Arrestohen dy iranianë të dyshuar për terrorizëm në kryeqytetin e Shqipërisë

497

E shtunë, 24 mars 2018 18:40

Stafi NCRI

NCRI – Mediat e Shqipërisë njoftuan më 22 mars 2018 se dy iranianë u arrestuan në Tiranë me akuzën për terrorizëm. Të enjten në mëngjes, dy shtetas iranianë të dyshuar për veprimtari terroriste u arrestuan jashtë Qendrës Botërore Bektashiane pak para fillimit të kremtimit të Vitit iranian (Novruzit).

Të dy iranianët u arrestuan nga shërbimet e inteligjencës dhe njësia antiterroriste të policisë shqiptare. Të dyshuarit, të identifikuar nga inicialet e tyre si 65 vjeçari, F.Z. dhe  59 vjeçari S.M., po bënin fotografi në momentin e arrestimit të tyre. Ata i thanë policisë anti-terrorizëm dhe zyrtarëve të tjerë se ishin gazetarë dhe se kishin ardhur atje me ftesë të Qendrës Botërore Bektashiane.

“Sipas informacioneve paraprake, këta dy shtetas iranianë kishin arritur në Shqipëri pak ditë më parë nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Rinasit dhe kishin kaluar pikën e kontrollit të sigurisë pa asnjë problem. Të dy iranianët u arrestuan për hetime të mëtejshme nga agjencitë antiterroriste shqiptare, pas një informacioni të marrë nga partnerët ndërkombëtarë, se ata ishin të gatshëm të kryenin punë terroriste në vendin tonë “, sipas mediave të Shqipërisë.

Media shqiptare nën titullin “duke vëzhguar 10 terroristë të dyshuar” shtonte: “Që nga fillimi i marsit, agjencitë e inteligjencës dhe të antiterrorizmit kanë vëzhguar 10 individë të cilët dyshohet se mund të organizojnë aktivitete terroriste në Shqipëri. Të gjithë iranianët që hyjnë në Shqipëri janë nën kontroll gjatë kohës në kufi dhe gjatë qëndrimit të tyre në vend. Agjencitë e zbatimit të ligjit në vend janë veçanërisht të shqetësuara për iranianët që mund të përdoren nga shërbimet sekrete të Teheranit për të ndërmarrë hapa për të dëmtuar mbrojtjen e 3000 refugjatëve Mojahedin iranianë në Shqipëri “.

Në lidhje me komplotin e regjimit klerikal kundër Mojahedinëve në Shqipëri, deklarata e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) më 13 mars 2018 nxorri në dritë detajet e ndërhyrjes së regjimit iranian në Shqipëri dhe shkruante se Ministria e Inteligjencës së regjimit  klerikal dhe agjentët e tyre në ambasadën e regjimit në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe takimeve në Teheran dhe Tiranë, si dhe duke përdorur mercenarët e tyre në vend, po përpiqen të komplotojnë dhe shpërndajnë informacion kundër Rezistencës iraniane dhe PMOI-t në Shqipëri. Kjo ndodh ndërkohë që regjimi i mullahëve është i mbërthyer nga trazira, protesta dhe greva në të gjithë vendin dhe ka nevojë më shumë se kurrë për një konspiracion kundër opozitës së tij kryesore.

https://www.ncr-iran.org/en/ncri-statements/iran-resistance/24491-iran-regime-s-desperate-conspiracies-against-pmoi-mek-in-albania

 

 

Struan Stevenson, ish-anëtar i Parlamentit Europian (MEP) dhe koordinator i fushatës për Iranin e Lirë, gjithashtu lëshoi ​​një deklaratë më 15 mars 2018, me titull “Komplot kundër opozitës iraniane nën pllakën e përkujtimit të poetit shqiptar  liridashës”, duke renditur disa prej veprimeve të regjimit kundër Mojahedinëv në Shqipëri, përfundoi:” Duke pasur parasysh sa më sipër, dhe duke qenë se regjimi iranian është thellësisht i shqetësuar për ndërveprimin shumë pozitiv të PMOI-t me popullin dhe qeverinë shqiptare, qeveria shqiptare duhet të parandalojë masa të tilla nga shërbimet e inteligjencës së regjimit iranian kundër PMOI-t dhe rekrutimin e disa shtetasve shqiptarë nga regjimi iranian dhe nuk duhet të lejojë që regjimi teokratik të shqetësojë paqen dhe sigurinë e PMOI-t në këtë vend .. “

https://www.ncr-iran.org/en/news/iran-resistance/24498-conspiracy-against-iran-s-main-opposition-under-the-guise-of-commemorating-the-life-of-an-albanian-poet