Javaid Rehman, Raportuesi Special i OKB për të Drejtat e Njeriut në Iran
Raporti më i fundit i Raportuesit Special të OKB për të drejtat njerëzore në Iran nënvizon një tendencë në rritje të dhunimit të të drejtave njerëzore nga regjimi klerikal. Dhunimet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran zgjojnë nevojën për një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare për t’i kërkuar llogari regjimit për krimet e tij kundër njerëzimit.
Regjimi ka ekzekutuar 27 individë në janar 2021. Këto ekzekutime vijnë pas një vargu prej qindra ekzekutimesh të tjera që në 2020-ën.
Raporti i referohet në veçanti ekzekutimit të kampionit kombëtar iranian të mundjes, Navid Afkari, i cili u ekzekutua më 12 shtator 2020, dhe ekzekutimit të Mostafa Salehi, i varur më 5 gusht 2020.
Mostafa dhe Navid ishin arrestuar të dy gjatë protestave madhore të 2018-ës në mbarë Iranin.
Mostafa Salehi (majtas), Navid Afkari (djathtas)
Por siç theksohet në raportin e Z. Rehman, në Iran dhunimet e të drejtave njerëzore dhe privimi i njerëzve nga e drejta e jetës nuk përfshijnë vetëm ekzekutimet jashtë-gjyqësore.