jetën përgjatë viteve për lirinë e Iranit, si dhe studentët e tjerë që përballen me burgosjen, torturën, apo forma të tjera të shtypjes.