Njëzet e katër anëtarë të Parlamentit Europian kanë bashkë-firmosur një deklaratë nën iniciativën e Miqve të një Irani të Lirë (FoFI) të Parlamentit Europian, lidhur me situatën alarmuese të të drejtave njerëzore në Iran, pas një shtimi të madh kohët e fundit të ekzekutimeve e arrestimeve masive në mbarë vendin, që në dhjetor 2020. Më poshtë vijon një fragment nga njoftimi për shtyp si dhe deklarata e plotë e nënshkruar nga parlamentarët europianë.
Njoftim për Shtyp
24 anëtarë të Parlamentit Europian kanë bashkë-firmosur një Deklaratë urgjente mbi të Drejtat Njerëzore në Iran, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të Burgosurit Politik Saeid Sangar
Bruksel, Belgjikë, 12 shkurt 2021 – Njëzet e katër anëtarë të Parlamentit Europian kanë bashkë-firmosur një deklaratë, me iniciativën e Miqve të Një Irani të Lirë (FoFI) të Parlamentit Europian, lidhur me situatën alarmuese të të drejtave njerëzore në Iran, në vijim të një shtimi të madh kohët e fundit të ekzekutimeve e arrestimeve masive në mbarë vendin që në dhjetor 2020.
Kjo deklaratë mbi të drejtat njerëzore në Iran fokusohet në rastin urgjent për t’i shpëtuar jetën të burgosurit politik Saeid Sangar. Deklarata lexon: “Një rast i tillë urgjent është rasti i të burgosurit politik Saeid Sangar nga qyteti Piranshahr. Sistemi gjyqësor iranian së fundmi e ka dënuar atë me 11 muaj të tjerë në burg në Urmia, edhe pse ai e kishte mbaruar dënimin e tij 20-vjeçar për mbështetjen ndaj opozitës iraniane pro-demokracisë, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), pa asnjë lirim të përkohshëm.”
- Sangar, 47 vjeç, është një nga aktivistët politikë që janë burgosur më gjatë në Iran. Ai është arrestuar në vitin 2000 dhe është dënuar me 18 vite burg për “moharebeh” (luftë kundër Zotit) dhe për “kontakte me MEK”. Ai është marrë në pyetje dhe torturuar në izolim në burgun Evin për tre vite, dhe sipas raporteve, ka përjetuar 13 ekzekutime të rreme.








Ministri i Inteligjencës i regjimit iranian ka bërë bujë së fundmi në mediat ndërkombëtare me komente që shkojnë kundër një prej propagandave më të forta të regjimit për sa i përket programit kontroversal bërthamor të Iranit. Mediat shtetërore kanë cituar Mahmoud Alavi-n duke 
Ditët e fundit, mediat shtetërore të Iranit kanë pasqyruar dëshpërimin, dështimin dhe xhindosjen e regjimit për shkak të dënimit të diplomatit terrorist të regjimit, 


Më 30 janar, aktivistët që monitorojnë Iranin regjistruan ekzekutimin e 27-të që nga fillimi i vitit. Nisur nga tendenca për fshehtësi e sistemit gjyqësor iranian, ka mundësi që në ditët dhe javët që vijnë të vijojnë të zbulohen ekzekutime të fshehta nga muaji i parë i vitit. Gjithsesi, nuk ka asnjë dyshim që regjimi iranian do të vazhdojë të kryejë varje të tjera të planifikuara gjatë kësaj kohe, duke rikonfirmuar kështu statusin e tij si vendi me shifrën më të lartë në botë për sa i përket ekzekutimeve per capita në vit.


Amb. Lincoln Bloomfield flet në panelin online – 4 shkurt 2021
