Thursday, March 28, 2024

Mediat Shtetërore Pasqyrojnë Xhindosjen dhe Dëshpërimin e Mullahëve për Shkak të Dënimit të Assadi-t

 

Ditët e fundit, mediat shtetërore të Iranit kanë pasqyruar dëshpërimin, dështimin dhe xhindosjen e regjimit për shkak të dënimit të diplomatit terrorist të regjimit, Assadollah Assadi.

“Të martën, Zëvendës Ministri dhe Drejtori për Europën Perëndimore i Ministrisë së Jashtme [të regjimit] thirri ambasadorin belg në Teheran dhe i deklaroi atij ankesat e mëdha të Republikës Islamike lidhur me verdiktin e paligjshëm të gjykatës në Anversa për Z. Assadi, diplomatin e vendit tonë,” shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Entekhab të martën.

Më 4 shkurt, një gjykatë në Belgjikë e dënoi Assadi-n me 20 vite burg për faktin se kishte organizuar një komplot të dështuar me bombë me në shënjestër tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në 2018-ën, në Francë. Bashkëpunëtorët e Assadi-t, Nasimeh Naami, Mehrdad Arefani, dhe Amir Saadouni, u dënuan me 18, 17, dhe 15 vite burg përkatësisht, dhe gjykata ua hoqi nënshtetësinë belge. Shënjestra e tyre ishte tubimi i përvitshëm “Irani i Lirë,” i zhvilluar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), ku merrnin pjesë qindra politikanë të shquar perëndimorë, si dhe mbi 100,000 Iranianë e njerëz liri-dashës, kryesisht mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Siç tha Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, liderët europianë duhet:

  • “T’i mbyllin ambasadat dhe qendrat e tjera të regjimit në Europë, pasi të gjitha janë qendra terrorizmi.
  • T’i kërkojnë llogari Ministrit të Jashtëm të regjimit. Është vërtetuar se ministria e tij, si dhe ambasada e diplomati nën kontrollin e tij, kanë qenë të përfshira në planifikimin dhe përgatitjen për këtë komplot që mund të kishte rezultuar në një kasaphanë masive.
  • T’i etiketojnë Ministrinë e Inteligjencës dhe IRGC-në në tërësinë e tyre si entitete terroriste.
  • T’i ndjekin penalisht liderët e regjimit të cilët janë arkitektët e infrastrukturës së tij terroriste. Ata duhet të përballen me drejtësinë.
  • Agjentët dhe mercenarët e inteligjencës të mullahëve, nën çfarëdo mbulimi, duhet të ndiqen penalisht dhe të dëbohen. Dhënia e statusit të refugjatit apo nënshtetësisë për ta duhet të konsiderohet një prag që nuk duhet kaluar.
  • Çdo formë rinormalizimi i marrëdhënieve diplomatike me regjimin duhet të jetë e kushtëzuar në shpërbërjen e infrastrukturës terroriste të tij dhe në respektimin e të drejtave njerëzore të popullit të Iranit.”