Soghra Khodadadi, drejtoresha e re e burgut Qarchak, ka kërcënuar se do t’i sulmojë sërish të burgosurat politike në këtë burg.
Të dielën, më 13 dhjetor, rojat anti-rebelim në burgun Qarchak që shoqëronin Soghra Khodadadi-n mësynë të burgosurat politike në pavijonin 8 të burgut Qarchak. Ata i rrahën me armë paralizuese e shkopinj dhe i lanë në pavijon pa asnjë kujdes mjekësor.
Të gjithë të burgosurat kishin mavijosje, dhe disa kishin edhe dhimbje gjoksi për shkak të rrahjes nga rojat.