Dy aktiviste në Iran dënohen me 10 vite për veprimtaritë e tyre

1001

Student activist Soha Mortezaii sentenced to six years in prison

SohaMortezaii

Dy gra aktiviste në Teheran dhe Sanandaj janë dënuar me një total prej 10 vitesh burgim për veprimtaritë e tyre në promovim të të drejtave njerëzore në Iran.

Dy aktivistet e dënuara për ushtrimin e të drejtës themelore për liri shprehjeje janë Faranak Jamshidi dhe Soha Mortezaii.

FaranakJamshidi, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit, është dënuar me 4 vite burg me akuzën e “anëtarësisë” në një grup opozitar kurd.

Dega e Parë e Gjykatës Revolucionare të Sanandaj e kishte zhvilluar seancën më 23 janar 2021, por avokati i Znj. Jamshidi u informua zyrtarisht për verdiktin më 2 shkurt.

Prova që u përdor për të vërtetuar anëtarësinë e Faranak Jamshidi ishte pjesëmarrja e saj në një protestë në favor të kurdëve sirianë dhe fakti që i ishte bashkuar një grupi në rrjetet sociale.

Faranak Jamshidi, e cila është anëtare e Shoqatës së Gjelbër të Kurdistanit, ishte arrestuar në shtëpinë e saj në Sanandaj, qendër e provincës Kurdistan, më 28 qershor. Pas 4.5 muajsh, atë e kishin liruar përkohësisht me kusht pas pagesës së 200 milion Toman më 10 nëntor.